E premte, 02.05.2025, 01:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Dashuri, pa ty s'bëj dot!

E marte, 29.06.2010, 07:47 PM


Dashuri, pa ty s'bëj dot!

 

(cikël me poezi)

 

Nga Përparim Hysi

 

 

Ti

 

Ti qe e bukur si një vegim

Fustani mbi trup,si derdhur mbi shkumë

Zot,o Zot,ma tregon dot magjinë

Se jam mahnitur;mëndjen humba unë.

 

Dua të shpengoj imagjinatën tiime

Se brune,me sy të kaltër,rrallë kam parë

Ah,sikur ta dish,o mikja ime!

Mbeta me gojëhapur veç nga pamja e rrallë

 

E di që jetëshkurtër është bukuria

E di mirë,se më kot nuk jam flokbardhë

Por qeshë marrosur si t'më zërë magjia

Dhe humba arsyen,sa mora prrallë.

 

Nuk kishe se si?Ç'mund të bëja tjetër

Qe një"magji" që na zuri të gjithë

Dhe sado,sado që,tash,jam i vjetër

Ke parë që më pëlqen ai"grip"

 

Më pëlqen...po vallë,a mjafton?

Rinia iku dhe kurrë s'kthehet më

Në shkrova për atë që zëmra ma don

E bëra se nuk e di(rron apo nuk rron më)

 

 

Një mikeje

 

Ti qe si një dremitje e ëmbël

Që zbusje dhimbjen time

Dhe ç'them a shkruaj,s'është ëndërr

Por e vërtetë,o shpirtka ime

 

Ti qe si ballsam për timen plagë

Zë plaga dhe dhëmb më pak

Kujtimi ma hap prapë këtë plagë

Se aq e shtrenjtë qe për mua,o zambak!

 

 

Në dhomën time

 

Në dhomën time fryu një puhizë joshëse

(kush e solli papandehur këtë puhizë?)

Ma solle ti,o moj bukuroshe,

Që je si"prodhim jashtë serie..."

 

Se ndryshe,nuk ka se si të jetë ndryshe

Që unë,plakaruqi,zë e këndellem

Qe një puhizë dehëse,pa si e qyshe

Tani,në moshë të vonë,me të zë e "dehem"

 

Dehem se rakia qe e fortë

Siç duket,qe ballëkazani

Nëse kjo "puhizë" mu më vuri poshtë,

Ndodhi,- them unë,- se ma deshi xhani.

 

 

Ato...

 

Çdo emër,si një shtrëngim zëmre

(Asnjë... asnjë nuk mund të veçoj!)

Ah,sa e madhe është bota e një femre!)

Do të isha bukëshkalur,sikur një të harroj.

 

Secila prej tyre kish sharmin e vetë

Dhe "erën" e veçantë kishte secila

Me to ka qenë mbushur imja jetë

Ndaj për secilën flas me superlativa.

 

Kështu po bëj,se e meritojnë

Të veçosh dikë,bën veç mëkat

Flas për femra që dinë të dashurojnë

Se kurrë dashuri s'kërkova si mëzat.

 

Diçka në zëmër për to kam ndierë

Dhe ndjenja,padyshim,ka qenë reciproke

Ndaj çdo njërën e kujtoj plot nder

Dhe nuk lë vënd më për ekuivoke.

 

 

... dhe më thonë

 

Dhe më thonë:-S'ka më lezet që të flas  për dashurinë

Domethënë,mbeçë me shëndet,more zoti Përparim!!!

Po unë tak dhe rrebelohem,as që pyes seç më thonë

Se më kot,më kot mundohen:Përparimi hiç s'dëgjon!

 

Se vërtet që tash po plakem,porse syri prapë shikon

(si asaj unë t'i ha "hakën?!",që mua keq më provokon?!)

Pa shikoni!Lëpin buzën...edhe syrin mua ma ngul

Domethënë,t'më nxjerrë gjuhën,sikur më nuk jam burrë?!!!

 

Jo,po ende,unë s'kam vdekur(jam i gjallë dhe jam në jetë!)

Pleqëri,moj,të kam pjerdhur!"Provokuesja" po më pret...

Detit unë i hyj në këmbë(pa u "mbytur",s'mëson not)

Me të hahem dhëmbë për dhëmbë...Dashuri,pa ty s'bëj dot!....

 

28 qershor 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx