Kulturë
Përparim Hysi: Lamtumirë!...
E premte, 25.06.2010, 07:28 PM
1. Lamtumirë!...
(Cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Lamtumirë,o mikja ime!Lamtumirë,e dashur!
Ah,ta dish,ti,shpirtka ime,po iki buzëplasur
Jam pa fat dhe i privuar(ah,sa fat i keq!)
Larg...sa larg dhe i mërguar(si të shkoj në dreq?!)
Ti s'u dhe...(sa zëemrgure!);nuk lëshove pe
Ah,ç'më bëre,moj kërcure!Në zemër-shëndre!
Copa-copa m'u bë shpirti,zemra m'u nda dysh
Mos më keq ka hequr Krishti?S'besoj...çuditërisht
Unë po iki...Ku do vete?Ku do shkoj të mbytem?
Shpresën po e marr me vete;sado po cfilitem
Vallë do vij për ne një ditë...qoft edhe një çast
Dhëmb,sa dhëmb i imi shpirt(ta dish,gurelmaz?!)
Sa e mirë!Përse,o Zot,kaq shumë më mundon?
Sado plak,sa nuk derdh lot,se zemra s'duron
Nga të njoha?Më marrtë djalli!Sa të pashë,të desha
Dhe më mbyti keqas malli,se hiç nuk të qesha
Hunda mua përdhe më ra...i shokuar mbeta
15 qershor 2010
2. Në se vdes...
Në se vdes,të lutem gjemë varrin
Mbi të shko e ndiz qiri
Se kështu do shuaj mallin
Të kam dashur sa asnji.
Jam i moçëm,nuk gënjej
(se gënjeshtrën s'e kam "fis?!")
Kështu mallin do ta krrej
Mike,moj,që më dogdis.
Mos qiri,shko vër një lule
Si një shënjë që më kujton
Mu në zemër ti m'u ngule
Ah,mor Zot,që më mundon!
Ti më le ca amanete
Unë në zëmër do t'i mbloj
Se në zemrën time mbete
Pa u ngopur hiç po shkoj....
17 qershor 2010
3.Më the
Më the:-Ke faj se nuk kishe sy
S'arrite,- the,- të shikoje
Seç ndjeja unë(po ku ishe ti?!)
Si s'munde ta kuptoje?!...
Asnjë shënjë apo sinjal
Tek digjesha unë nga brënda
Unë mënd të "haja" gjallë...
-
Më duket unë të fola haptas
(ti bëre sikur s'dëgjove)
Tani m'i zbraz,të gjitha ballas
Vërtet që më shokove.
Ç'do bëja unë më shumë se kaq
(a nuk të thashë:të dua!)
Por ti s'reagove...nuk fole...aq
Tash"fajin" ma le mua
Kufinë tek thana ma vendose
S'le vënd për diskutim
Ma qethe kokën(ma bëre "qose")
Mike,moj,aferim!
18 qershor 2010