E premte, 03.05.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Camëria e ka fituar me këngë betejën për kërkesat e saj

E shtune, 26.06.2010, 05:58 PM


JAVA Came/ Videoklipi “Balad për Camërinë” hapi siparin e aktiviteteve që përfundon më 27 qershor

 

Camëria e ka fituar me këngë betejën për kërkesat e saj

 

Nga Albert ZHOLI

 

Para disa ditësh, në ambientet e SHQUP, u promovua kënga dhe videoklipi i ri i këngëtares së mirënjohur çame Enkeljda Alushi (Arifi), “Baladë çame” e poetit Bilal Xhaferri. Ky promovim shënoi fillimin e një jave të mbushur plot me aktivitete, që i kushtohen  komunitetit çam dhe krahinës së Camërisë.  Kjo javë e veçantë u ideua dhe u mundësua nga “Partia për Drejtësi dhe Unitet”, “Instituti për studime çame”, Forumi i gruas çame” si dhe “Klubi i patriotëve të rinj”. Në promovimin e këngës dhe videoklipit  morën pjesë shkrimtari Adem Demaçi, Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, recituesi i poezisë së Baladës “Artisti i Popullit”, Reshat Arbana, kompozitoiri i këngës z. Edmonmd Zhulali, personalitete të ndryshme të artit dhe të kulturës.  Pas promovimit, dhe pas përfundimit të javës çame ekskluzive për gazetën, zhvilluam këto biseda:

 

Balladë çame

Nga Bilal Xhaferri

 

Ylberi si një përshëndetje e përlotur lamtumire,

u zhduk matanë largësive,

Mbi kreshtat e flakëve,

Nëpër shi.

Matanë largësive u zhduk e përflakur Camëria,

Dhe gjithë rrugët tona  shpien në veri,

Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,

Mbi të shtrentat troje tona stërgjyshore….

 

Znj Enkelejda, sërishmi ju shfaqeni përpara speaktorit dhe fansave të tu me një këngë të re për Camërinë. Përse këtë radhë zgjodhët një Baladë, pikërisht atë të Bilal Xhaferrit?

-

-Eh…Kisha kohë që e mendoja realizimin në një këngë të kësaj balade. Kur e kam lexuar Baladën e çamit të ditur dhe patriot Bilal Xhaferri, jam befasuar. Ajo ka shumë dhimbje, thirrje, ëndrra…Është një realitet I plotë I Camërisë martire. Sa herë e mendoja aq herë stepesha, pasi nuk dija se a do ta përcillja me atë forcë thirjeje që ajo vetë ka në thellësi të sja?

Dhe si vendose?

E shtyrë nga gjyshja ime, nga të afërmit e mi, por dhe nga shkrimtari çam, Arben Kondi, I cili më tha, ktheje në këngë këtë Baladë se ti ja del mbnanë. Këto fjalë më dhanë kurajo. E doja dhe një shtysë të jashtme veç njerëzve të mij.

Po kompozitorin e zgjodhe vetë?

Po. I kam ndjekur këngët e fundit të kompozitorit të talentuar Edmond Zhulali dhe krijova bindjen se ai do ta realizonte më së miri. Ai ka realizuar disa balada. E priti me kënaqësi kërkesën time. Punuam gjatë, por mendoj se muzika e tij I shkonte për shtat tekstit. Tani aji është para spektatorit , ai le ta gjykojë.

 

Ju në këtë këngë përsëri së bashku me xhaxhanë Hysniun. Mos..

(Më ndërpret)…Se di, por që kur realizuam këngën e parë për çamërinë ne nuk jemi ndarë kurrë. Është kënga e tretë që realizojmë bashkë, dhe të tria këngët për Camërinë. E kemi gjetur shumë mirë njëri -tjetrin. E kuptojmë nëjri tjetrin pa folur…

Balada, ëshët një hop cilësor në këngët e tua për Camërinë?

Se di. S’mund ta them se është një hop më I madh. Të tria këngët për Camërinë mbeten për mua shumë të dashura. Si ndaj nga njëra-tjetra. Janë si trinjak (qesh).

 

Hysni Alushi

Z. Hysni cilat janë impresionet tuaja pas këtij promovimi kaq të suksesshëm “Baladë çame”?

-U ndjeva me të vërtetë i emocionuar nga duartokitjet e këtij auditori kaq të zgjedhur në SHQUP. Kjo tregoi se dhe kjo këngë pati po aq, në mos më shumë sukses, sa këngët e para. Aq më tepët ndjehem krenar që kjo këngë e re hapi siparin e Javës çame”, me aktivitete që do të zgjasin deri më 27 qershor, që është dita e përvjetorit të masakrës greke ndaj prindërve, motrave dhe vëllezërve tanë..

 

Reshat Arbana “Artist i Popullit”

Z. Reshat si ndjeheni në këtë promovim? Ju jeni dhe recituesi i poezisë “baladë camë” të Bilal Xhaferrit?

Si ndjehem? Shumë, shumë i emocionuar. Emocione që filluan nga fillimi deri në fund të promovimit. Gjithë aktiviteti ishte i tëri emocion në rritje. Organizmi i përsosur, ambienti festiv, një komunitet i dashuruar me tokën e të parëve të tyre…

 

Kjo do të thotë se je emocionuar më shumë se kur keni promovuar filma prestigjiozë

që diskutohen ende në hapësirat mbarë shqiptare?

Po! Më i emocionuar kjo këngë baladë ishte si një hymn. Ishte një thirrje. Ishte një pjesë e historisë shqiptare të lënë në harresë. Mund të shkosh në disa promovime dhe dëgjon këngë që si duhen as dreqit, ndërsa kur dëgjon këtë këngë të shoqëruar dhe me recitim rrënqethesh. E kupton rrënqetheh (dhe tregon lëkurën ne dorës se si ngjethej nga emocionet). Kjo këngë ishte e tëra një film. Një film plot nektar, plot musht, pa teprime.

 

Cdo të veçojë në këtë promovim kënge?

Shuë gjëra që I thashë dhe më lart..Thjesht mu duk sikur isha duke parë një film të gjatë të ëmbël, me emocione tepër të fuqishme, të përmbledhura vetëm në një këngë..E kupton..Në një këngë..që më tronditi, më befasoi, më çoi tutje në Camëri …

 

Në asnjë lloj vepre tjetër nuk do të arrije të kishte kaq shumë, mall, dëshirë, spektakël, histori, tragjedi, mesazh, dashuri, ëndrra, kujtime…qoftë ky dhe një filëm i gjatë dhe i bukur

U ndjeve mirë?

Mirë?!!! Ah…ikur dita sot u bë më e bukur, më e qeshur…Edhe njerëzit sikur u bënë më të dashur…U larguam pak nga lajmet monotone të politikës. U mblodhëm për një këngë, që i jep vetë këngës gaz dhe dashuri, vlerësimin që i takon. I lumtë këngëtares dhe grupit realizue. Këmngë të tilla dhe aktivitete të tilla paçim sa më shumë..

 

Edmond Zhulali (Kompozitor)

Z. Zhulali, si filloi realizimi i kësaj kënge baladë?

Ishte ideja e Enkelejda Alushit , e cila më propozoi që të kompozoja një këngë duke u mbështetur tek “Baladë çame” e Bilal Xhaferrit. Sa lexova poazinë thashë se ëshët e mrekullueshme është një poezi e skalitur ku paraqitet dheimbja e krahinës çame është si një document historic e shkruar në poezi. U fryëzova menjëherë dhe e kappa se çduhej të bëja me këtë tekst. Ishte sa e lehtë dhe aq e vështirë. E lehtë pasi vargjet të frymëzonin e vështirë pasi poezia ishte e shkruar në varg të lirë dhe unë duhej të mos hiqja as një rrojke nga kjo poezi

 

E vecanta e këtij kompozimi?

Është e para këngë që refrenin është me dy fjalë, ose një fjali me dy rrokje… Pra kjo ishte më e veçanta pasi tashmë dihet roli I refrenit në një këngë.

 

Pra e vështirë por dhe e lehtë punuat gjatë për këtë kompozim?

-Punova disa muaj dhe pse frymëzimin e mora që në fillim kur lexova poezinë. Kënga  ëshët e gjinisë Balladë, është një krijim midis midis muzikës simfonmike dhe muzikës popullore. Ëshët afërsisht një muzikë e mirëfilltë çame, është një kombinim i vështirë, pasi në gjininë e muzikës është një akord nga fillimi në fund, pa asnjë akord tjetër, por janë elemëntët e tjerë të bukur të polifonisë  të cilat bëjnë që të gërshetohet kënga me një harmoni të madhe. Në këtë këngë  nuk mund të lë pa bërë një vlerësim të madh për intrumentistët me korin  e Operas dhe Baletit  që harmonizuan kaq bukur këtë këngë. Pra zëri Enkeljdës, kori polifonik i Operas, orkestra e RTSH, punuan si në një të vetme. Por dhe klipi është realizuar në mënyrë perfekte si vendi, figura, ana regjisoriale, veshjet, recitimi, një punë mme kaulitet. Jam i gëzuar që kompozova një këngë të tillë, dhe  kam dhënë një kontribuot shumë modest për çështjen çame.

 

Mendimi juaj si inteltkaul për çështjen çame?

Cështja çamë tashmë është në rizgjim e sipër. Ëstë një e drejtë e harruar nga historia por edhe nga një pjesë e vetë shqiptarëve, prandaj ajo duhet të zgjohet. Falënderoj deputetët Idrizi dhe Tahiri, që po japin një kontribut kaq të madh në zgjidhjen e çështjes çame, ata të  dy i kanë dhënë një pamje tjetër parlamentit, një ngjyrë tjetër. Ata ndoshta do të japin një impuls të ri në parlament, pasi janë një pikë kryesore ku të gjitha partitë smund të shmangen nga kjo përgjegjësi. Këta  dy deputetë janë tashmë në qendër të vëmendjes pasi janë dhe patriot, pa tendenca ektreme.

 

Adem Demaçi

Zoti Demaçi , cili ishte qëllimi i vizitës suaj në Tiranë?

Ishte një ftesë e PDU si dhe këngëtares Enkelejdda Alushi, për të marrë pjesë në promovimin e këngës dhe klipit “Baadë çame”, me tekst të Bilal Xhaferit dhe kompozuar nga Edmond Zhulali. E prita me kënaqësi dhe inters këtë ftesë dhe pas ndjehkejs që I bëra këngës dhe klipit them se bëra shumë mirë që erdha.

 

Z. Demaçi, cili është mendimi juaj për zgjidhjen e çështjes çame?

Cështja çame ka nevojë për mendje të ndritura, për gjakftohtësi, për qytetari, kulturë. Sot kjo çështje duhet të fitohet në mënyrë qytetare. Me këta deputetë që përfaqësojnë këtë komunitet zgjidhja e kësaj çështje do të mbahet e ndezur dhe  problemi I saj do shkojë në vendin që I takon. Sot koha punon për Camërinë. Padrejtësitë historike duhet të vihen në vend.

 

Abaz Hado (piktor, çam)

Z. Hado, si ishte për ju kjo ditë sot?

E bukur, e mallëngjyeshme, plot esazhe. Doli më mirë se si prisja. Komunitetti çam sot, u mblodh, këndoi, diskutoi, bëri dhe një bilanc. Pas këtij momneti them se komunitetin çam e presin ditë më të mira. Tashmë egzistojnë të gjitha rrugët, që ky komunitet të këkrojë të gjitha të drejtat e mohuara  për mëse gjysëmshekulli. Kjo këngë është një thirrje, një zgjim, një histori, një memorje, një angazhim për të gjithë komunitetin tonë. Kënnga është paqe, ëshët dashuri njerëzore që kujton se si I kërkojmë ne të drejtat e mohuara.

 

Shpëtim Idrizi, Kryetar I PDU (deputet)

Ne sot këtë aktivitet e kishim në kuadrin e “Javës së camërisë”, e cila mbaron me peligrinazhin e përvitshëm të komunitetit tonë në Qafë Botë më datë 26 qershor dhe më pas  me Simpoziumin që do të mbahet në Sarandë me temë “Camëria si Cështje e Pazgjidhur e Cështjes Kombëtare”, më datë 27 qershor. Në këtë Simpozium do të jenë intelektualë nga të gjitha tevat shqiptare. . Është bërë  tashmë traditë për komunitetin tonë kjo javë, për të mabjtur gjallë atë padrejtësi historike dhe atë genocid të pashembullt      është bërë ndaj komunitetit tonë, për atë tragjedi të madhe njerëzore. Sot ky komunitet ëshët i organizuar dhe politikisht dhe i ka shumë të qarta kërkesat e tij për zgjidhjen e çështjes çame. Kjo  javë i bashkohet kolanës së vlerave të gjithë kombit shqiptar, që të perfomojmë me kulturën tonë, me këngën tonë, kërkesat tona. E them me bindje se Camëria e ka fituar betejën për kërkesat e saj me këngët e këngëtarëve të saj me kulturën e saj dhe tashë pritet që artikulimi i çështjes  së saj të zgjdhet dhe politikisht. Ajo që duhet  të theksoj për këmngën dhe klipin “Baladë çae” është se këtu janë ndërthurur vlerat më të mira të komunitetit çamm   Në këtë këngë kanë punuar me shumë zemër kompozitori, këngëtarja dhe ka dalë një këngë e mrekullueshme pikërisht në një ditë të veçantë. Ajo që doja të theksoja është dhe recitimi I mrekullueshëm I Reshat Arbanës, por mbi të gjitha kënga është mbështetur mbi vargjet brilante të poetit dhe shkrimtarit çam Bilal Xhaferri.  Ajo që mund të thoja për ditën e sotme është se nuk ishim vetëm për të promovuar një këngë dhe për të kujtuar histrinë dhe kulturën tonë por jemi  sot këtu më të vendosur se kurrë, më të bashkuar se kurrë, për të kërkuar dhe për të marrë vetë në dorë fatin e çështjes çame. Fatin e një padrejtësie historike. Ky promovim ishte një sinjal I ri, një bashkim I ri, një mënyrë e re se sin e duhet të këmbëngulim për ta zgjidhur çështjen tonë, për të hequr prej saj pluhurin e harresës. Kënga është mënyra më e mirë. Më e civilizuar, më demokratike, për zgjidhjen e kësaj çështejeje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora