Kulturë
Xhevat Muqaku: Artistët shpalojnë madhështinë e festivalit të Klinës
E diele, 20.06.2010, 06:15 PM
Artistët shpalojnë madhështinë e festivalit të Klinës
Nga Xhevat Muqaku
Fshati Qabiq me sofren e tijë mirë të njohur dhe Klina me bukurinë e sajë mahnitëse, festuan së bashku me motrat dhe vllezërit e tyre nga të gjitha këndet e gjeografisë kombëtare dhe diaspora, datëlind- jen e Komandant Mujes dhe 10 vjetorin e Festivalit " I këndojmë lirisë".
Zotrinjët, Negjmedin Isufi dhe Rrustem Selca, njëri drejtor, tjetri mjeshtër baleti, të dytë artist që ishin pjesmarres në këte manifestim, me ansamblin e tyre " Vatra " nga Bylahu i Zvicres ( prej dates 06- 08. 06. 2010, për heren e tretë), kan sjellë me vehte përjetime prej më të mirave, të cilat me qejf nuk duan t`i mbajnë vetem për vehte.
Rrëfimin dhe shpalosjen e perjetimeve e nisin, me pritjen e përzemërt e vëllazërore që ju kishin organizuar udhëheqësit e Festivalit, takimi dhe shtërngimi i duarve me pjesmarrësit tjerë, dhe defilimi në qytezë, që janë tashmë madhështore dhe tradicionale, diqka që bashkojnë shpirtin, mendjen dhe trupin. Me një fjalë shihej dhe përjetohej një prezantim dhe dinjitet kombëtar nga të gjitha trevat Shqiptare.
Në historinë më të re të Kosoves dhe trojeve shqiptare, portreti i Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve tjerë simbolizon, qelizen dhe trupin e zhvilluar mirë të UÇK- ës, trimërinë, këngen, sakrificen dhe zhvillimin që Kosova dhe rajoni po e përjetojnë pas luftes Çlirimtare.
Këngen, vallen dhe luften për lirinë dhe pavarsinë e Kosoves, me vullnetin e fortë dhe heroizmin për të realizuar andrren stërgjyshore, i përcjell Muja me bashkluftëtarët e tij, qdo herë në akademi përkujtimore, në shkolla, por edhe ne festivalin e sontem që bashkon kombin në qytezen të cilën ai e deshti shumë.
Festivalin " I këndojmë lirisë", e shpalli të hapur kryetari i komunes së Klines, njëherit edhe drejtor i festivalit, zotëriu Sokol Bashota.
Pas përshendetjes dhe mirëseardhjes, ai në vazhdim foli: " ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që ky festival mbarëkombëtarë dotë vazhdoi të thithë rreth vehtes ansamble nga mbarë viset shqiptare".
Në natën e parë të Festivalit ishin të pranishme; Ansamblet dhe shoqëritë kulturore nga Tirana, Gjirokastra, Gjilani, Drenasi, Tetova, Kumanova, Presheva , Medvegja dhe Mali i zi.
Ndjehemi shumë të nderuar së pari që përfaqësuam Diasporën e pastai me vallen " Brezat", ishim të parët që u prezantuan para publikut në skenen e këtij Festivali.
E pregaditur nga koreografi i mirënjohur në Zvicer Arsim Berisha, e luajtur me disciplinë nga rinia dhe e përkrahur me dy solistët kompetent dhe me përvojë të skenes, Rrustem Selca dhe Fatmire Kajtazi, kjo valle ishte emocionuese dhe zgjoi interesim të madhë tek të pranishmit që ishin shumë në numër.
Çdo hap e levizje e brezave percillej me vemendje nga publiku dhe pjesmarresit. Ky ambient madhështorë dhe kjo mjeshtëri e rrallë e luajtur nga mërgimtarët, regjistrohej nga të pranishmit në skenë tërë kohen.
Nuk munguan duartrokitjet e gjata, komplimentet për lojen e bukurë dhe artistike, kompaktësinë, porosinë e brezave, ndërsa nga kryetari i bashkisë së Gjirokastres erdhi edhe ftesa për pjesmarrjen në festivalin ndërkombëtarë, folen dy artistët e ansamblit" Vatra" nga Bylahu në fund të kësaj bisede të cilen e notova dhe me thanë të drejten, tërë kohen ua kisha zilinë që nuk isha edhe vet në Klinen dhe Qabiqin e Mujes .
Puna e mirë dhe përvoja e më të pjekurve, bëjnë që e mbara dhe sukseset e reja në prezantimin e kultures shqiptare në Gjirolaster dhe gjetiu të programohen përpara.
Këte vit jubilarë u përurua edhe Kulla Muze e komandant Mujes në fshatin e tij të lindjes Qabiq dhe u zbulua Pllaka e shtabit lokal të UÇK- së në Ujmirë.