E enjte, 24.07.2025, 10:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Delvina Kërluku

E marte, 06.07.2010, 09:19 PM


Delvina Kërluku

 

Të zhdukurve -kosovar

 

Dhe s'kthehet prapë vallë më?!

Ja morrën kurorën, jetën e gjithçka ç'pat

N'mënyrë barbare vdekja e tij

varrimi-tinës

Dhe unë ende se gjej dhe (ku je) s'e di?!

 

As shpatë s'pat

as helmetë,  as dekorat

as krisma nderimi

që ra martiri

as lutje e rrite...

 

Bërtet shpirti i tij

që nga qielli e gjer në dhe:

-Dua dritë

Dhe unë dot se gjej

e gjallë përmbi dhe.



Shqiptar i Maqedonisë

 

Ishim si nuse e pritme

e Kosovës dhe Shqipërisë

Ku ne prisnim me siguri

të hipnim në kulm të lumturisë

e të lavdisë

Por fati ynë brutal

u rrokullis tatëpjetë

në mjerim

në marrëzi

e në varr.

 

Ne ishim si nuse e pritme

e Kosovës dhe Shqipërisë

dy miq

Por koha shkëmbinj në mes na vurri

Kriminelët gryejnë drejtësinë

blejnë ligjin, vodhën tokën

vatrën e nanës loke

 

Egjaku mu nxeh mu bë vrer e pikë.

Sepse edhe miqtë mu bën armiq

As nuk canë shkëmb e male

dhe më lanë mua këtu në halle…

 

Qenia ime këtu u bë e panatyrë

shpirti e gjuha flakë mu ndez

Ku je mik?

Në tokën tënde vjen një armik

si e le nusen të të ik?

 

Unë jam në pritje tënde

Kosov e Shqipëri

besën ta kam dhënë

për t'u bashkuar

andaj, të pres

dhe nukë vdes

e bashkuar pa ty.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx