E enjte, 09.05.2024, 06:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gjilani dekoron përmendore me kafene verore?!

E marte, 15.06.2010, 09:59 PM


Paradoksale:

 

GJILANI DEKORON PËRMENDORE ME  KAFENE VERORE ?!

 

Nga Demir KRASNIQI

 

Lama e Miellit

 

Shembulli më i mirë se si nuk ruhen, nuk nderohen dhe si përdhosen përmendoret, monumentet historike dhe trashëgimia  jonë kulturore mund të shihet pikërisht në qytetin e Gjilanit.

Gjilani edhe ato pak përmendore që i ka , për mirëmbajtjen dhe kujdesin për to , mungon interesimi dhe mbikëqyrja institucionale .

Në vend të përkujdesjes institucionale , në skenë publike brenda natës dalin matrapazët e biznesit privat, të cilët ato pak përmendore i “nderojnë” dhe i “dekorojnë” me të ashtuquajturat “Kafene verore”, për të cilat as që dihet se kush po ua jep lejet dhe kush  qëndron prapa tyre?!

Kur të kihet parasysh lulëzimi kaq i shpejtë i këtij lloji të kafeneve, atëherë doemos shtrohet pyetja e pashmangshme :

-A thua protagonistët e këtyre përmendoreve luftuan për liri e për Atdhe, apo për përfitime , biznes e kafene?!

Në vendin e quajtur dikur “Lama e miellit”, ku regjimi i egër barbar serbo-çetnik pati organizuar plotë shtatë ditë “Ekspozitën e  Tmerrit” të Grupit të Hasan Ali  Remnikut dhe në po atë vend  ku  u realizua “Kalvari Shqiptar” me rastin e gozhdimit të patriotit dhe veprimtarit të paepur kombëtar - Muharrem Fejza, komunistët  serbosllav  bashkë me “Aminin” e argatëve të tyre shqipfolës , për t’ ia humbur gjurmët e krimit dhe të historisë së tmerrshme të popullit shqiptar – në atë vend ngritën një Shtëpi të Madhe Mallrash , ku sot ajo Shtëpi është e rrethuar rreth e për qark me të ashtuquajturat “Kafene verore”, të cilat i kanë uzurpuar madje edhe platotë dhe trotuaret e për rreth saj ?!

 

Ura e Maskatarit

 

Ura e Maskatarit dhe vendi ku ishte shndërruar në Kasaphane të Shqiptarëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore , nga  ana e forcave të errëta serbo- çetnike , nga ana e pushtetarëve  sllavo – komunist u maskua dhe mbi te u ndërtua hoteli “Evropa” (dikur) e më vonë:”Kristal”!

Në oborrin e këtij Hoteli, u vendosën shtatoret e dëshmorëve të kombit: Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ku rreth e për qark tyre janë të vendosura tavolinat dhe karriget e këtij Hoteli, mbi të cilat konsumohen pije ndër më të ndryshmet, pije alkoolike, zhvillohen dasma, ahengje, e ceremoni të tjera, ku këndohet, vallëzohet në çdo stinë e në çdo kohë për rreth tyre .

Edhe këtu , doemos shtrohet pyetja logjike:

-A e kanë vendin shtatoret e dëshmorëve të kombit para dyerve të hoteleve ?!

 

Shtatorja e Luftëtarit të Plagosur

 

Shtatorja  e Luftëtarit të Plagosur me tematikë nga LNÇ-ja, e cila me dekada qëndron mu në sheshin qendror të Gjilanit, sivjet u dekorua me një kafene verore, ku në vend të përkujdesjes, luleve dhe nderimeve ndaj kësaj Shtatoreje – aty pihen pije ndër më të ndryshmet dhe  luhet  biznesi  privat ?!

 

Shtatorja e Heroit të Kombit – Agim Ramadani

 

Shtatorja e Heroit të Kombit – Agim Ramadani, që gjendet përballë hyrjes në Teatrin e Qytetit, Bibliotekës  Regjionale dhe zyrave për kulturë, prej ku shihet gjithë qendra e qytetit, qe disa herë dekorohet me nguljen e shtyllave dhe përpjekjet për ta hapur edhe aty një “Kafene Verore”, prej ku me anë të bizneseve dhe pijeve të ndryshme do të “nderohej” Heroi i Kombit ?!

Si duket , mjeshtrit e angazhuar për ngritjen e këtyre shtyllave të hekurta dhe ngritjen e kësaj “Kafeneje verore”- biznesmeni anonim i ka angazhuar mjeshtrit e “Urës së Fshejt”, të cilët gjithë ditën ngulin shtylla e gjithë natën ato po ua rrënon dikush?!

Lidhur me pretendimet absurde për ndërtimin e kësaj “Kafeneje verore” mu në platon e shtatores së Heroit Kombëtar Agim Ramadani, për pretenduesit e këtij ndërtimi, shtrohet pyetja:

-Ku ishin ata biznesmen gjatë kohës kur në atë shesh qëndronte shtatorja 12 metershe e Car Llazarit dhe përse nuk tentonin atëherë të ndërtonin aty “Kafene verore”?!

Nuk është çudi që një ditë kur do të zgjohemi në mëngjes, do ta shohim një hotel të madh të ndërtuar mu në kodrën ku janë të varrosur e rivarrosur dëshmorët e kombit, nga se prej aty mund të shihet i gjithë qyteti i Gjilanit, mu sikurse në shuplakë të dorës dhe aty mund të zhvillohet një biznes shumë i fortë në mes të pronarit dhe vizitorëve e familjarëve  të cilët vijnë për të bërë homazhe mbi varret e  dëshmorëve të kombit !



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora