Kulturë
Cikël poetik nga Halit Bogaj
E diele, 20.06.2010, 02:46 PM

Edhe gurët…
Edhe gurët u lëkundën
Edhe lisat keq u tundën
Kur marshonin përmbi ne
Kur e zhbënin këtë atdhe
2
Ata vinin nga çdo anë
Si rrebesh si Uragan
Vrisnin prore pa mëshirë
Me atë shpirt si egërsirë
3
Afër nesh I gjente dita
Kur na dilnin nëpër prita
Kur nuk kishim as vullnet
Krenari dhe dinjitet
4
Me stuhi e me përftim
Na trajtonin me nënçmim
Me nënçmim sikur çdo here
Si në dimër sin ë verë
5
Çdo objekt e pushtonin
Çdo liri e pushkatonin
Na dëbonin në mërgim
Dhe e zbraznin vendin tim
6
Por një ditë nga Perëndimi
Për Serbinë erdhi ndëshkimi
Ikte shpejt barbaria
Në drejtim kah Shumadia
ADEM JASHARI
Kush e lindi Prometheun
Që e lau me gjak atdheun
Atë e lindi Nënë Drenica
Azem Bejta Shotë Galica
2
Kush e lindi atë pishtar
Që atdheut i dha zjarr
Atë e lindi Bacë Shabani
Me atë zemër si luani
3
Atë e lindi Nëna trime
Dhe e rriti me mundime
Kush e lindi atë Vigan
Më të madhin në Ballkan
4
Atë e lindi Dardania
Skënderbeu dhe Shqipëria
Në Prekaz Adem Jashari
Ngjeshi armët më i pari
5
Si Feniksi ynë i ri
Hyri thellë në histori
Dhe qëndron përherë krenar
Se luftonte me barbarë
BIL KLINTONIT
Me rastin e përvejtorit të çlirimit
BIL KLINTONIT
TY hero- Bil Klinton
Çdo shqiptar të adhuron
TI na ktheve në atdhe
Dhe na solle shumë hare
2
E plotësve atë premtim
Që e thoshe në fillim
Thirre botën anembanë
Që të vinte këtu pranë
3
Prandaj neve na ndihmove
Nga barbarët na shpëtove
The- liria kur fitohet
Vendi duhet të ndërtohet
4
Te varrezat Ti kur shkove
Nënë Terezën e nderove
Në atë botë fjalë i çove
Se Kosovën e çlirove
5
E shpëtove Ibrahimin
Që e donte mbarë njerëzimin
Por as ne s’të harrojmë
Për çdo ditë të kujtojmë
ALI BINAKUT
Kishte thanë njëherë Urtaku
Ish pleqnar Ali Binaku
Dhe e pashë me sytë e mi
Kur e kreu nji ‘’pleqni’’
2
Më ra udha dhe konaku
Te ai trim Ali Binaku
Kur po ndante ai drejtësi
Çdo njeri e
3
Bënte pjesë ai ndër pleqnarë
Në Kosovë që s’ishin parë
Madhështinë fort e tregonte
Në atë odë kur ligjëronte
ALAMO
Kushtuar mbrojtësve të fortesës amerikane
Në Alamo mbrohej shteti
Krenaria dinjiteti
Meksikanët në një anë
Qindra mijra ishin pranë
2
Pranë Alamos janë rreshtuar
Atë kështjellë për ta pushtuar
N’anën tjetër treqind trima
Fort të shpejtë sikur vetima
3
Një ndër ta Dejvi Kroketi
Shumë i ashpër si tërmeti
Xhimi Bovi me ushtri
Mbi armiq bënte kërdi
4
Kështu lufta atë ditë plasi
Aty mbrohej mbarë Teksasi
Treqind djem si spartanë
Në Alamo jetën dhanë
5
Treqind trima n’Amerikë
Si spartanët në Antikë
Një ndër ta ishte Trejvisi
Që më parë pushkën e krisi
6
Me betejën për liri
Ata hynë në histori
Dhe u bënë legjendarë
Si dragojtë kur nxjerrin zjarrë
NJË POETI TË VDEKUR
Në të ftohtë në acar
Vdiq poeti ynë shqiptar
Kishte rënë një degë lisi
Që i kishte hije plisi
2
Vdiq poeti madhështor
Që këndonte për skamnorë
Që këndonte për mjerim
Për Kosovë e për çlirim
3
Në një ditë shkurti treti
Ai poet me shpirt si deti
Me atë varg margaritar
I skalitur për shqiptarë
4
I këndonte fort lirisë
Mbarë Kosovës ardhmërisë
Me pikëllim na ka vrarë
Si poet i madh kombëtar.
5
Për natyrë e për atdhe
Fort na mbushte ne hare
Na krijonte adhurim
Vjershëronte me gëzim