Kulturë
Albert Kovács: Poezia dhe përjetësia femërore
E hene, 28.06.2010, 09:57 PM
Vlera të reja rumune në gjuhën shqipe
POEZIA DHE PËRJETËSIA FEMËRORE
(Viorela Codreanu-Tiron, Dhurata e dashurisë, vëllim bilingv, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Baki Ymeri, Editura Biodova, Bukuresht, 2010)
Nga Albert Kovács
Duke lekturuar poemat e këtij vëllimi mbetemi të kapluar nga bukuria e pastër që shndrit në çdo faqe. Na përfshin forca e stuhisë së ëmbël të afektivitetit, sinqeriteti i papërkufizuar, guximi për afirmimin e hijeshisë së trupit dhe të dashurisë polivalente në konditat humane-femërore moderne, aspak të thjeshta, madje të kërcënuara. Kjo ekzistencë është e prekur nga pasioni i thellë, fshehtësia duke e përulur luciditetin e intelektit me të vërteta supreme dhe fuqinë e mirësisë, të njerëzores përmes zhdërvjelltësisë së instiktit, instrument i vetëmbrojtjes dhe vetafirmimit që vjen përmes shtigjeve të senzualitetit, egzaltimit erotik dhe dhuratës së dashurisë.
Gruaja, porsi burri, është para së gjithash njeri. moderne kanë qenë, pothuajse pa përjashtim, burra. Deri në shekullin e XX, kur paraqitet një Marina Cvetaeva, një Ana Ahmatova, Nemes Nagy.
Viorela Codreanu Tiron zotëron në këtë konstelacion një vend të veçantë. Universi i saj bazohet mbi fundamentin real të ekzistencës sonë, në një epokë të prekur nga kërcënimi. Është po ai univers poetic që fanitet në tërë letërsinë universal modern, nën shenjën e tëhuajësimit dhe vetmisë, ndërsa në kontekstin e postmodernizmit, nën shenjën e refuzimit fatal të vlerave autentike: në komunikim dhe dashuri, në bukuri, vërtetësi dhe mirësi. Poetja në aktualitet krijon shëmbëlltyrën e konditës humane aktuale, me shpartallimin në plan të parë… Protesti, dhembja, shpresa mbeten në nëntekst. Viorela Kodreanu vepron tejtërsoj. Vetëm në motonë e vëllimit të shpie në botën ekzistenciale, e kërcënuar rëndë permes fjalëve në librin e Jovit: “harfa ime është shndërruar në instrument vajtimi dhe kavalli im nxjerr fjalë vajtimtare“. Që në poezinë e parë ballafaqohemi me një Muzë të travestuar, një lloj lutje, e shprehur me forc? të kapshme artistike, me një ndjenjë të thellë të dhurimit, dëshirë për ta ndalur kohën kaotike, ndërsa në vazhdim vjen ajo e vrasjes së errësirë që revelohet në Ëndrrën e qelqtë, ku fanitet hipostaza e parë e dritës mbrojtëse që na përshëndet.
Fill pas kësaj implikohen edhe motive tjera: dogana e gjumit, dogana e ëndrrave me kuptimin e par? që sugjeron Atdheu i Premtimit, pas të cilit pason bota e ëndrrës erotike, e sugjeruar, si dhe ajo e ëndrrës së shembur në bardhësinë e gjumit të pagjumë. E krijuar nga qendra e motiveve kontrastuese, krejt libri është një vepër e vetme, një vepër e vërtetë që e ncit lexuesin t’i kuptojë mikropoemat si pjesë në vete, të mishëruara njëra me tjetrën në mbretërinë e fjalëve. Por në çdonjërën nga to jehon dhe tingëllon po ajo simfoni polifonike e motiveve poetike. Në të njëjtën kohë, mikropoemat kanë një strukturë aforistike me rima filozofike polare, me stilin e pasur me oksimoroma dhe reflekse të dendura ndaj paradokseve të dukshme apo të fshehura.
Motivet janë të llojeve të ndryshme, edhe si mbështetës objektual, arhetipal, psikologjik, edhe si domethënie. Matriça e tyre e vërtetë është polivalenca dhe origjinaliteti. Në sipërfaqe sistemi i motiveve as që vërehet. Secila domethënie /sugjestion, ka një statut aktiviteti, emocioni, përjetimi eutentik të autorizuar nga një sinqeritet në substance e saj absolute. Në kontekstin e këtyre motiveve poetike origjinale, identifikojmë një game motivesh fundamentale dominante. Poeti/poetja e merr përsiprë deri në pikën e fundit të gjakut, deri në frymën e fundit të shpirtit, ekzistencën e dyfishtë të burrit dhe të gruas. Janë të kapluara deri në shkallën më të lartë të besnikërisë, trupi, shpirti, ekzistenca dhe kërcënimi, dashuria e dhembshme, reciproke dhe e refuzuar, besimi dhe mosbesimi.
Në qendrën e universit artistic real/imagjinar, gjendet kshtusoj vetëdijësimi i ekzistencës, motive ontologjike. Për atë ajo
BIBLIOGRAFI
Viorela Kodreanu Tiron u lind në Bërlad të Moldovës, më 8 prill 1954. Shkollimin fillestar dhe Kolegjin e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin Sanitar në Jash, Institutin e Statistikës dhe Sekretariatit në Vaslui, Fakultetin e Shkronjave në Bukuresht. Debutoi në shtypin letrar më 1969, në revistën e Cenaclum të Liceut “Ghe. Ro?ca Codreanu” në Bërlad. Udhëheqëse klubi letrar dhe bashkëpunëtore revistash të mirënjohura letrare si România literar?, Convorbiri literare, Luceaf?rul, Poezia etj. Ka bashkëpunuar me shkrimtarë eminentë të letërsisë rumune, si, Cezar Ivanescu, Ion Holbana, Romul Munteanu, Mircea Aurel Buiciuc, Denisa Com?nescu, Gellu Dorian etj. Aktivon në si-te letrare dhe administron site-në e Fundacionit Dostojevski. Intervista në Radio dhe Tv. Bibliografi letrare: Murosje në qiell, Ed. Axa, Botoshan, 1996; Stinë armiqësore, Ed. Axa, Botoshan, 2000; Syri i gjumit-dhurata e dashurisë, Editura Mustang, Bukuresht, 2005; Az alom szeme-a szerelem varazsa, në përkthimin hungarisht të Horvath Dezideriu, Ed. Arania, Brashovë, 2006; Fshehtësia, vëllim bilingv rumanisht/rusisht, Editura e Fundacionit Est-Vest, Bucuresht, 2007, përkth. Elena Loghinovski, Vëllimi Magjia e çastit, Editura Anamarol, Bucuresht, 2010; Darul iubiri – Dhurata e dashurisë (edicion bilingv, rumanisht-shqip, Bukuresht, 2010. Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezente në antologji të ndryshme poetike, e përkthyer në rusisht, ukrainisht, hungarisht, shqip etj. Për vlerat e poemave të saja kanë shkruar pena të mirënjohura si: Romul Munteanu, Nicolae Prelipceanu, Dan Stanca, Cornelia Maria Savu, Albert Kovács, Viorel Sânpetrean, Horia Zilieru, Lucian Alexa etj.