Kulturë
Poezi nga Marjeta Çulla
E enjte, 24.06.2010, 07:02 PM
Marjeta Çulla ka lindur më 25 tetor 1991. Është rritur në qytezën e Libohovës në rrethin e Gjirokastrës. Filloren dhe shkollën e mesme i ka mbaruar në vëndlindje. Sivjet pret të shkojë për studimet e larta. Poezia është pjesë e jetës së saj.
PRES, PRES…
Nga syte e nxire lotët shkojnë rrëke.
Zemra e vrare, si dielli nën re.
Fjalët si plumb shpirtin më shpojnë,,
Lumënjtë e gjakut trupin përshkojnë.
Ulem në piano ca nota nis thur,
Zemrën e ndjenjën kam për partitur.
Jashte dëbora bardhësi mbuluar
Trishtimin qilim mbi mua ka shtruar.
Dëbora e bardhë letër që nuk flet
Gërmat - gjurmë, nga këmba jote pret.
Ndjej një sonatë, nga era të luhet,
Por ndjenja e mallit te unë nuk shuhet.
ZEMËR E BRENGOSUR
U mbyta nga lotet e mia,
Dhe prap nuk gjej qetesi,
Një qënie e brishte vajzëria
Sa keq që nuk isha per ty...
Ti ike, me le, më braktise
Më le në rrugë, të mjerë,
Dhe vjen sot pas kaq vitesh
Për të më parë dhe njëherë...
Vallë tani po te dhimbsem?!
Vjen të kërkosh shfajësim!!
Apo pse vitet të rudhën..
Dhe nga unë kërkon ngushëllim!!
Andej nga ke ardhë tani ik
Nuk ka më vënd për ty në lëndinë,
Pranverë e re ka trokit,
Lulja e dhuroi aromën, dashurinë,
E mori ai, që e di dhe e don bukurinë !