E enjte, 01.05.2025, 03:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja:Poezia bashkëkohëse polake - Piotr Stanis?aw Król

E diele, 04.07.2010, 09:58 PM


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

 

PIOTR STANIS?AW KRÓL

 

Nga Mazllum Saneja

 

Piotr Stanis?aw Król  u lind 1954 në Varshavë në një familje intelektualësh. Poet, prozator, publicist, animator  i kulturës, editor dhe redaktor i edicionit prestigjioz “Komograf”, humanist dhe altruist, është njëri prej krijuesve të njohur në Poloni, që u nderua me shumë shpërblime në vend dhe botën e jashtme. Është autor i shumë librave me poezi , prozë dhe publicistikë, në mes tjerash botoi këto vepra: “E shkruar natën”(1983), “Thërrimet e kujtesës”(1985), “ A thua këndej në ishujt e lumtur”(2008), “Pulsi i qytetit”(2010) etj.

Piotr Stanis?aw Król është poet i kursyer në fjalë, i papërsëritur në sintaksën poetike; në poezinë bashkëkohëse polake ai solli një ndieshmëri dhe intonacion të ri poetik.

Ndërkaq, në prozën e tij ai shtron probleme të ekzistencës njerëzore, të rëndësishme  në luftën e individit përballë sistemeve totalitare për liri dhe demokraci, të individit të mbërthyer me trauma dhe kriza gjithëfarëshe, në kohën që karakterizohet si shekull i qytetërimit teknik, po edhe i shkatërrimëve më të mëdha njerëzore, për të cilat dëshmon historia.

 

 

Poeti dhe prozatori Piotr Stanislaw Krol
Poeti dhe prozatori Piotr Stanislaw Krol
OLIVIA*

 

para shumë viteve më parë prapë shtrihesh para meje

dhe pret në shtrëngimin e pëllëmbëve  të duarve të mia

në përkëdheljen e ndjeshme të gishtërinjve

që me padurim zbulon vëndet

dikur të zbuluara po gjithnjë të fshehura në vetvete

aq shumë fshehtësira të ëmbla ngacmuese

prapë shtrihesh para meje dhe pret

a thua përse? pate të drejtë të më mallkosh

të më hedhësh në humnerë, në vrimën e zez të moskujtesës

e braktisur e përbuzur, e tradhëtuar aq shumë herë

kështu edhe eksperimentet meshkullore të modave të sotme

pastaj ndërrova orientimin

atraktiv të shpejtë të padurueshëm kapricioz

gjithnjë në të kërkuar për të mësuar diç

gjithnjë më pak, më pak

ca shkojnë  ca vijnë

e ti gjithnjë e pastër porsi kristali, besnike e durueshme

asgjë nuk flet, pret dhe gjithnjë ëndërron

për netët e dehura deri në fund

deri në të zbardhëllyer të agimit

të mbushura me aheng gaz e ekstazë

me koniak armen në vend se me koniak napoleon

që nuk e kishim pranë si lirinë e ëndërruar

nganjëherë u trete nga syte e mi të tjerët të përkëdhelnin me butësi

duke dëshiruar të kalonin natën me ty, nganjëherë me dy

të tilla ishin ato kohë

derisa unë prita mallkova kisha frikë  se nuk do të kthehesh

megjithatë ti gjithnjë ktheheshe ashtu e qetë, e thjeshtë

duke qëndruar gjithnjë besnike

derisa sot të përmbajtur

përmes ores së rrahur të jetës

dëshirojmë kthimin e atyre çasteve  të mrekullueshme

të atyre viteve

të prek të përkëdhel dhe fut pëllëmbët e duarve

herë lart herë poshtë

prek me gishta

me lëvizjet e rrumbullakuara fërkoj

pikën tënde më të këndëshme G.

duke shtrënguar me delikatesë

sikur para shumë viteve

e njejta psherëtimë

po ai zë i brendësisë tënde

që aq shumë e dua

shtrihesh prapë para meje

e realizuar e lumtur

Olivia ime e dashur nga fisi fisnik Olivetti

fisnikëria jote me mijëra fjalë përmes shumë fjalëve

e shkruar

që mbarti era e historisë duke e shpënë në hije

vë gishtat në tastierë të trupit tënd tërheqës

më fal që pas shumë viteve me Poezi

e shkruaj këtë poezi

për Ty

 

“Olivia” – makinë shkrimi e markës Olivetti

 

REVOLUCIONARËT

 

Robespierre nën podiumin e Parisit

humbi kokën në ekstazën e jakobinëve

thonë se paska bërtitur si derri nën thikë

më parë Dantoni me zemërmirësi përshëndetka xhelatin

dhe duke urdhëruar të ngre kah qielli grimasën e vet të fundit

ca metra më tej, në rreshtin e parë

gruaja e moshuar duke buzëqeshur thurrte triko për nipin

revolucionarin e ardhshëm

 

para saj koshi me lesh dhe koshe të mbushura me koka

tri rrugë më tej në udhëkryqin e fatit

pëllëmbë të duarve të gruas të thurur me xunkth

drama të tjera dhe histori të kësaj bote

 

 

PËRMENDORJA DHE KLOSHARI I MOSHUAR

 

Bashkësia piedestale bota e fshirjës së lehtë të kujtesës

qëndrojnë rrinë heshtin duke vështruar të sotmen, të nesërmen

në botën  e gurtë, të mermertë

e të dëgjosh zërin e zogjve të flijuar në kokat e tyre

nganjëherë ndalet ndonjë turist dhe bën fotografi

me gishtërinj, me shkrepsë apo fotografi të çastit

 

një herë në vit vjen ndonjë delegacion me kurorën  e trëndafilave

dhe mban ndonjë fjalim të ngrirë e të ngulitur në kujtesë

duke çliruar me lehtësi kravatën dhe shkojnë për të pirë vodkë

e ne dëgjojmë pëshpëritjet duke u sorollatur në fëshfërimën e drurëve

ne gjithashtu kemi pirë me tepri

pastaj duke tymosur titonin

duke dashuruar gratë

me të bëmat tona

me të cilat në mermer beton gur

dhe qëndrojmë tani në sheshe lulishte rrotullima

të mbështetur me piedestale

vallëzoni këndoni hani e pini

dhe hapni zemrat dhe shpirtrat

 

në përmendore qëndronte kloshari i moshuar

duke mallkuar e pështyrë

duke pirë një verë të lirë

duke shikuar në sy poetin  e ngurëzuar në përmendore

duke pëshpëritur  me zë të ngjirur

 

se ti je i vetmi në këtë botë që më dëgjon

të dua Maestro

 

pastaj pinë deri në të zbardhëllyer të agimit

 

 

VIZITA

 

Në mbrëmje erdhi papritur i paftuar

si rëndom bërtiti  në prag

ashtu nuk është dashur të jetë

atëbotë zbraz vodken

le të dehem

zbraza kupa e kupa

 

gjiri i shndritshëm atje dikur ishte xhungël

flokë të zinj të shpupurishur barku si daulle

gratë vinin e shkonin

pyes a thua cila e treat me rradhë

ashtu nuk është dashur të jetë – bëri më dorë

gratë gratë

zbraza kupa e kupa

 

sytë i nguli në mur sikur dëshironte të shpoj tej

rrudhat e thinjura të dendura si merimanga

A e mban mend Mirkun? ai shkruante denoncime

ndonjë spiun sekret

ashtu nuk është dashur të jetë – sikur u trishtua

e donim horrin

zbraza kupa e kupa

 

u ngrit me nervozë ecte nga muri në mur

faqet e skuqura tensioni i rritur

tre sulme në zemër i pata – me vështirësi u ul në karrige

ashtu nuk është dashur të jetë... në djall vaftë kjo punë!

a e mban mend kur vrapoja

zbraza kupa e kupa

 

pas mesnatës vrapoj nga shtëpia me klithmë

asnjë hetman kusar në betejen e përgjakur

ashtu nuk është dashur të jetë?!

të ia kthejmë idesë – shkëlqimin

ngriti duart

eja me mua! – klithi dhe u tret në errësirën e natës

 

pastaj mbylla dyert

 

 

TË DASHUROSH APO KOCHEN*

vite më parë pranë birrës në kafenenë Krokodilli

të qytetit të vjetër

bisedova me një Hansin e trashë nga Kilonia

pas birrës së tretë më pyeti duke picërruar sytë lozonjar:

liebst du Maedchen? Natuerlich – u përgjigja

i dua gratë -  thashë nga Polonia

mit Salz und Pfeffer kochst du die? –

shpërtheu së qeshuri

diçka zihej në mua, zbraza kripë dhe piper

dhe ngula pirunin në bërzollë derri

përmes kamerierës së bukur

me vështrimin e thellë në sy pëshpëriti

faleminderit djelmosha

unë gjithashu kochen

në flakën shumë të ngadalsuar

 

*gjermanisht : kochen - ziej

 

 

VERA GRATË DHE KËNGA

E dua verën pijen fisnike të perëndive të Olimpit

më bën të harroj për të papriturat e jetës

në ylberin e ngjyrave të ngrohta, të nuancave të arta

i gjej këto të gjitha çfarë është e mirë,fisnike, e bukur

kridhem në gotat e tjera, hije të neveritshme, hiena

që më ndjekin pas  duke rënkuar, thumbuar e shkaktuar plagë

dhe hap shishen tjetër

 

i dua gratë trajtat e tyre të rrumbullakëta të trupit shtatëhedhur

që më bëjnë të harroj për fatin e rëndë të vështirë

ndonëse në këto imazhe me ngjyra, skulptura të trupave

gjenden fshehtësitë sikur në kutinë e Pandorës

e hap, nuk e mbyll edhe sikur të jesh një Herkules

do të jesh i lumtur apo i humbur në humnerë

dhe vlen ta provosh

 

në udhën time takova dikur elefantin

më preku lehtë supet me trumbetë:

dashuro gratë, pije pijen hyjnore  dhe hesht – murmuroj mbyturazi

derisa unë këndoj me tërë fuqinë në mushkëri, love me tender, love me

me rastin e të rruarit në banjë pranë pasqyrës të avulluar nga turpi

gratë ikën me panik me shishen e rrëzuar nën tryezë

 

vera gratë dhe... elefanti

 

 

DELIRIUM

 

pi me fund duke u dehur në aromën e luleve në çdo pranverë

si një parazit budalla i braktisur nga pincat dimërore

para pak çasteve akoma kapërceva dhe tani levitoj lirisht

përgjatë kopshtit hyjnor botanik*

kaloj pranë vajzave që hedhin valle dhe plakën e moshuar dinjitoze

që shket në ritmin e polonezit

sikur udhëheqjën para orkestrinës së madhe te filharmonisë së blertë

rrezatime të arta të diellit tundin me gjallëri  fytyrën time

dhe pushin e pangopur  që brejnë  në shputat lakuriqe në sandale

më parë të bëra me gjilpërë me mëshirë  narkotikin anestezik

përreth zukatje, cicërimat, fëshfërimat dhe shushurimat

as vetë tashmë nuk di – ky është tinnitusi im apo simfonia e majit c- moll

ky veçse ëshstë fillimi i argëtimit të shfrenuar

derisa në kokë tashmë pështjellim si rrëmujë

i trullosur i ulur në bankën e lulishte

i numëroj në fluturim

ketrat e bardhë

çfarë prapë më mbërthen

delirium botanicum

 

* Kopshti Botanik në Povsin në periferi të Varshavës

 

 

LAMTUMIRA

 

qetazi shkova si zakonisht

si dita e ardhshme e hequr nga kalendari

asgjë të mos flisni mbi varrin tim, për çfarë?

fjalët tashmë janë të panevojshme, të vonuara

për ca sekonda, minuta, orë, vite

fjala zgjohet nga ëndrra, zgjon shpresën

ndez në ne flakën e jetës, dashurinë

dhemb, plagon, shkatërron, tradhëton, poshtëron

fjala mund të vras

unë tashmë e di

 

dhoma ime e vogël e ashtuquajtur me jetë është shkretëruar

mbuloni me çarçaf tryezën, karriget, krevatet e zbrazëta

sirtaret e zbrazëta  lërëni të hapura

në to bredhërisin akoma  mendimet e mia , këlthitja

askush nuk e ka dëgjuar, ishte në mua thellë e ngulitur

mbyllni perdet, saktësisht mbyllni dritaret

fikni llambën, ndaleni akrepat e orës

dilni nga  qetësia , duke mos shikuar vetveten

mbyllni dyert dhe shkundeni hirin e kujtesës

nga këmbët

 

Jo nuk lë fjalë veçse të bëma

vëni në peshore dhe saktësisht mateni

shënoni në zemrat  juaja

rezultatin përfundimtar

fjala mund të vrasë

të na vras neve

 

para edhe një udhë e re

shteku i ndriçuar...

 

 

NUK JAM I DENJË

 

në gjunë bie dhe ul kokën me përulësi

nuk prish qetësinë duke pëshpëritur me buzë të zjarrta

fjalët diku kanë tretur mendimet e capërluara

derisa Ti qëndron mbi mua dhe me durim pret

para shtyllës së fuqishme konfesionali  i vjetër

dhe në të ndoshta prifti i moshuar i thinjur

kollitet kohë pas kohe, i lodhur i drobitur

me peshën e fjalëve duhet të mbart përditë

dhe i shtrirë nën shputat tua porsi gurët

me të cilët është i shtruar me trotuar kjo bota jonë

a thua më duhet të shtoj  në qafën time

aq shumë  aq rëndë për mua, për të për Ty

dhe më në fund e flak nga vetvetja:

nuk jam i denjë që të vish tek unë

duke dal nga tempulli, takoj doganierin

ndalet dhe më vështtron thellë në sy

- harrove o vëlla...e mbaroj për Ty

- “po më thuaj vetëm një fjalë , dhe do te

shërohet  shpirti yt”

E dua këtë mëkatar, nuk më merr doganë

nuk jep llogaritë, nuk mëson dhe nuk moralizon

ndonëse përtërin fjalët  të cilat gjithnjë i harroj

duke shkruar në rubrikat e deklaratës së përditshmne të besimit:

të padenjët, të humburit, të kërkuarit...

 

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx