E marte, 30.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Mexhid Yvejsi: Promovimi i punës shkencore të Doc.prof.dr. hfz.Hajredin ef. Hoxha

E diele, 11.07.2010, 09:17 AM


PROMOVIMI I PUNËS SHKENCORE…

të Doc.prof.dr. hfz.Hajredin ef.Hoxha

 

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

    Me 8 Korrik 2010, pas namazit të drekës, në Amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” të Prizrenit, Bashkësia Islame e Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit organizuen e zhvilluen promovimin e punës shkencore,si edhe promovimin e librit Doktrinat e Tefsirit në Trojet Shqiptare, të Doc.prof.dr.hfz.Hajredin Hoxha.

    Ky promovim i rrallë, ku ishin të pranishëm shumë dashamirë të kulturës, të librit, të diturisë nga të gjitha trojet e Shqipërisë. Promovimi u zhvillue me këtë renditje:

    Në fillim u këndue një ashere nga Kur’ani i madhërishëm.

    Myftiu i Kosovës, Mr.Naim ef. Tërnava mbajti fjalën e rastit.

    Sedat ef.Islami paraqiti jetëshkrimin Dr.Hajredin Hoxhës.

    U lexuan tri kumtesa nga tre doktorë shkencash :

    Dr.Xhabir Hamiti

    Dr. Naser Ramadani

    Dr. Sylejman Osmani

    Pas kumtesave u shfaqë në projektor një film dokumentar rreth veprimtarisë arsimore-edukative-kulturore të dijetarit dr.Hajredin Hoxha.

    Në fund, dr.Hajredin Hoxha përshëndeti me përmallim të pranishmit, organizatorët, bashkëpuntorët...

 

  

Hajredin Hoxha
Hajredin Hoxha
Kush është Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha?  

 

 Lindja, shkollimi, diplomimi… 

 

 

      Hajredin Hoxha lindi me 1 Tetor 1968 në Prizren, ku kreu mësimet fillestare. Shkolën e mesme e kreu në Damask, Siri, me sukses shembullor, gjatë viteve 1983-1989.

     Ka  diplomuar në Fakultetin e Kur’anit dhe Studimeve Islame pranë Universitetit Islamik të Medinës, Arabi Saudite,  më1994, me sukses të lartë.

      Ka magjistratura në Tefsir – Interpretimi i Kur’anit, në Departamentin e Studimeve të Kur’anit dhe Sunnetit, me sukses: Shembullor. Universiteti Islamik Ndërkombëtar, Kuala Lumpur, në Malajzi, në vitin 2000.  

      Tema e disertacionit të Magjistraturës: Metodologjia e shehidit (dëshmorit) Sejid Kutub në kuptimin e ajeteve që kanë të bëjnë me da’vet sipas tefsirit: Fi Dhilalil Kur’an, kaptina: El En’am si rast studimi ( MANHAJ SAYID QUTB FI FEHMI AYAT AL'DA'WAH- MIN KHILALI TEFSIRIHI FI DHILALIL QUR'AN- SURETUL EN'AM NAMUDHAJAN)

    Ka doktoruar në filozofi, (PH.D.) në Tefsir – Interpretimi i Kur’anit, departamenti i studimeve të Kur’anit dhe Sunnetit, me sukses: Shembullor, në vitin 2003, Universiteti Islamik Ndërkombëtar, Kuala Lumpur, Malajzi.

     Tema e disertacionit të doktoraturës: Trendët dhe orientimet intelektuale fetare në studimet Kur’anore në mesin e ulemave shqiptar në kohën moderne, shekulli XIX dhe XX (AL ITIJAHAT AL FIKRIYA WA AL DIYNIYA FI AL DIRASATIL QUR'ANIYAH LEDA ULEMAI AL-ALBAN FIL ASRIL HADITH)

     Ka diplomë në gjuhën gjermane nga ISTAC, (Instituti ndërkombëtar për mendim dhe qytetërim islam), Kuala Lumpur, 2001, Malajzi.

 Ka diplomë në gjuhën angleze nga CELPAD, 1998, (IIUM), Kuala Lumpur, Malajzi.

  Ka diplomë për specializim në leximin e Kuranit (Tilavet) sipas versionit të Al-Imam Hafs nga Al-Imam Asim, për një periudhë gjashtë mujore, 1994, ku ka pranuar edhe Senedin – Zinxhirin e Artë, që simbolizon vargun e lexuesve të besueshëm dhe profesional, linja e të cilëve shkon deri tek Pejgamberi (a.s.).

 

       

Përvoja akademike ndër vite

 

 

1991-1994

Mësues i Kuranit të Shenjt (Hifz), Medine

 

1995-1997

Imam dhe hatib në Xhaminë ‘Sinan Katib’, Prizren – Kosovë

 

1995-1997

Ligjërues i shkencave islame në Shkollën e Mesme Fetare ‘Alauddin’, paralelja Prizren – Kosovë.

 

1997-2000

Imam i namazit të Teravive për stafin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Kuala Lumpur – Malajzi

 

1997-2001

Asistent ligjërues i studimeve islame në fakultetin e Njohurive të Shpallura Islame dhe Shkencave Humane, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë.

 

2004 – deri sot

Asistent profesor i studimeve islame, Kolegji Community, Universiteti Taibah, Medine, Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Brunei…

 

Shpërblimet, mirënjohjet e tij dhe veprimtari…

 

 

1. Diplomë Mirënjohje për kontributin e dhënë si Imam i Teravive për vitin 1422 H, në Xhaminë Sulltan Haxhi Ahmed Shah, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, Kuala Lumpur.

 

2. Diplomë Mirënjohje për kontributin e dhënë si Imam i Teravive për vitin 1423 H, në Xhaminë Sulltan Haxhi Ahmed Shah, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, Kuala Lumpur.

 

3. Diplomë Mirënjohje për kontributin e dhënë si Imam i Teravive për vitin 1424 H, në Xhaminë Sulltan Haxhi Ahmed Shah, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, Kuala Lumpur

 

4. Diplomë Mirënjohje për vijimin dhe participimin në Seminaret Javore të së Premtes, të mbajtura në lokalitetet e Fakultetit të Shkencave Islame dhe Humane, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, 01.09.2002.

 

5. Diplomë Mirënjohje për prezantimin e një kumtese në ‘Seminarin një ditor inter-diciplinues pasuniversitar’, organizuar nga Qendra e Studimeve Pasuniversitare, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, 6 Dhjetor 2001.

 

6. Diplomë Mirënjohje për pjesëmarrje në garat e Leximit të Kur’anit në nivel universitar, 13-14 Maj 1999.

 

7. Diplomë Mirënjohje në fushën e Thirjes Islame, si dhe Imam për namazin e Teravive në Ambasadën Mbretërore të Arabisë Saudite, nga Shkëlqesia e tij, Sheik Abdurrahman El Zeir, Kuala Lumpur, 1998.

 

8. Diplomë Mirënjohje për ndihmë jetimëve, nga kryetari i Shoqata Bamirëse Islame (Sanabil el-khair – Kalliri i Mirësisë), Prizren – Kosovë, 2003.

 

9. Diplomë Mirënjohje për kontributin në fushën e Thirrjes Islame, si Udhëheqës i Komisionit për Mësime Islame, Kolegji Community, Universiteti Taibah, 2004

 

10. Diplomë Mirënjohje për kontributin në fushën e Thirrjes Islame, si Udhëheqës i Komisionit për Mësime Islame, Kolegji Community, Universiteti Taibah, 2005.

 

11. Diplomë Mirënjohje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë: Metodat e Interpretimit të Kuranit dhe Hadithit, Universiteti Islamik Ndërkombëtar i Malajzisë, 17-18 Korrik 2006, Kuala Lumpur.

 

12. Diplome Mirënjohje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare: Rëndësia e dialogut në mendimin Islam, Universiteti Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe, 20-23 Prill 2007

 

 

Konferencat Ndërkombëtare dhe Seminaret

 

 

1. Kumtesë ( Punim shkencor ): Minoritetet myslimane në Evropën Lindore dhe Perëndimore – sot dhe nesër, në konferencën ndërkombëtare Përkrahja e Pejgamberit Muhamed (a.s.), 22-24 Mars 2006, El-Menamah – Bahrein

 

2. Kumtesë ( Punim shkencor ): Trendët dhe orientimet sociale në Studimet Kur’anore në mesin e ulemave shqiptar në kohën moderne, në konferencën ndërkombëtare: Metodat e Interpretimit të Kuranit dhe Hadithit, 17-18 Korrik 2006, Universiteti Internacional Islamik, Kuala Lumpur, Malajzi.

 

3. Kumtesë ( Punim shkencor): Barrierat e dialogut dhe faktorët dështues në kohën moderne, Rasti i shqiptarëve dhe serbëve, në konferencën ndërkombëtare mbi Rëndësinë e dialogut në mendimin Islam, Universiteti Sharjah-se, Emiratet e Bashkuara Arabe, 20-23 Prill 2007

 

4. Kumtesë( Punim shkencor ): Metodologjitë e Ulemave shqiptarë në Interpretimin e Kuranit në kohën moderne, në konferencën ndërkombëtare: Kurani i shenjtë dhe metodat e interpretimit, Fes – Marok, 10-12 Maj 2007.

 

5. Kumtese ( Punim shkencor ): Kualifikimet Shkencore dhe Fetare për Mufes-sirin Bashkëkohor - Sejid Kutub-i shembull dhe rast i studimit, ne konferencën ndërkombëtare ( Te Kuptuarit e Kuranit - Metoda dhe Horizonte), Aman – Jordani, 2-3 Gusht 2008.

 

6. Kumtese ( Punim shkencor ): Akademiket Shkencore Serbe dhe Spastrimi Etnik i Shqiptareve Mysliman ne Kosove-ish Jugosllavi, ne konferencën ndërkombëtare ( Roli i Akademikeve Shkencore përballë Globalizimit dhe Diversitetit Kulturor ), Phuket –Thailand, 8-10.04.2008.

 

7. Kumtese ( Punim shkencor ): Kontributi i Hoxhës dhe Mendimtarit H. Sherif Ahmeti-it ne Fushën e Studimeve Kur’anore-Studim analitik dhe kritik i Metodës se tij ne Tefsir, ne Seminarin shkencor ne përkujtimin e 10 vjetorit te tij dhe kontributit te tij ne fushën e Islamistikes, ne Fakultetin e Studimeve Islame, 17.04.2008, Prishtine, Kosove.

 

8. Vijues i aktiviteteve të seminarit ndërkombëtar: Orientalistët dhe Studimet Kur’anore, Kompleksi i Kuranit Mbreti Fahd, Medine, 7-9 Nëntor 2006.

 

 

Përvoja administrative

 

 

2004 – deri sot

1. Instruktor akademik, Kolegji Community, Universiteti Taibah.

2. Kryetar i komisionit të mësimit islam, Kolegji Community, Universiteti Taibah.

3. Anëtar i komisionit për këshillim dhe udhëzim, Universiteti Taibah.

2006-deri sot

4. Anëtar i Komisionit për interpretimin e Kur’anit, në webfaqen: http://www.tafsir.org në Internet.

1999 – deri sot

5. Anëtar vullnetar pranë Organizatës Bamirëse për Jetime, (Kalliri i Mirësisë), Prizren – Kosovë.

 

Lëndët që ligjëron:

 

1. Kulturë Islame

2. Kulturë Islame

3. Tefsir (Interpretimi i Kuranit)

4. Tefsir (Interpretimi i Kuranit)

5. Sireh (Biografia e Pejgamberit Muhamed)

6. Tilavet (Leximi i Kuranit)

7. Shkencat e Kuranit të Shenjtë

8. Bazat Islame

9. Studime Kur’anore

 

Librat dhe punimet e botuara në gjuhën shqipe

 

 

1. Broshurë në gjuhën shqipe: Si ta mësojmë përmendësh Kuranit e Shenjtë, 1995, Prizren – Kosovë.

 

2. Fletushkë në gjuhën shqipe: Mësime nga Hixhreti, 1995, Prizren – Kosovë.

 

3. Përkthim nga arabishtja i librit: Sekretet dhe urtësitë e disa urdhrave Kur’anore, i autorit Dr. Muhamed Said Ramadan Al Buti, 1996, Prizren – Kosovë.

4. Recensentë i Përkthimit të Kuranit të Madherishem, Hasan I.Nahi, 1988, nga Arabishtja në Shqip, ko-autor, 2006, Tiranë - Shqipëri

 

5. Artikull: Porosia e Ramazanit nga Medina: mësime nga agjërimi i Ramazanit, 2006, revista javore Besa , Prizren – Kosovë

 

6. Artikull: Dimensionet shoqërore, shpirtërore, morale dhe historike të Haxhit, 2006, Gazeta javore Besa , Prizren – Kosovë.

 

7. Kumtese ( Punim shkencor ) Studimi Analitik dhe Kritik i Metodës se Hoxhës dhe Mendimtarit H.Sherif Ahmeti-it ne përkthimin e Kuranit dhe Tefsirit te tij, Medine, 2008.

 

Librat dhe artikujt e botuar në gjuhën angleze:

 

 

1. ( Punim shkencor ) Studim kritik i librit: Boshnjakët dhe sfidat e modernitetit, Hapsburgu i vonshëm dhe epoka osmane, Prof. Dr. Fikret Karçiç, 2004, Zhurnali At-Tajdeed, IIUM.

 

2. Artikull: Dobitë e mësimit përmendsh të Kurani të shenjtë në periudhën e hershme të fëmijërisë , 2001, The Star, gazetë ditore, Kuala Lumpur, Malajzi.

3. ( Punim shkencor ) Urtësia e zbritjes graduale të Kuranit të Shenjtë (i pa botuar), 2001, Kuala Lumpur, Malajzi.

 

4. ( Punim shkencor ) Mendimtari dhe shkrimtari shqiptaro-turk: Mehmet Akif Ersoj, jeta dhe vepra e tij (i pa botuar), 2001, Kuala Lumpur, Malajzi.

5. Artikull: Koncepti i frazës: Evropë, (i pa botuar), 2001, Kuala Lumpur, Malajzi.

 

6. Artikull: Miti i Kosovës mbi justifikimin e masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë, 2001, Kuala Lumpur, Malajzi

.

7. Artikull: Vëllazëria Islame, Projekti Malajzian i leximit të Kuranit për jetimët e Kosovës, publikuar mbi kopertinën e CD-së, 2003, Kuala Lumpur.

8. Artikull :Ndryshimi i mënyrave dhe taktikave në mbrojtjen e Islamit (i pa botuar), Medine, 2006.

 

9. Artikull: Roli i orientalistëve malajzias ( Te Malajzise ) në ndërrimin dhe shtrembërimin e imazhit të Islamit, 2007, Medine, ( www//malaysia- today.net/blog2006/holds.php?itemid=1360)

 

10. Artikull: Kush ka të drejtë të flasë rreth Islamit, 2006, Medine, www.malaysiakini.com.

 

11. Artikull: Metodat e orientalistëve në sulmimin e Islamit, përgjigje Z. Raja Petras, 2006, Medine, http://malaysia-today.net/blog2006/reports.php?itemid=2134

 

12. Artikull: Parashikimet shkencore në Kuran, përgjigje një artikulli të publikuar nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, 2006, Medine, www.malaysiatoday.net

 

13. Artikull: A duhet çifutët dhe të krishterët ta ndjekin fenë Islame, (i pa botuar), 2004, Medine.

 

14. Kumtese ( Punim shkencor ) Sekti i devijuar Bektashi – analizë e përgjithshme mbi doktrinën dhe besimin e tyre, (i pa publikuar), 2007. Medine.

 

15. Kumtese ( Punim shkencor ) Akademiket Shkencore Serbe dhe Spastrimi Etnik i Shqiptareve Mysliman ne Kosove-ish Jugosllavi, Medine, 2008.

 

16. Kumtesë ( Punim shkencor ), Funksionet dhe dobitë e Ilustrimit Artistik ne Kur’an, përkthim ko-autor: Dr. Naser Al Qadi @ Dr.Hajredin Hoxha, Medine, 2008

 

Librat dhe artikujt e botuar në gjuhën arabe:

 

 

1. ( Punim shkencor ) Studim kritik i librit: Boshnjakët dhe sfidat e modernitetit, Hapsburgu i vonshëm dhe epoka osmane, Prof. Dr. Fikret Karçiç, 2000, Zhurnali At-Tajdeed, IIUM

 

2. Kultura e myslimanit të sotëm, Medine, 2004.

 

3. Kumtesë (punim shkencor) Trendët sociale në studimet e Kuranit në mesin e ulemave shqiptar në kohën moderne, 2006, IIUM.

 

4. Kumtesë ( punim shkencor ): Minoritetet myslimane në Evropën Lindore dhe Perëndimore – sot dhe nesër, http://nosra.islammemo.cc/onenew.aspx?newid=1742

 

5. Kumtesë ( punim shkencor ) Terrorizmi – diagnoza dhe shërimi, botuar në Zhurnalin El-Hikmah, 2007, Medine.

 

6. Kumtese ( punim shkencor ) Kualifikimet Shkencore dhe Fetare per Mufes-sirin bashkëkohor- Sejid Kutub-i, shembull dhe rast i studimit, Medine, 2008.

 

7. Kumtesë ( punim shkencor ) Roli i priftërinjve serb, politikanëve dhe dijetarëve në ndezjen e luftërave në gadishullin ballkanik – rasti i Kosovës dhe Serbisë, botuar në Zhurnalin Al Dirasta Al Ijtimaiyah, Technology University, San’a – Yemen, 2007.

 

8. Kumtesë ( punim shkencor ) Metodologjia e Ulemave shqiptarë në Interpretimin e Kuranit në kohën moderne, botuar në zhurnalin e Universitetit Seyidi Muhamed Bin Abdil-lah, 2007, Fes – Marok

 

9. ( Punim shkencor ) rreth dialekteve (kiraeteve) të Kuranit, Sheikh Abdul Fattah El Kadi dhe orientalisti hungarez Ignaz Gold Tsiher, ballë për ballë, i pabotuar, 2003.

 

10. ( Punim shkencor ) Një vështrim kritik islam i historisë antike dhe moderne shqiptare, i pa botuar, 2005.

 

11. (Punim shkencor ) rreth Kiraeteve (dialekteve) të Kuranit, Tendencat dhe orientimet rreth interpretimit të Hadith Al Ahruf Al Sab’ah (shtatë leximet), i pa

botuar, 2004.

 

12. ( Punim shkencor ) Prioritetet në Islam sipas vizionit të Shehidit Sejid Kutb, i pa botuar, 2001.

 

13. ( Punim shkencor ) Interpretimi shkencor i Kuranit të shenjtë, sipas Seid Kutbit, i pa botuar, 2001.

 

14. ( Punim shkencor ) Urtësia e zbritjes graduale të Kuranit të shenjtë (i pa botuar), 2000.

 

15. Artikull: Islamizimi i diturisë – terminologjia dhe qëllimi i saj, i pa botuar, 1999.

 

16. ( Punim shkencor ) El-Vasatija (të qenit it mesatar dhe jo ekstrem) është shërim për terrorizmin, 2004, Al Jam’iyatu Al Thakafiyatu Al Arabiyatu, Medine.

 

17. Mysafir special (katër herë) në studion e Xhamisë së Pejgamberit – El Haram, program satelitor javor: From Medina – kanali i dytë saudit, 2005.

 

18. Shatë artikuj rreth tematikave të ndryshme dhe çështjeve aktuale, në revistën mujore të Universitetit Taibah (Risalatu Taibah)

 

9. Tri CD të incizuara me lexim të Kuranit , publikuar në Kuala Lumpur, Malajzi, 2001.

 

20. Pesë artikuj te gjate ne Revistën Javore Internacionale: Al Mujtama’ Kuvajtiane. Linçet e artikujve ne Internet:

http://www.almujtamaa-mag.com/Detail.asp?InNewsItemID=255015

 

http://www.almujtamaa-mag.com/Detail.asp?InNewsItemID=255629

http://www.almujtamaa-mag.com/Detail.asp?InNewsItemID=256124

http://www.almujtamaa-mag.com/Detail.asp?InNewsItemID=264606

http://www.almujtamaa-mag.com/Detail.asp?InNewsItemID=16307221-

 

Pesë intervista shkencore dhe fetare te gjata ne Gazeten e përditshme Bahrejnijane – Al Wakt. Linqet e intervistave ne Internet:

http://www.alwaqt.com/art.php?aid=97857

http://www.alwaqt.com/art.php?aid=101363&hi=???%20?????%20????

http://www.alwaqt.com/art.php?aid=102237&hi=???%20?????%20????

http://www.alwaqt.com/art.php?aid=104648&hi=???%20?????%20????

http://www.alwaqt.com/art.php?aid=104648&hi=???%20?????%20????

 

 

                     Disa fjalë rreth librit :

 

                 DOKTRINAT E TEFSIRIT

                  NË TROJET SHQIPTARE

 

 

     Ky libër madhështor është teza e doktoraturës e Dr.Hajredin Hoxhës, shkruar në gjuhën arabe, është kontrolluar dhe aprovuar nga :

     1.Prof.Dr. Abdul Kahhar Al’Any, (mentor), Irak.

     2.Prof.Dr. Fikret Karçiç, (mentor), Bosnje.

     3.Prof.Dr. Xhamal Ahmed Badi, Kurdistan, Irak.

     4. Prof.Dr.Muhamed Beha’uddin Husein, Kuristan, Irak.

      5.Prof.Dr. Suat Yildirim, Turqi.

      6. Prof.Dr. Muhammed Ibrahim Zein (kryetar i komisionit), Sudan.

 

     Titulli i librit në original, në gjuhën arabe, është :

         ITTIXHATUT-TEFSIR FIL-ERADIL ALBANIJE

 

         E përktheu nga arabishtja: Prof. Muhamed Mustafa.

         Redaktor dhe korektor: Hamdi Iljazi

         Lektor: Ahmed R. Ramadani

         Recensent: Dr. Zekerija Bajrami

         Tetovë, 2010.

 

         Libri ka 395 me këtë përmbajtje : 

       

1.         HYRJE.............faqe : 3-9.

         PJESA E PARË :

         TOKAT SHQIPTARE NGA ASPEKTI POLITIK DHE FETAR NË KOHËN BASHKOHORE......faqe:9-83

         PJESA E DYTË :

         SITUATA SHOQËRORE NË TOKAT SHQIPTARE NË KOHËN BASHKËKOHORE.......................faqe: 83-163.

         PJESA E TRETË:

         DOKTRINA FILOZOFIKE NË RELACION ME DISA ÇËSHTJE KUR’ANORE TË ILUSTRUARA ME MENDIMET E HOXHË HASAN TAHSIN EFENDIUT.

         PJESA E KATËRT:

         STUDIMI I MENDIMEVE TË SHEJH HAFIZ IBRAHIM DALLIUT NË BAZË TË TEFSIRIT TË TIJ: „AJKA E KUPTIMEVE TË KUR’ANI QERIMIT“................faqe: 241-311.

          PJESA E PESTË:

          NJOHURI MBI KËTË TEFSIR TË THUKTË...faqe: 311-347...

          Të pesë pjesët e librit ndahën në kapituj, ku paraqitet në hollësi veprimtaria e mendimtarëve, dijetarëve, shkrimtarëve si Hafiz Ali Korça,  Hoxha Hasan Tahsini, Hafiz Ibrahim Dalliu, Dr.Ali Fahri Iljazi,

dhe Haxhi Sherif Ahmeti,...rreth shpjegimeve të Kur’anit...

     Autori i këtij libri madhështor, Dr.Hajredin Hoxha, ka shfrytëzuar literaturë prej gjuhës arabe, shqipe, turke, boshnjake dhe angleze, siç janë gazeta, revista, libra, enciklopedi, që i ka parashtuar për bukuri...

      Në fund, lus Zotin e Madhërishëm që autorit, Dr. Hajredin Hoxhës, t’i falë shëndet që edhe në t’ardhmën të pasurojë mendjen shqiptare me libra të vlefshëm shkencor  në nivel botëror...



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora