Kulturë
Agim Gashi: Pafajësi e ndëshkuar
E merkure, 23.06.2010, 08:20 PM
Agim Gashi:
PAFAJËSI E NDËSHKUAR
Kushtuar birit tim Ninelit, Diellzës, mbesës së mikut tim Adem Berishës dhe të gjithë atyre që u vranë ose vdiqen pafajsisht në moshat e njoma të jetës së tyre!
Nineli, biri im i vrarë më 21.01.1995 nga polici serb!
Sot sharkia më thirri vet
të ia dridh telat, ta lajë me lotë
nga mërgimi, kjo plagë që vret
për të kujtuar për jetë e mot.
Ninel bir or skifter mali
ty qe të kisha të mirin djal
shtatëmbëdhjetë vjeç shkjau jetën të ndali
që për jetë të jetëve s’ia bëj hallall.
Prehu i qetë bir në përjetësi
bashkë me motra e vëllezër plot
që humbën jetën qysh në fëmijëri
pa asnjë borxh atëherë dhe sot.
Merre Diellzen e i shtrëngo dorën
bashkë parajsën ju zbukuroni
babë e gjysh ju vejmë kurorën
nga parajsa ju ne na mbroni.
Ju jeni yje të përjetësisë
që shkëlqeni kurrë pa u ndalë
ndonëse viktima të çmendurisë
të mos ndaheni si pëllumba të bardhë.
Ne për juve shkruajmë poezi
rrahim telat nëpër sharkia
si dallëndyshet ju kem’ përmbi
qoftë e juaja pavdekësia.
Edhe motra e vëllezër shumë
poezi që u kanë kushtuar
mallkojnë vrastarët të bëhen shkrumb
për mizoritë që kanë treguar.
16.06.2010
Düren
![]() |
Shukrije Obertinca e vrarë në demostraten e pranverës së vitit 1989 |