Kulturë
Klubi i Shkrimtarëve i Pejës promovoi tri përmbledhje vjershash
E marte, 22.06.2010, 09:49 PM
(P r o m o v i m e)
KLUBI I SHKRIMTARËVE I PEJËS PROMOVOI TRI PËRMBLEDHE VJERSHASH
Brenda një periudhe, relativisht të shkurtër kohore, Klubi i Shkrimtarëve i Pejës, gjatë muajit qershor 2010, promovoi tre libra poetikë. Kësisoji, më 9 qershor, në sallën e Teatrit profesionist të Pejës, u promovua përmbledhja me vjersha “LOTI NË PRANVERË” e autores Doruntinë M. Stojkaj, nxënëse e klasës së tetë të SHMU “Xhemajl Kada” të Pejës. Për këtë përmbledhje poetike folën: redaktori i librit, Skënder R. HOXHA, recensuesi Valdet HYSENAJ dhe poeti Agim DESKU, ndërsa në emër të shkollës nga kah vjen autorja, një fjalë përshëndetëse e bëri drejtori, z. Niman ALIAJ, profesor. Promovimi u mbështet edhe nga Drejtorati për Kulturë i komunës së Pejës, respektivisht nga drejtoresha e këtij institucioni,Shpresa Gjonbalaj.
Ndërkaq, më 18 qershor 2010, në sallën e Shkollës së Ulët të Muzikës, në Pejë, u promovuan dy përmbledhje vjershash për fëmijë të autoreve – filloriste (të dyja nxënëse të klasës së pestë të SHMU “Xhemajl Kada” të Pejës), në organizim të KLUBI I SHKRIMTARËVE I PEJËS. Për librin “Buzëqeshje stinësh” të Liridonë M. Muriqit, foli redaktori Skënder R. HOXHA, ndërsa për librin “Buzëqeshje e vargut tim” të Tringa Nikçit fori recensuesi Agim Desku.
Edhe këto dy promovime i udhëhoqi dhe moderoi Skënder R. HOXHA, kryetar i Klubi i Shkrimtarëve i Pejës, i cili, në emër të Klubit, për sukseset që po arrijnë nxënësit e shkollës “Xh. Kada” në Pejë, në kultivimin e vlerave letrare dhe nxjerrjen e penave të reja poetike, falë angazhimit të arsimtareve të vyeshëm të saj, këtë shkollë e nderoi me MIRËNJOHJE. Mirënjohjen, në prani të shumë pjesëmarrësve në promovime, e mori drejtori i shkollës, z. Niman ALIAJ. Drejtori, duke u ndjerë i emocionuar dhe krenar për atë që po arrijnë nxënësit e shkollës të cilën e udhëheq ai, falënderoi edhe aktivitetin e Klubit të Shkrimtarëve në Pejë për aktivitetin e begatshëm në zbulimin e talentëve të rinj dhe udhëzimet e përkrahjen që po u bëjnë atyre për t’u bërë krijues të mirëfilltë letrarë.
Vlen tw theksohet se nw tw tri kwto promovime ishin tw pranishwm krijues, dashamirw tw fjalws sw shkruar, prindwr dhe tw afwrm tw tjerw tw autoreve, mwsimdhwnws e nxwnws tw shumtw, edhe pwrkundwr vapws qw mbretwronte. Ndwrsa, deklamimi i vargjeve poetik të nxjerra nga të tri këto përmbledhje, nga recituesit e shkollws “XH. Kada” tw Pejws: Dodonë Hysenaj, Doruntinë Stojkaj, Butrint Lajçi, Diellza Muriqi, Martina Mesulaj, Diomal Beqiri, Gonxhe Lajçi, dhe Kelmend Nikçi, sikur shtuan vlerat artistike të këtyre evelimenteve letrare-kulturore.