Kulturë
Nehat Jahiu: E dashur nënë dhe ti i dashur baba
E enjte, 24.06.2010, 08:33 PM
NEHAT JAHIU
E dashur nënë dhe ti baba
jam mërzitur për ju nuk kam para,
nëpër kafeane më nuk po mundem të dal
xhepat të zbrazët tani i kam.
I dashur baba dhe ti e dashur nënë
tërë natën për ju nuk kam fjetur mbrëmë,
besoj se porosinë time e keni marrë
por paratë që i pres ende s, më kanë ardhë.
E dashur nënë dhe ti baba
ëndërr të dyve mbrëmë u kam pa,
nëse u bie në mend e nuk harroni
prej bakllavës diçka çomni.
I dashur baba dhe ti e dashur nënë
nëse pyetni për mua- unë mirë jam,
në shkollë po shkoj-kurrë s, mungoj
për nota, mos pyetni, nuk di nga ti ia filloj...
E dashur nënë dhe ti baba
kështu jeta e studentit na e ka,
shkolla fillon, por nuk dihet mbarimi
prandaj, nisni para, mos të ju kap hutimi.