E marte, 06.05.2025, 06:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Arsim Halili

E diele, 20.06.2010, 06:09 PM


ARSIM HALILI

 

 

BALSAM I TURPIT

 

E mbarësuar

Kohë indigjene

 

Përbindëshat  hedhin valle

Balsam   i turpit

Urithi kryqëzon  kockat

 

Nuk erdha nga Kartagjena

Satanizmi i juaj nuk njeh kufij

 

Bien kambanat

Lajmëtari  i vdekjes

Pret në portën tjetër

 

 

GJEMBA  SHEKULLI

(   Ukshin   Hotit)

 

Emrit   tënd  enigmë

Dheu nuk e tretë

 

I ndarë nga muri me grila

Bashkë me fatin

 

Tjetërsohet fat- njeriu

Nga histori e gjembosur

 

Thuaj...

I shërove plagët  Dardani

 

 

COPËZA JETE

 

Dizajnë  i shkapërderdhur

Në copëza jete

 

Alternim   shprese

Krizantemën  do ta merr lumi

 

Përmasat pjesëtoni

Me ecje vertikale pa adresë

 

Në Lahazen  pastro fytyrën

Nga mëkatet e  gadishullit

 

Lahazen-  Liqen i buzëqeshjes Gjermani

 

 

MBI   KALA

(UÇPMB-ës)

 

Udhëtim nëpër labirinte

Çast  vdekje

Perëndia  ju bekoi

Malet ushtojnë

Brezat thurin  legjenda

 

Pranverë e kuqe

Mbi kala

 

Bismark mëkatari

Hartat i tkurr

 

Psherëtimat dëgjohen

Konstadini  mban besë



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx