E hene, 10.02.2025, 10:29 PM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: Kangë për Ismail Kadarenë

E enjte, 08.07.2010, 08:58 PM


Ismail Kadare dhe Ali Podrimja
Ismail Kadare dhe Ali Podrimja

 

Agim Gashi

 

Kangë për

ISMAIL KADARENË

 

Moj sharki mos ma këput telin

nji kangë sëbashku ta këndojmë,

ma të ndritshmit të letrave shqipe

me gjithë zemër ia kushtojmë.

 

Le t´kumbojnë sot telat tu,

të ngrihet zani, të marri dhenë,

tokës së Arbërit deri n´qiell

të ushtojë për Kadarenë.

 

Ngritu lart moj kanga ime

përhapu lartësive nëpër re,

Për ma të dashtunin sot këndojmë,

Për të madhin Ismail Kadare.

 

Këto vargje zemre e melodi

i shpërndaj botës anembanë,

Janë për Ty shkrimtar i shqipes.

T´vinë n´Paris edhe n´Tiranë.

 

Se ngrite lart popullin tand

I dhe zemër, je unikal,

ndaj ky popull t´ka në zemër

Gjeneral mbi gjeneral!

 

Sot me Ty mburret Arbnia,

simbol kulture je për ne,

të na jetosh sa malet tona

O i madhi Kadare!...

 

08.07.2010

Düren

Ismail Kadare dhe Joachim Röhm në një orë letrare në Salzburg
Ismail Kadare dhe Joachim Röhm në një orë letrare në Salzburg



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora