E enjte, 01.05.2025, 07:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Besar Shkëmbi

E diele, 04.07.2010, 08:19 PM


Besar Shkëmbi

 

 

KUJTIMET E MIA IA FALA ERES

 

Kujtimet e mia ia fala erës

t’mi cojë në shtëpi

t’mi varë në rezë të derë

në degë të qërshisë

atje ku shijova dashurinë e parë

bregut të Lumbardhit

ku verave të nxehta jam larë

 

T’mi varë në degë të kumbullës

t’mi varë në degë të ftonit

në degë të mollës

e në degë të arrës

të derë e oborrit

 

Të mi cojë atje

Ku vera është e nxehtë

E natën ndriçon hëna

Në kopshtin tim me lule

Atje ku ma ka ënda

 

 

I LINI TË LIRË

 

Pse i frigoni zogjët

S’i leni në vendin e vet

Në degët e rrapit

Ku këndojnë përvjet

 

Ata janë të vëgjel

Ata janë të mirë

Në degët e rrapit

I lini të lir[ë

 

 

KËNGËN E LASHË VARUR NË TELIN E LAHUTËS

 

Këngën e  lashë  varur ne telin e lahutës

Aromën e pogaçes  e lashë ne tulin e bukës

Aromën e flisë ne tepsinë mbuluar me  saç

Ne sofër  lakrorin qe e beri motra me spinaq

 

Puthjen e pare qe shijova te Drini bardhe

Ne buzët e vajzës qe me kurrë se pashe

Katër vitetmë të lumtura të  rinisë

Ne bankat e gjimnazit të Pejës i lashë

 

Shaminë qe ma dhuroi vajza e vargjeve te mia

Varur ne degën e dardhës ne kopshtin tim

Ku kalova çastet me te lumtura

Ku e pata  mbjell lulen që m’dha për kujtim

 

Dhe me vrap u nisa pa ditur kah po shkoja

Do të më vrisnin apo do t’shëtoja

Kisha frigë qenin mos do t’me zbulonte

Mos familja më t’vekur keq do ta psonte

 

Se do t’i rrahnin deri në alivanosje

E do  t’i  gjymtoninm këtë e dija mirë

U ndava si duket pergjithmone nga vendlindja

Pi i then kujt  se paku lamtumirë

          

Kjo ndodhi ne Leshën me 26 Maj 1992

 

 

NUK DESHA TË JAM KURRË POET

 

Nuk desha të shkruaj kurrë

as desha të jam poet

frymëzimet dhe ndjenjat e mia

nuk desha të mbesin në këtë jetë

 

Edhe tash pse po shkruaj

pyes veten cfarë me gjeti

kur të kaloj nga kjo botë

dua t'i marrë të gjitha me veti

 

bashke me to dua

t'bëhëm rob i krimbit perandor

kur krisma e çametit të vije

të dalë para zotit me t'gjitha ne dorë

 

 

LAMTUMIRË DASHURI E VJETËR

 

Të kujtohet konvikti numër një

Ku si studente banoje ti

Kur një guri të vockël në xham ta hidhja

Kur doja me ty të rrinja

 

Të kujtohet ajo ditë

Kur si një zog me krihë të thyer me le

pas konvikteve të trandafilat kur me the

Familja do t’me martojë me një tjetër

Lamtumirë dashuri e vjetër

 

 

TI ME JE LULJA MË E MIRA

 

Mes  mollëve të gjoksit tënd

Me pëlqen te digjem

Si rriqëri me lëkuren

me trupin tënd të përpiqem

 

Si gjalp ne tigan

Per ty dua t’shkrihem

Sikur në pasqyrë

N’sytë e tu të shihem

Si  merimanga në rrjetin e vet

në duart   tua të zihem

Në avullin e ngrohtë

dalë nga buzët  tua

emri tim me tëndin

të përzihen dua

 

Dhembja në fushë

Të mos e thajë kurrë barin

Si bleta luleve thimthave

Dua tua thithë nektarin

 

Në kopshtin tim 

mbjellë me trëndafila

Ti me je lulja më e mira.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx