E marte, 06.05.2025, 08:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Azem Bejta

E merkure, 16.06.2010, 09:35 PM


Halit Bogaj

 

AZEM BEJTA

 

N’kamë ish çu kjo hafia

E pagueme nga Serbia

Burra t’mirë nuk po lanë

Po i vrasin që të tanë

2

Dhe i shitshin shumë vllazni

Për dukat e levërdi

Shumë hafije ishin shkrue

Azem Bejta n’kamë u çue

3

Azem Bejta n’kamë ish çue

Zemra e tij ishte përvlue

Djemt e Gashit i tuboi

Diçka n’vesh u kallxoi

4

Ngoni mirë u kishte thanë

Na kët punë s’munmi me lanë

A po shihni çka po bajnë

Ma të mirët po na i vrajnë

5

Azem Bejta kish vendos

Ata pisa m’i shfarosë

Në udhë t’Zotit kam me i pru

Do me fjalë e shumë me dru

6

Gjithkah rrugët ua zinte

Ai zhupani paska thanë

Njëmend qenka qysh po thonë

Ai me kali fluturon

7

Azem Bejta kishte thanë

Djemt e Gashit janë luanë

Tetëmëdhetë vetë- vrau Haradini

Njizetekatër Abedini

8

Dytremëdhetë i vrau Qerimi

Që nuk kishte asi trimi

Në nji anë ishte ushtria

Dhe në tjetrën xhanaria

9

Te zhupani bjen buria

Ikshin shkiet kah Serbia

U tërhoq thojshin zhupani

Gajret fare që nuk bani

10

Por nji top shkiet lëshojnë

Azem Bejtën e plagojnë

Ai e len nji amanet

Me kallë trupin haj medet

11

Kam luftu shkie kam mytë

Më shkelmojnë e m’i pshtyjnë sytë

Ua la qat amanet

I pastë shpirti shumë rahmet

12

Të gjithë shokët janë tubue

Përmi trup kishin vajtue

Përmi trimin kajnë me lot

Çka u ba i madhi Zot!

13

Ata s’mujshin me ba ballë

Atë drangue për me kallë

Ai Sadiku kanë si thmi

Shkoi i ra atij përmi

14

Shkoi i ra atij përmi

I fshiu lotët me shami

Krejt me lot u lag shamia

Ditë të zezë kishte Shqipnia

15

Mirë Sadiku i kish msue

Në Përçevë në Shpellë me çue

Hajde bir mos me pritue

Azem Bejtën me vorrue

16

Azem Bejtën me vorrue/vorros/

Në fund t’shpellës e kanë lshue

Pra në shpellë kur e kanë shti

Kurrë s’u gjajke vorri i ti

 

Edhe kjo poezi historike është adaptuar nga një këngë e kënduar popullore.Si edhe në rastet e tjera jam munduar që sa më tepër të ruhet origjinaliteti dhe funksionaliteti i saj, duke qenë i bindur se ishte e nevojshme t’i prezentohej lexuesit të’’Zemrës shqiptare’’.

Kënga kushtuar Azem Galicës kap një periudhë të caktuar të luftës së tij heroike por edhe çastet e rëndësishme të asaj lufte çlirimtare kur Kolosi Azem Bejta e kishte parë se në popull kishte filluar të dukej’’egjra’’dhe farat tjera të këqia që ia zinin frymën atdheut.Ai duhej gjithsesi ta shfaroste atë murtajë e cila kishte hyrë në vatrat tona për ta dëmtuar sa më shumë qenjen tonë kombëtare, edhe ashtu të rrezikuar në përmasa katastrofale. Është fjala pra për vrasjen e ‘’hafijeve’’/spiunëve/të cilët kishin filluar të dilnin si ‘’këpurdhat pas shiut’’ dhe e merrnin në qafë popullin tonë duke i spiunuar tek pushteti dhunues serb bijt  dhe bijat tona më të mira të cilët u nënshtroheshin torturave më të egra të cilat/nga mungesa e njohur e mëshirës/ dinin t’i  ushtronin vetëm serbët çetnikë!

Dikush ndodhta do të mund të thoshte se Azem Bejta nuk kishte të drejtë të bëhej edhe ‘’ekzekutor’’dhe’’Xhelat’’, por shtrohet pyetja Si të veprohej ndryshe me njerëz të tillë pa kurrizorë dhe pa ndjenja njerëzore të cilët posedonin shpirt kriminel edhe ndaj të afërmve të tyre siç ishte rasti me Dajën e Selman Kadrisë ose me Dhëndërrin e Halil Kastratit/’’Fryni era na u çel taraba’’/ të cilët i shitnin njerëzit e tyre për paret e armikut, çka ilustronjnë edhe shumë këngë të tjera të ngjashme.

Thënë shkurt Azem Bejta, bashkë me shokët e tij të luftës dhe idealit, ndërmori një aksion shumë të domosdoshëm dhe parimor, ngase siç thuhej edhe nga dëshmitarët që ishin deri vonë gjallë, po të mos vepronte Azem Bejta ashtu siç veproi, një pjesë e popullit ishte gati të merrej me atë veprimtari të kobshme dhe të tmerrshme.Pra i vrau ata që e vrisnin popullin e vetë dhe e mbanin anën e armikut, duke spiunuar natën për viktimat e tyre të pafajshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx