Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E merkure, 07.07.2010, 07:17 PM
Engjëll Koliqi
GJITHANDEJ
Tufa zogjshë vijnë
Qiejve të dashurisë
...
Ata që duhet t’i presin
Bëhen se nuk i shohin
Njolloset stina
Dhe rrezikohet shekulli
...
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
TEJ HIPOKRIZISË
Shumë të këqija dalin
Shumë telashe ndodhin
Konform intereseve
Njolloset stina
Vite e shekuj
Largohen nga historia
Të vërtetat thërrasin
E lotojnë
...
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
RRITET VETMIA
Mjerisht
Ende shumica shkojnë
Rreth valleve t’intereseve
Gjithnjë e më shumë shtohen
Ata që i besojnë dashurisë
Dhe mbesin të vetmuar
N’oazat e realitetit
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
VETMI FJALËSH
Vetëm projekte teorike
Ka andej
Vetëm fjalë
Të vetmuara
Pa suksese praktike
Pa asgjë të realizuar
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
NËN URDHËRA
Gjithçka bëjnë
Duke glorifikuar padronin
Deri në masën
Ku ai as që din ta mendojë
...
Përsëriten aktet
Çdo ditë
Sipas filozofisë së intereseve
Pa motiv t’arsyeshëm
...
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
KOHË QË S’KUPTOHET
Të gjithë vrapojnë
Asgjë s’bëjnë
E thonë
Shumë po punojmë
Sheshohen intereset
Secili më i çuditshëm se tjetri
Qëllimi final
S’shihet kurrë
...
Asgjë s’shihet
Asgjë s’kuptohet
Bile as stina e verës
Që na mërdhin...
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
DO TË MBËRRIJMË NË CAK
Nuk do të vlejnë pengesat
As zhurmat
Ne do vazhdojmë marshimin
Të përqafuar në dashuri
Do arrijmë në cak
Si protagonistë të vërtetë
Do e prarojmë me përjetësi
Kurorën
Dhe flamurin e dashurisë
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
DËGJOHEN KËMBANAT
Njëra anë thotë një gjë
Ana tjetër thotë të kundërtën
Nuk përputhen kurrë
As nuk pajtohen
Ne le t’i dëgjojmë të gjitha palët
Pastaj
Nxjerrim një përfundim
Dhe shkojmë përpara
Me të vërtetat
Brenda realitetit
...
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
SHPIRT’ I GËRVISHTUR
Në stinën e mbetur jetime
Kodrave t’intereseve
Rrokulliset shpirt’ i njeriut
Në ferra interesesh gëvishtet
...
I plagosur rëndë
Vdekjen rrezikon
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
MOS MË KUJTONI
Shkoni rrugëve tuaja
Pa zhurma
E pa krekosje
Unë jua kam falur të gjitha
Me një kusht të vetëm
Që të mos flisni kurrë për mua
Që të mos kujtoni
Që dashurinë të mos e ngatërroni
Ju lutem pra
Të jeni të heshtur
Në hapat tuaj
...
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
NUK KANË SHPIRT
Mundohen të shkojnë përpara
Pa parë kënd
As pa dëgjuar britmat e të tjerëve
Ata të klanit të tyre
Sepse nuk kanë ndjenja
As shpirt
Ata nuk janë në këtë botë
Janë kurthuar
Dhe kanë humbur udhën
N’udhëkryqin e intereseve
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
STINË E TRAZUAR
Mëkatet kanë mbuluar
Vallen festive
Që është pështjelluar
Labirintheve të krimeve
Shtrëngata të rrezikshme vlojnë
Me vetëtima e bubullima
Në të gjitha relievet
Kërcënime nga njëra palë
Krime deri në tragjedi
Bën pala tjetër
Gjithkah tollovi
-
Kush e din
Vjen ndonjë shpëtim?!
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
I FALEM ZOTIT
Për jetën interesante
Për të gjitha të mirat
Për mrekullitë
Më së shumti
Për dashurinë
!!!
Garlate (Lecco), 24 qershor 2010
SI DJE EDHE SOT
Fshijmë djersët
Dhe ecim përpara
Në të gjitha veprimtaritë
E sidomos
Në akte të bekuara
Të dashurisë
...
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
NË KOHËN E DHEMBJEVE
Mbase vinte një forcë
Nga fuqia e mrekullisë
Ky trup shumë duronte
Edhe shpirti
Vuajtjet ishin të mëdha
Por origjinaliteti im
Dhe krenaria
Edhe më të mëdha
Historia u pasurua
Me shumë ngjarje
Me shumë ëndërra
Me aspirata lirie
Me vendime dashurie
...
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
NGUSHËLLONIM VETVETIN
N’ato stinë të vështira
U rezistonin shtrëngatave
Nën rrezet e krenarisë
Ngushëllonim vetvetin
Duke pritur këtë stinë
Të dashurisë s’amshuar
Me plot të drejtë
Besonim
Në mrekullitë hyjnore
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
RREZET E DIELLIT TIM
Të gjitha relievet
Në të gjitha botërat
Ndrisin e nxejnë
Të gjithë qiejt e dashurisë
Në këtë stinë të bukur
Në vite e në shekuj
Edhe n’amshim të lumturisë
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
MENDIM I BUKUR
Ndjehem shumë i madh
Edhe krenar
Në çastin vendimtar
Erdhi mbretëresha
Dhe shprehu mendimin e saj
Për ta hapur derën e madhe
Të parajsës së dashurisë
Mendim historik
Me shumë domethënie
Me shumë obligime
Me shumë kënaqësi
Me një vulë të madhe
Në histori
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
ZHURMA HESHTJEJE
Sa herë që kemi heshtur
Ata janë tërbuar
N’ato stinët e vështira
Shumë pluhur kanë ngritur
Mes erërave të kohës
Shumë zhurmë
Për asgjë
Shumë fjalë
Pa fakte
...
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
NË KOHËN E PËRCAKTUAR
Në horizontin e fatit
Bukur shembëllejnë
Lëvizjet dhe veprimet
T’ëmbëla janë
Puthjet e përqafimet
Në vallen e elitës historike
Vallëzojnë aspiratat
Jetësohen ëndërrimet
Edhe dashuria jonë
Thotë fjalën
Dhe merr vendimin
...
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
NË NDRYSHKUN E FJALËVE
Nuk mund të ketë tjetër
Përveç grimca mëkatesh
Mbetur nga shekujt e krimit
Historinë e njollosin
Në kthinat e harresës
Mbesin
Dhe humbin
Përgjithmonë
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
HIPOKRIZI STINORE?!
Dikush andej
Dikush këndej
Përqafime e puthje
Të papritura
Dhe të çuditshme
Shumë interese
Dalin në shesh
Asnjë rezultat
Nuk shihet
...
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
FJALËT QË S’DËGJOHEN
Në botën e tyre
Shumë zhurmë
Njëmijenjë veta
Përnjëherësh flasin
S’merret vesh gjë
Fjalët e dashurisë
Me zërin e arsyes
Nuk dëgjohen fare
Zhurmojnë intereset
Dhe pasionet
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
DJERSËT E FTOHTA
N’ata shekuj
Kur isha i shkelur
Edhepse nuk bëja punë të rënda fizike
Më mbulonin djersët e ftohta
-
Djersë të vuajtjeve
Djersë të mungesës së lirisë
Djersë së varfërisë së madhe
Djersë të aspiratave të shumta
Djersë të shumë ëndërrave
-
Djersë
Djersë
Dhe djersë
Edhe në stinë vape
Edhe ndërmjet stinësh
Gjithnjë të ftohta
Edhe të përgjakura
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010
ZEMËRFLAKË
Me shumë dhembje
Dashurinë e mrekullueshme
Kam vulosur
Sot mbaj fronin e amshuar
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 25 qershor 2010