Kulturë
Fan Noli: Thomsoni dhe Kuçedra
E premte, 09.07.2010, 08:21 PM
FAN S. NOLI
THOMSONI DHE KUÇEDRA
Te Ura, te Ura
Vraponi, o burra.
Me armë, me topa, me kordhë e me shpata.
Se dolli kuçedra e errët nga nata,
Se ngriti bajarakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjakut në Durës me vrap.
Kuçedr’ e Turqisë,
Hyen’e urisë,
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpër zavarniset, i sillet përqark,
Me dinin[1] në gojë, me helm në bark.
Kuçedrën e vranë
E ahasi më parë
Thomsoni nëVlorë, kur vinte prej detit
Me akatërqnd krahë, lubi’ e Dovletit;[2]
Ee zuri për gryke, e shtriu përdhe
Nga thonjt’ i rrëmbeu të mjerin Atdhe.
Pastaj për së dyti
Në Durrës e mbyti
Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,
Kur hodhi Esadin[3] nga Froni nga maja,
Nga foraca në pluhër, nga burgu në det,
Me grush prej rrufeje, që ngrin e që tret.
Kuçedra e thyer,
Në turp e përlyer
Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës
Dhe ngrihet me forcë, në Gjol, afër Urës.
Shqiptari i verbuar vërsulet në det,
Shkel Flamur dhe Nënë dhe vëllezër po vret.
“Dy herë të ktheva,
Të shtriva, tëndeva,
Po parapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite,
Prit-më, the, prit-më!” Dhe prapë-iu vërvite,
Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re,
Kalorës i huaj që vdiqe për ne!
Nga Ura, nga Ura
Po ikni, o burra?
Ju ikni, po hije e kalorsit[4] s’ikën!
Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën,
Se urën e ruan, se Urën e mbron
Stihia – Shqiponjë, me qip e me thonj.
Te Ura, te Uara,
Vajtoni o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vetë e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.
(FAN S. NOLI: “ ALBUMI – 2”, Prizren, f. 33-34)