Kulturë
Stoli Beli: Dita që përcolla lajmin e parë të TVSH, mbetet dita më e bukur e jetës
E diele, 04.07.2010, 06:47 PM
Fletspikerja e parë e TVSH, gazetarja e talentuar Stoli Beli
Dita që përcolla lajmin e parë të TVSH, mbetet dita më e bukur e jetës
Titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës” e doja në të gjallë, kur të vdes s’ka kush ma gëzojë
Dhoma e kontrollit ishte një tmerr
Nga Albert ZHOLI
Mikpritja e saj më befasoi. Pas telefonatës që i bëra atë mëngjes fundqershori, më priste tek shkallët e pallatit. Një shtëpi e thjeshtë me mobilje të vjetra ku të binin në sy dy gjëra:Pastërtia dhe librat e shumtë. Edhe bibliotekat e vjetra por të mbajtur pastër dhe me rregull, ishin të rënduara nga pesha e madhe e librit. Në tavolinë një libër i hapur. Ndërsa në mure me dhjetra foto të saj dhe të bashkshortit. Biseda rrodhi natyrshëm për jetën e saj të gjatë në RTSH. Ajo në bisedë fliste rrjedhshëm, pastër, pa asnjë gabim dhe me një zë të qetë sikur ende të ishte në TVSH duke dhënë lajmet. Ishte një arkiv me vete. Një arkiv befasues. Por ajo që duhet të theksohet është se Stoli Beli, mbetet në historinë e TVSH. Ajo është spikerja e parë që bëri ata pak njerës në kryeqytet më 29 prill të vitit 1960, të shihnin të habitur se tashmë jo me zë por edhe me figurë do të mund të ndiqnin lajmet apo emisione të veçantë. Shqipëria po shënonte një ditë të re në historinë e elektronikës, ishte bërë dhe me televizion. Ajo ditë do të mbahet si dita më e veçantë e televizionit, dita e lindjes së tij, ku ajo që e promovoi, që e bëri publik, ishte gazetarja Stoli Beli. Si vetë emri që ka, ajo me zërin e saj, me pamjen e saj, me buzëqeshjen e saj, e bëri dhe më të bukur, e stolisi atë studio të vogël, ku për herë të parë shqiptarët do të mund të shikonin edhe nga ekrani i vogël i një televizori, lajme, filma, sport, emisione. Stoli Beli pa dashur hyri në histori…Ishte ëndërr apo realitet? Nga “kutia magjike””, ajo me zërin e saj të bukur por që i dridhej nga emocionet do të thoshte ato fjalë të pathëna kurrë më parë:: Të dashur spektatorë, mirëmbrëma…Sonte fillon për herë të parë qëndra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar. Duke më bërë present këtë togfjalësh ajo filloi të lotojë…..pasi ajo, “nëna” e televisionit shqiptar është lënë në heshtje të plotë. Ajo s’u kujtua as në 50-vjetorin e TVSH, kur priste me padurim që të nderohej.
Znj Stoli, si e kujtoni sot datën 29 prill 1960, dita e prezantimit për herë të parë të TVSH-së dhe kush jua ofroi këtë detyrë?. Mund të na përcillni disa nga emocionet e asaj dite?
-Në fillimet e mia në radio Tirana, unë punoja në redaksinë e fëmijëve dhe të rinisë. Kjo fill pas përfundimit të shkollës së gazetarisë në vitin 1957. Mbas nja 2 vjetëve në radio po bëheëshin përpjekje për të hapur televizionin. Petro Kita, ish-drejtori i RTSH, një burrë korrekt dhe I zgjuar kishte shumë respect për punën time në emisionet në radio. Për këtë punë që në fillimet e para më dekoruan. Isha e re, me vullnet, sipatike, kërkuese me zë që pëlqehej. Një ditë Petro Kita më fton në zyrë dhe më thotë; Stoli, duhet të përgatitesh, të vishesh mirë, të bësh pak tualet, të përgatitesh psikologjikisht se do të bësh prezantimin e programit të parë të televizionit shqiptar.
Si e kujton atë ditë?
Ishte një ditë e veçantë. Ishte muaji që I bën livadhet të gjelbërojnë, pemët të mbushen me sythe, burbuqet të shpërthejnë dhe bilbnilat të këndojnë. 29 prilli I vitit 1960 do të sillte diçka të re në jetën familjare të shqiptarëve. U rregullova tek një parukiere, flokët, fytyrën dhe vetë rregullova veshjen…Për këtë të fundit më kishin dhënë një ide inxhinjerët gjermanë, një veshje të përshtatshme për televizionin që ishte ngjyra e verdhë. Ndrësa bluzën ja mora një shoqeje. Ashtu ishte ajo kohë, nuk kishte për të veshur sa dhe si të doje. U afrova në studio ashtu e rregulluar. Pas më ndiqnin të gjithë punonjësit e radio Tiranës. Edhe ata kishin po ato emocione që kasha unë. Ishte përgjegjësi. Ata po më jepnin kurajo sikur të shkoja në një betejë lufte. Kishin të drejtë. Ishte diçka që po realizohej për herë të parë. Po preantohej për herë të parë Institucioni më I rëndësishëm I medias vizive dhe fonike shqiptare televizioni Shqiptar. Ishte një ditë historike. Kisha shumë, shumë emocin, sidomos kur dëgjova fjalën-“ fillo”!! Miqtë e mi që më shoqëronin rrinin sit ë ngrirë. Në studio isha e vetme me një karrige shumë modeste dhepërballë kasha kamerën me atë syrin e kuq magjik dukej sikur “do më “hante”. Në këtë moment fillova të artikuloj fjalët : Të dashur spektatorë, mirëmbrëma…Sonte fillon për herë të parë qëndra Eksperimantale e Televizionit Shqiptar. Si mbarova, filloi një film për fëmijë dhe të gjithë që më shoqëronin që ishin jashtë studios më përqafuan me lotë gëzimi. Dhe unë lotova bashkë me ta. Ata të gjithë më thoshin :Urime, urime…Ishte dita më e bukur, më mafjike e jetës sime..
Si vazhdoi më tej puna juaj në television?
Edhe pasi fillova punë në television, sërishmi nuk e lashë punën në radio. Punoja në emisonin e mëparshëm si redaktore, por edhe shkruaja tregime dhe përralla. Nuk kasha shkruar më parë por duke punuar në këto emisione fantasia ime mori krahë dhe fillova të shkruaj vazhdimisht, përralla dhe tregime që pëlqeheshin nga fëmijët dhe të rriturit. Kjo më stimulonte më shumë. Mbas Petro Kitos më thërret Thanas Nano që ishte bërë drejtor mbas tij dhe më thotë se tashmë kemi shumë nevojë për televizionin, prandaj do të vendosesh vetëm në television… Më caktuan si redaktore dhe si spikere në television. Athere jepeshin vetëm filma, dokumnetarë, por unë fillova emisionet e para, duke thirru në studio, drejtorë ndërmarjesh të cilët sillnin me vete dhe prodhimet që bënin ndërmarjet që drejtonin.
Si realizoheshin kalimet e figurës sin ë këtë rast, nga personazhet tek objektet?
Ke të drejtë. Athere kishim vetëm një kamer dhe një kameraman. Ai ishte njeriu I mirë dhe I apasionuar Beqir Derhemi. Ai vendoste në një kënd prodhimet që silnin drejtorët dhe njëherë kamerën e çonte tek unë, njëherë tek prodhimet. Ishte shumë e vështirë, por ai I realizoi me sukses këto momnete të para. Ishin kushte shumë të ëvshtira, por ishte vullneti, dëshira për punë. Punonim natë ditë, në shi, pa makina, për të realizuar detyrat. Shkonim në shkolla, çerdhe, spitale, institucione, me këmbë kudo… Askush si merr me medje se si punonim…Sot…Eh, sbëhen krahasime…Por dua të theksoj se të gjitha programet, emisonet ishin drejtpërdrejt…Prandaj gabimet nuk faleshin. S’kishim studio regjistrimi.
Kush ishte emisoni I parë që ka lënë gjurmë tek ju dhe tek teeshikuesi?
Për mua mbetet emsioni “Trupi dhe shëndeti”. E fillova me dëshirë. Si fillim mora 2-3 mjekë. Kishim shumë kërkesa më vonë. Emisioni ndiqej shumë..Më vonë këtë emission e mori dhe e vazhdoi mjeku Flamur Topi. Bile ai në një bisedë televizive ku ka qenë I ftuar ka thënë se: “Ky emsion është drejtuar me profesinalizëm nga Stoli Beli. Ajo meriton shumë për këtë emission”. Më vonë fillova emisoione të tjerë, për artin, muzikën, arsimin, etj…
Sa vite vazhduat me këtë temp, ritëm duke kalua nga një emsiuon në një tjetër?
Deri në vitin 1991. Pra plot 31 vjet në television, pa diskutiar vitet e para në radio. Një jetë të tërë. U futa vajzë e re dhe u largova me thinja. S’di sit a pësrhkruaj ato vite pune plot vrull, dinamizëm, heshtje, ..
Cili ishte emisoni I fundit që keni drejtuar?
Ishte emisioni “Muzikë për të gjithë”. Një emission që gjeti vendin e vet dhe u pëlqye nga të gjithë. Nuk e di sa vazhdoi kur ika unë, por di që ishte një ndër emisonet më të spikatur të asaj kohe.
Cilat ishin vështirësitë e punës së asaj periudhe?
Teknika e vjetërua. Por ajo që ishte kryesore që na mbushte me shumë përgjegjësi ishte se bënim emsione të drejtpërdrejta. Ndaj duhej, përqëndrim, përgjegjësi, kujdes. Television do të thotë, tension, tension, tension…Nerva të tendosura. Gjithmonë kam qenë e tendosur dhe e stresuar. Ishim të pa mësuar por dhe pse ishim drejtpërsëdrejti nuk bëmë kurrë një gabim. Kurrë. Që athere gabimi kushtonte rëndë, shumë rëndë.. Ishim korrekt në kulm..
A I keni takuar udhëheqësit e partisë së asaj kohe?
Vetë personalisht nuk i kam takuar. Por ata herë pas here më kanë dërguar urime dhe përgëzime nëpërmjet eprorëve të mi.
Kush ngelet miku më i mirë juaji në TVSH?
Ylli Pepo. Ai ishte një njeri korrekt dhe regjisor I talentuar. Miqësinë me të e ruaj dhe sot. Bile dua të theksoj se ai ka qenë I pari që ka shkruar për mua. Ka thënë që “Stoli Beli është dekanja e parë e televizionit shqiptar”. Por miqësi të mirë kam pas edhe me Petro Latin, Flamur Topin, Mevlan Shanaj, Zerina Kuke, Heroina Deliu, Tefta Radi, Luiza Papavangjeli, Sivana Braçe, etj…
Si ka qenë këkesa e llogarisë në sitemn komunsit?
I rreptë. Kishte kërkesë të jashtzakonshme sa s’mund të luaje. Më vonë në television u krijua dhe dhoma e kontrollit. Aty shiheshin të gjitha. Për shembull në emisonin e fundit timin duhej teksti, gjeografia e muzikës, këngët, ku duhej të studjoje shumë. Mirëpo, e keqja ishte se nga gabimet e kohës më shqetësonte ajo, se në dhomën e kontrollit më thoshin duhet të heqësh atë që ka vath, që ka rruaza të mëdha, që ka manykyr shumë, që ka tualet shumë. Pra në këto egzagjerohej kërkesa, ndaj kur futesha në montazh e kisha tmerr…aq më tepër kur vija nga një lodhje e madhe që kalontë në kalvar mundimesh.
Kush është pengu më I madh në tërë jetën në television?
Ndoshta dhe nuk mund ta thoja, por më rëndon, më sëmbon, më bën shuë të spaotuar. Se di pse sma dhanë në këtë 50-vjetor titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. E kanë marrë shuë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar nuk më takon ky titull?
Se di…Kur mund të them që nga drejtues të RTSH më kishin përgatitur që do të merrja këtë titull. S’di pse më gënjyen. Jam shumë e ofenduar. (loton). Besoj se e meritoj. Kurrë skam parë rrogën që kam marrë, kurrë skam parë akrepat e sahatit, kurrë s’kam trokitur për një problemin tim. As për shtëpi s’kam trokitur… As për pagesë jashtë orarit…Dhe ja shpërblimi..Heshtje…harresë…Unë e doja tani atë titull. Se dua pas vdekjes. Pas vdekjes s’ka kush e gëzon, pasi unë skam lënë fëmijë, trashëgimtar…Smë interson asnjë titull mbas vdekjes…kurrë..
Sa drejtorë ke ndërruar dhe si jeni ndjerë ditën që dolët në pension?
Se mbaj mend sa drejtorë kam ndërruar. Shumë. Ndësa ditën që dola në pension..Eh….(loton). Mos ma kujto.. Dola sikur isha një njeri që kalon në rrugë..Pa asnjë intresim, pa asnjë takim të veçantë… As u mblodh kolektivi..Dola në pension sikur të isha një çobaneshë e fshatit, pa asnjë ceremoni.
Si e kalon kohën tashmë në pension?
Lexoj libra. Lexoj shumë libra. Gjatë dimrit kam lexuar 10 libra. Kryesisht romane. Ja shikoni, gjithë shtëpia është mbushur me libra. Ato janë miku im më I mirë…Tani po pushoj pak.
Po televizionin a e ndjek?
Pak. Shumë pak. Pasi ka shumë politikë. Kurrë se kam dashur politikën.
Cmendim keni për politikën shqiptare postkomuniste?
Më duket një politkë e çorientuar që nuk ka gjë tjetër vetëm sjell shqetësim tek njerëzit. Duket një politikë që punon vetëm për vete dhe jo për popullin. Përse zihem me njëri tjetrin politikanët se kuptoj? Ata duhet ti bashkojnë mendimet në intreres të atdheut, të popullit. Jo një politikë që i shaktron nervat e këtij populli të vuajtur. Politikë vetëm për vete..
Po shoqëria shqiptare a është një shoqëri maskiliste?
Po . Këtë e them me bindje të plotë. Sot është një shoqëri maskiliste. Femra ska hapësirat e duhura. Dhe në diktaturë femra ishte më e orientuar, më e respektuar. Gjithë të këqijat i sjell numri i madh i partive, kjo më shqetëson
Mendimi juaj për rininë e sotme?
Rinia…Unë e kam adhuruar Migjenin. E kam lexuar dhe e lexoj me endje… Qeshu rini, qeshu, bota është e jote, mbetet një poezi brilante. Ndërsa rinia e sotme duket jo e fokusuar në shkollë. Ska interes për shkollim. Sot të rinjtë janë më të prirur ndaj qefeve se ndaj mësimeve. Një rini që sështë e lidhur me librin. Një rini që pi duhan, alkool. drogë, rend pas qefeve të natës. U është lënë shumë liri nga prindërit. Janë shumë të përkëdhelur, shumë pa kërkesë llogarie. Nuk mendojnë shumë për të ardhmen. U plotësohet çdo kërkesë për makina, celularë, motorra. Nuk edukohen me punën. Unë jam për një rini të lidhur e mësimin dhe me punën. Ata janë e ardhmja e atdheut. Ndaj duhet të orientohen drejt.