E marte, 30.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Leximi i thjesht i fabulës së mrekullueshme të autorit

E shtune, 10.07.2010, 07:09 PM


Dy drama të autorit të mirënjohur Rexhep Qosja   “Sfinga e gjallë”  Teatri i Gjilanit dhe ” Beselam pse më flijojnë ” e Teatrit Kombëtar të Prishtinës

 

Leximi i thjesht i fabulës së mrekullueshme të autorit

 

Nga Nijazi Ramadani

 

 Shfaqja e dramës “Sfinga e gjallë” të autorit të mirënjohur Rexhep Qosja në regji të Ekrem Sopit të inskenuar nga trupa profesioniste e Teatrit të Gjilanit. Kjo shfaqje  inskenohet për së dyti nga gjilanasit, nëse llogaritet ajo e vitit 1986.

 

Autori i edhe tri dramave tjera, sikur edhe te ” Beselam pse më flijojnë”,  bënë zhveshjen e mitit, duke e zbuluar nga aurela e rrejshme,  në saje të    cilave  është cilësuar si  autor  këtyre veprave “ Vdekja e një mbretreshe”, si edhe romanit “ Vdekja më vjen prej syve të tillë si: “Kafka i lindjes”, “Volteir i Ballkanit “, “Shkrimtari më i mirë i etnisë  i përmasave mbarë shqiptare dhe i Ballkanit”.

 

Regjisori Sopi, ka shpalosur temën e vllavrasjes në shpirtin e njeriut tonë që ka jetuar gjatë, që është veshur si një Sfings  i gjallë, në trajten e kobit, mërisë, smirës, urrejtjes patalogjike që ka nxitur për ta sfiduar njëri tjetrinë, që autori e ka thurrur, duke e vënë gishtin tregues mbi atë plagë që ende kullon. Posaçërisht për krimet që bëhen pas shpime dhe që presin ditën për ta bërë atë, e nuk ndjejnë fare peshën e pendimit dhe të ndërgjegjesë, pra shpërthimi i asaj të keqë që fatkeqësisht bartë në vete çdo njeri, që për herë të parë e ka shprehur Kabili, pre mitologjisë e deri në ditët e sotshme. Nga kjo vepër  që ka në brendësi një shumësi idesh të qarta, të cilat, në çdo komponent skenika shpaloset dhe rikrijon imazhin dhe atributet që i përmban kjo vepër që është i komunikueshëm pa vështirësi nga auditori i gjërë. Vepra shumështresore me strukturë të qëndrueshme të dramës tradicionale që së fundi po i rikthehet për ta trajtuar skena jonë teatrore, që ka për bazë në fabul me monologje, dialogje dhe karaktere me primesa lirike burimore të përpunuara me veti të përditshmërisë sonë nga e kaluar dhe e tashmja, sikur edhe me dendësi të mendimit dhe  të përcjellur me veprime skenikë, duke e projektuar atë si të formësuar,  në një harmoni me qasje të posaqme dhe të papriura me dilema    ndeshet njeriu tonë por me dizajnime të aktualitetit si vlera të qëndrueshme nëpër kohë dhe hapësirë, si një provokim i këndshëm për një skenë teatrore profesioniste.

 

Regjisori Ekrem Sopi i ka qëndruar besnik leximit të fabullës së mrekullueshme dhe ka për bazë veprën e  transponuar për skenë të autorit, i cili sikur këtu edhe në tri dramat tjera, Qosja i përdorë si dy pjesë të një tërësie kundërvënëse që kanë zanafillën prej se ka gjeneruar raca njerëzore prej Ada(e)mit dhe Ha(E)vës) si Kabili e Habili, por duke i ndërtuar si sfidues të njëri tjetrit, i pari si arkitekt i intrigave, ndërsa i dyti, si zëdhënës i aturit, ku për deri sa njëri ngrit mitin, i dyti e rrënon atë; si dy botëra që ndeshen  ndërmjet së mirës dhe së keqës të cilat bashkëjetojnë fatkeqësisht në qenjën njerëzore.Në shfaqje edhe pse nuk paraqitet vrasësi, as I vrari, por pjella e imagjinatës së saj, paragjykimet nga heshtja e saj që mbetët ende ndër ne si plagë që kullon gjak, por duke I dhënë kahje asaj ngjarje në drejtim të shërimit të saj.Shfaqja ngarend në kontuitet  nga vlerat e ditura të autorit Qosja, regjisori që duket se të ketë kuptuar mirë,  dhe nuk i mbetët tjetër pos ta transponojë tekstualisht  si të tërësishme në skenën e teatrit, duke e bashkërenditur me një skenografi ambientale “varri”, që në brendësinë e saj bëhet një jetë “lugati”. Shfaqja jep për të kuptuar një interpretim të drejtëpërdrejt që krijon qasje dramatike për ta plasuar qetësinë, komunikimin me të gjitha mjetet skenike si premier  para publikut.Turpa teatrore gjilanase ka rilexuar thjsehtë në skenë  tekstin e dramës së Rexhep Qosjes sipas variantit të shkruar prej autorit në vitet e ’70-80-at, ku i përmbante elementet bazë  integrues socio të kohës pa i vënë fre vijës univerzale të reflektimi të atyre porceseve në rrafshin artitsik skenik. Aktorët : Kushtrim Qerimi,  Alban Shahiqi, Njomëza Kavealshi, Emine TOSKA, Artan Selimi, .. Gyner Halili, Avni Shkodra, Kenan Gurguroci, etj, të cilëve ju vihen maskat për t’iu çjerrur të gjitha të ligat e njreiut të rikthyer në ambientet skenike të një piramide me ambent varri që nxën në fill  kulti i njreiut sipas maksimis homo sapiens lopus.

 

***

 

Një thyerje meditative mitike shqiptare

 

 Shfaqja e dramës ” Beselam pse më flijojnë ” e Teatrit Kombëtar të Prishtinës

 

  Teatrit Kombëtar të Prishtinës dha premierën e drama ” Beselam pse më flijojnë ” e shkrimtarit, studiuesit dhe publicistit të shquar Rexhep Qosja,e shkruar në vitet e 70’ta, drama 'Beselam, pse më flijojnë' ka për temë mitin e flijimit. Duke marrë për bazë mitin e Rozafatit, drama 'Beselam...' ndërton tregimin mbi sakrificën. egjia: Fatos Berisha.

 

Në një qytet të imagjinuar, dhe të izoluar, sundimtari dhe partia e qytetit tentojnë të mbajnë nën kontroll qytetarët, duke u premtuar ndërtimin e urës, dhe njëkohësisht duke u munduar t'i bindin që të heqin dorë nga ndërtimi i saj. Sikurse edhe në legjendën e Rozafatit, ura e cila ndërtohet ditën , rrëzohet gjatë natës. Duke rikujtuar mitin, profeti bind ustallarët të sakrifikojnë njërën nga gratë e tyre, për në mënyrë që të pushojnë rrënimet dhe mallkimi. Por, sakrifica ishte e kotë.

 

Shfaqja është mirëpritur nga artdashësit dhe rrethet artistike teatrore,  ku shikuesit e brezit më të vjetër kanë pasur rastin që të shohin edhe më parë këtë shfaqje të inskenuar nga Teatri Kombëtar i Prishtinës. Ata e kanë ruajtur në kujtimet e tyre këtë lëndë dramaturgjike dhe këtë inskenim dhe nuk kanë pasur vështirësi ta kuptojnë situatën skenike, se si mbreti i një qyteti, Haruni, u premton qytetarëve se do të ndërtohet ura, ndërsa profeti Malos para ndjen shenja jo të mira. Prifti Ixhlili vazhdimisht kërkon që banorët të luten, ndonëse ndërtimi i urës nuk përparon, ku sipas tekstit të Qosjes, urën dikush gjithnjë e rrënon, dhe më në fund e shoqja e Beselamit, Hëna bëhet theror dhe pas këtij akti flijues ura nuk rrëzohet , deri sa krejt në përmbyllje të aktit të fundit enigma zgjidhet, duke u zbuluar prania e Iblisit me fytyrë njeriu, i cili mbytet nga Beselami. Shfaqja e drama ” Beselam pse më flijojnë ”, e adaptuar sipas dramës së Rexhep Qosjes “Beselam, pse më flijojnë” dhe në regji të Fatos Berishës, luajtur prapë nga trupa e Teatrit të Prishtinës.

 

Dramës “Beselam…”, Qosja e mbështetet në legjendën shqipatre, e cila, si ide e shtron intrigën. Motivimi i flijimit në fund del i kot dhe i për gjasën mitit të Sizifit. Lënda këtu besnikrisht shtrohet sipas tekstit, të drama ” Beselam pse më flijojnë ”,  mbështetë në mitet antike dhe shqiptare, e cila figurativisht mbarë shtrohet me një skenografi moderne.

 

Drama ” Beselam pse më flijojnë ” konceptit të dramës dhe i është mbështetur temës mbi të cilën është thur teksti dramatik i Qosjes, kjo pjesë e  integruar sikur edhe në veprën “Mitet e zhveshura ”(1978) e përbërë nga tri drama, ku hyn edhe kjo lëndë dramaturgjike e botuar për herë të parë edhe në revistën letrare “Jeta e Re” nga është marrë edhe teksti dramatik i shfaqjes së gjilanasve, në veprën “Beselam…”. Autori zhvesh dhe demitizon mitin duke mëtuar kështu që lexuesin e tij shqiptar, dhe jo vetëm atë, t’a kthejë në realitet, gjegjësisht ta bëjë që ta shohë veten në pozitën e tij. As sot, pas më se 30 vjetësh, sikur nuk është kuptuar ky mesazh, dhe mbase ndoshta kjo nuk është kuptuar as nga regjisori , e as aktorët e teatrit komëtar, ku skenat e tekstit mbeten në figurat hije, edhe pse në tekst vërehet synimi që t’i ikë dhe t’i shmanget paraqitjes njëdimensionale të thyerjes së kohës me elemente meditative. Shfaqja ndjek atë variant sepse, edhe sot mitet kanë mbetur mite, kurse jeta sikur është mbështjellë nën vorbullën e saj.

 

Shfaqja, nisë përmes një rrëfimi mitik, linjë e cila përfillet vazhdimisht si qasje e tij e preferuar regjisoriale, me rajvizime konceptuare, veprime këto që kanë bërë që shfaqja të derivojë jashtë ngjarjeve dramatike, porse përmbyllja, një element i vetëm, përkon me atë siç do të duhej të ishte sipas veprës së autorit. Këto mesazhe arrijnë tek publiku, duke e shtuar intensitetin emocional, por jo edhe ritmin dhe tempin e shfaqjes, ndonëse këtë e ngadalëson drita me mjaft mangësi, si përmes efekteve të pamjaftueshme të ndriçimit, të cilat do të duhej të lokalizonin veprimin, ashtu si edhe përmes elementeve sugjestive të projektuesit (Konstruktorit). Gjithashtu edhe përmes momentit të kërcimit të valles, provojnë të sjellin risi dramatike në skenë pas atyre goditjeve shpirtërore të njëpasnjëshme që kishin bartur në personazhet e dramës. Shfaqja ngarend tempin atëherë kur qytetarët dhe ushtarët dalin karshi Iblisit, kurse më vonë drama tenton të bëhet përmes atmosferës së pasigurisë, dyshimeve, dilemave, frikës duke vënë gjithçka në pikëpyetje, por ato nuk janë zhvilluar konform tekstit dramatik që do të shkonte rrugës së trasuar, thurjes e shthurjes me batica dhe zbatica, tensione të përgjithshme, gjendje psikosociale të ndërtuar pranë gjysmë murit të rrënuar në hapësirën e projektuar skenike, i ngarkuar me gjysmë ndriçime, monologë, lutjeve dhe fjalime profetike, gjë që këtu e zhvendos lëndën dramatike nga teksti i Qosjes në mitet antike. Me këto dhe momente tjera, regjisori , por edhe aktorët janë munduar të reflektojnë te publiku risi, të cilët kishin mbushur sallën e teatrit të qytetit, qëllim që nuk është arritur. Mund të themi se, skenografisë i ngjallet simbolika e urës moderne lindje perendim, mbi të cilat është ndërtuar drama; hapësira e lojës është e mbushur me prapaskena të mbuluar, ndërsa efektet muzikore, herë vien dhe kështu qëndron me ritmin dhe tempon  gjatë gjithë shfaqjes. Me vepra të tilla siç është kjo e Rexhep Qosjes, u pa se do të duhej patur, pos guximit, edhe  trupë  të përsosur teatrore si kjo për të inskenuar këtë shfaqje të arrira skenike.

 

Mbase kjo ishte edhe përshtypja e publikut dhe njohësve të kësaj fushe, në një debat të zhvilluar pas shfaqjes. Komunikimi i nivelizuar mes aktorëve, ndjenja e fuqishme për lojë ekipore dhe individuale, ekspozime të mbretit dhe fjalamane të profetit, e kanë përcjell shfaqjen. Ishte një qasje tjetër, të cilin duhet veçuar, sikur edhe disa shkëputje, që pasonin një pas një, me mbajtje të ritmit dhe tempin e lojës së aktorëve në situatë vazhdimisht të tensionuara, ku personazhi shihet nga situata rrëfimtare e jo situata përmes personazheve, dukuri të cilat e kanë rënduar shfaqjen deri në fund. Deri sa te autori (R..Qosja) tragjedia fillon në popull dhe bartet në familje, që kjo do të thotë se është fshirë teksti dramatik.

 

Subjekti tragjik i iniciuar nga fuqitë njerëzore që e hasim te teksti i autorit, që faktikisht e bëjnë tragjedinë te shfaqja pason nga shkaktari i tragjedisë familjare dhe shoqërore është bartur të fuqitë natyrore. Moment tragjik është pamja e fundit e shfaqjes, murimi i nuses, duke lënë përshtypje se koncepti dhe qasja regjisoriale ishte shtruar si tragjedi  me motive shqiptare.

 

Shfaqja e drama ” Beselam pse më flijojnë ”  është si tezë e kuptimit të veprës së autorit, Rexhep Qosja, ku autori flet për një flijim të kot, ndërsa në skenë del mbi atë motiv edhe një kuptim i ri të demitiyuar.

 

Me dramë ” Beselam pse më flijojnë ”,  regjisori Berisha ka fshirë elementin qenësor tragjik, duke e mbuluar  regjisori atë me lojë kolektive, skenografi, muzikë dhe statikë, duke e paraqitur atë me pa bazë reale, me të cilën është ndërtuar drama “ Baselam, pse më flijojnë ” ,  ku  edhe nusja dhe publiku u bind për një akt të tillë të flijimit, duke ndërtuar variantin origjinal të tekstit të Qosje.

 

Në shfaqjen e trupës prishtinase, regjisori ka ndërtuar një qasje origjinale të konceptuare mbi tekstin dramatik, duke ndërtuar një strukturë  përmes elementeve të “Urave” Lindje perendim, që këtu dalin si elemente të lashtësisë së “Urës së shejtë” dhe i vihet asaj një ingranazh ndërlidhëse, që mbetet si ide, por edhe dramë. Kështu duke ju qasur një realiteti të kapur me universale e problematikës të cilin ai e kuptonte si të tillë dhe i cili ka për bazë mitin, që letërsia dhe njëkohësisht edhe dramaturgjia e kanë pjesë të riciklimeve historike. Nga vepra e Qosjes drama ” Beselam pse më flijojnë ”, rrjedhë ideja se duhet eliminuar shpirtngushtësinë për të ndërtuar kompaktësinë shpirtërore. Ndërsa në skenë mundohet të sillet ideja e ndërtimit të me emocione siç ndodh edhe tek tragjeditë antike, pra, edhe këtu del si teatër epiko-poetik.

 

Luajnë: Çun Lajçi, Bislim Mucaj, Shkumbin Istrefi, Luan Jaha, Hazir Myftari, Sheqerije Buqaj, Anisa Ismajli, Veton Osmani, Eshref Durmishi, Armend Ismajli, Ramadan Malaj, Kushtrim Hoxha, Rozi Kryeziu.Kori Newborn, Babuka & Drum collective, Patris Berisha, anëtarë nga Baleti i Kosovës. Asistentë regjie: Kushtrim Hoxha, Trim Musliu,Skenografia dhe dizajnë ndriçimi: Nico de Rooij (Holandë),Muzika: Ilir Bajri, kostumet: Yllka Brada.Menaxhere e projektit: Vjosa Shala.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora