Kulturë
Luan Çipi: Një komb, një fe - shqiptaria
E diele, 11.07.2010, 03:27 PM
Luan Çipi
NJË KOMB, NJË FE - SHQIPTARIA
Besojë se e dini, po dhe në se dini
Ju a them sekretin, tani menjëherë:
Përherë dëgjoj hapin e Is Buletinit
Kosovën, ndër vite, në mendje kam ndjerë.
Kur kali Dori drejtohej i bindur,
Me frerin tendosur dhe hapin revan,
Nga oda e babës, ku pata lindur,
“Sheshi i Flamurit” ishte fare pran.
Dhe ditët radhë, bëheshin vite,
Sundonte dëshira në shpirt dhe në zemër
Si gegët dhe toskët të kishin një emër?
Jugu, veriu dhe mbi veriu,
Lab, Krutanë dhe Kosovar
Gjithkund, ku shqipen e flet njeriu,
Shqipëri të quhet, si dhe më par.
Evropa plakë, plot faje e çarje,
Shtyrë nga Amerika, së fundi u zgjua:
“Ejani te unë, pa kufi e ndarje
Si shtete, bashkuar, të gjithëve ju dua”.
Fituan Shqiptarët, po troket Liria
Prizren dhe Vlorë, një të pa ndarë:
Një Komb, një Fe - Shqiptaria
Dhe në Parti – si Atdhetarë.
Vlorë, 10 korrik 2010