E enjte, 01.05.2025, 09:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

E enjte, 01.07.2010, 08:04 PM


Asllan Dibrani

 

Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

 

Në ditën e pranverës

Bashkë me fillimin e beharit

 

Dhe ligjëratat në universitet

Pushtuesit ma dhunuan  djepin

Duke kërkuar t’ma burgosnin

Ëndrrën time për liri

Mu në ditën e fundit që në çerdhe

Me shokët e vetëdijes ulesha

Dhe shpupurishnim zjarrin e diellit

Që me rreze të na ngrohte shpirtin

Kur ma morën Skënderbeun

Bashkë me librat e ndaluara

Dhe këngët e Jusuf Gërvallës

Mysafirët e pa ftuar

 

 E tremben qytetin tim

 

 I trembën zogjtë e natës

 

Qe kuvendonim me orë të tëra

Tek flatrat hapnin për erë mëngjesi

Edhe nëna mbeti krahëhapur

Pa mundur të ma puthte ballin

 

Pa mundur t' ma thotë një lamtumirë

Po me një cicërimë dashurie tha

Bir – nuk të rrita për ta

Derisa dëgjonte urdhëresën serbisht

 

Që edhe ata flisnin shqip puthadorët

 

Dhunshëm  më larguan në errësirë

 

Dhe tek më largonin për në terrin e pa rrugë

 

Dëgjoja zërin e saj n’krahëror  t’më gjezdis

 

Dhe me krenari tha

Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx