E marte, 06.05.2025, 01:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Presidentit Bill Klinton

E diele, 13.06.2010, 06:56 PM


Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Lirisë së Kosovës:

 

            PRESIDENTIT BILL KLINTON

                        Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

            I.

Ju, hyrët në vargjet e këngëve të mia ,

Ashtu si që hyrët në tonat shtëpia –

Si miku më i shtrenjtë n’ zemër t’ çdo shqiptari ,

Si feniks lirie – hero legjendari !

            Si mendjeartë , si prijatar ,

            Si shpëtimtarë të popullit shqiptarë .

            Si vala e detit kënga po jehon ,

            Si vëllai – vëllait, shqipja ju këndon !

                        Refreni:

                        Ju faleminderit , zoti Bill Klinton ,

                        Ju faleminderit , Bruksel e Vashington !

                        Ju faleminderit , zonja Hillari –

                        Je si nënë e dytë, o, për shqiptari !

 

            II.

Ju , na i zgjidhet prangat e hekurta t’ robërisë ,

Ju , na i ndalet vrasjet në prag të shtëpisë ,

Ju , na i hapët dyert e demokracisë ,

Ju , na e trasuat rrugën n’ hap drejt pavarësisë !

            Si engjëll paqe i gjithë njerëzisë ,

            Si rreze drite e diellit të lirisë .

            Si vala e detit kënga po jehon ,

            Si vëllai – vëllait , shqipja ju këndon !

                        Refreni:

                        Ju faleminderit , zoti Bill Klinton...etj.

 

            III.

Që ta gëzojë Kosova përherë republikën ,

Në miqësi me NATO-në dhe me Amerikën !

Dhe këngët për Juve , do t’ jehojnë krenare –

Gjithandej familjeve – trojeve shqiptare !

            Si faqe e ndritur e historisë ,

            Si nota të arta të melodisë .

            Si vala e detit kënga po jehon ,

            Si vëllai – vëllait , shqipja ju këndon !

                        Refreni:

                        Ju faleminderit , zoti Bill Klinton...etj.

 

Gjilan – Kosovë, më 12 Qershor 2010.             Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx