Kulturë
Ekrem Ajruli: Reagim ndaj komentit të z. Baki Ymerit, për poezinë ‘’Kam atdhe’'
E diele, 11.07.2010, 03:47 PM
REAGIM NDAJ KOMENTIT TË Z. BAKI YMERIT, PËR POEZINË “KAM ATDHE”
(Botuar në Zemrashqiptare para ca ditësh)
Nga Ekrem Ajruli
Pikësëpari z.Baki ne nuk jemi miq, vetëm njihemi si bashkëqytetarë, unë kohëve të fundit në shkrimet që bën të njoh si Baki Ym(j)eri, por edhe si A.Voka, K.Kosova, I.Dardani ndoshta ke edhe emra tjerë, por ti meriton të quhesh asgjë tjetër vetëm Boki Shejtani, ngase gjithmonë tenton të shuash zjarrin me benzinë.
Zotëri i nderuar si duket të paskan lënë sytë dhe nuk i ke lexuar mirë vargjet, ku lexove se unë jam ateist. Andaj të sugjeroj t’i lexosh më mirë për të kuptuar të vërtetën.
Pse gjithë koj urrejtje ndaj fesë Islame zotni ç’faj të ka ty?!
Më thua se nuk bën të futen në një thes të gjitha, po ja që për fat të keq ato janë në një thes, duam apo nuk duam ne. Nëse Gjergj Kastrioti luftonte shqip, lutej shqip, falej shqip.
–Më thuaj ç’bënte Skënderbeu mos vallë bënte kryq në Vatikan. Dije mirë Baki Ymeri se për shqiptarët që i thërrasin arsyes së mendjes të gjitha fetë janë të shenjta, vetëm çiftit tënd në të dyja anët i pengon toleranca fetare ndërshqiptarëve.
Ti më fton të vij në fenë e të parëve, në cilën atë të Gjergjit apo të Skënderbeut?
Dhe unë të sugjeroj më mirë të rimë secili në atë ku ndihet rehat, sidomos ty që e ke humbur rrugën të këshilloj, mos merr rrugën kah e kaluara se po vazhdove të gjesh të parët, do të lodhesh shumë dhe do arrish e din ti...
Në fund të rojë Katedralja krah për krah me xhaminë kudo në trojet SHQIPTARE ashtu siç duhet të jenë, jo kështu të nëpërkëmbura për interesa individësh. Le të ngelin me të vërtetë shtëpi të Zotit, se vetëm kështu s’kanë ç’u bëjnë nipat e kontit Drakula.
Me shëndet, Ekrem Ajruli