| E diele, 20.06.2010, 06:09 PM |
ARSIM HALILI
BALSAM I TURPIT
E mbarësuar
Kohë indigjene
Përbindëshat hedhin valle
Balsam i turpit
Urithi kryqëzon kockat
Nuk erdha nga Kartagjena
Satanizmi i juaj nuk njeh kufij
Bien kambanat
Lajmëtari i vdekjes
Pret në portën tjetër
GJEMBA SHEKULLI
( Ukshin Hotit)
Emrit tënd enigmë
Dheu nuk e tretë
I ndarë nga muri me grila
Bashkë me fatin
Tjetërsohet fat- njeriu
Nga histori e gjembosur
Thuaj...
I shërove plagët Dardani
COPËZA JETE
Dizajnë i shkapërderdhur
Në copëza jete
Alternim shprese
Krizantemën do ta merr lumi
Përmasat pjesëtoni
Me ecje vertikale pa adresë
Në Lahazen pastro fytyrën
Nga mëkatet e gadishullit
Lahazen- Liqen i buzëqeshjes Gjermani
MBI KALA
(UÇPMB-ës)
Udhëtim nëpër labirinte
Çast vdekje
Perëndia ju bekoi
Malet ushtojnë
Brezat thurin legjenda
Pranverë e kuqe
Mbi kala
Bismark mëkatari
Hartat i tkurr
Psherëtimat dëgjohen
Konstadini mban besë