Kulturë
Flasin pas 25-vjetësh, regjisorët e komedisë së famshme “Pallati 176”
E diele, 11.07.2010, 04:07 PM
Pse komedia “Pallati
Komedi që është shfaqur në shifra rekord, 450 herë
Kjo është një komedi që flet dhe qesh shqip
Nga Albert ZHOLI
Dy regjisorët Andon Qesari dhe Alfred Bualoti, flasin pas 25-vjetësh. Afërsisht po mbush tri dekada që nën regjinë e tyre, është vënë në skenë“Pallati
Një bisedë jashtë interviste
Të ulur në lokalin përballë Teatrit Kombëtar, me regjisorin, aktorin, pedagogun Prof. Andon Qesari, regjisorin Alfred Bualoti, biseda vërtitej rreth teatrit dhe filmit shqiptar në vite. Bëheshin krahasime, silleshin pranë përvoja, diskutoheshin realitetet e dy sistemeve krejt të kundërta dhe roli i artit në çdo shoqëri. Natyrshëm biseda rrodhi për komedinë “Pallati
Andon Qesari
“Pallati
Komedia është një gjini e veçantë dhe e vështirë e artit skenik. Kryesisht komedia kërkon shumë impenjim, disiplinë, përkushtim, vëmendje, realitet. Pas vitesh edhe vetë së bashku me regjisorin Alfred Bualoti, se mendonim që kjo komedi do të ishte po aq e pëlqyer sa në fillimet e saj. Ndoshta kjo komedi përbën një rekord për vënien në skenë,… afërsisht 450 herë. Parë në këndvështrimin e kohës, ajo që e bën këtë vepër të pëlqyeshme është se ajo ka qenë jashtë ideologjizmave të kohës. Pra është një komedi pa ato qëndismat e politikës së kohës, pa vënë në krye Partinë, Enverin, apo vijën e masave. Në thelb të saj ishin problemet e ditës, lufta ndaj fenomeneve të servilizmit, miqësive në emërimin në punë, tarafeve, paaftësisë, letrave anonime, përpjekjeve për të zënë një vend pune të pa merituar . Shumë nga këto fenomene janë probleme të ditës edhe sot, në një shoqëri krejt tjetër, me ideologji dhe formë ekonomike krejt të ndryshme.
Mbijetesa e një vepre skenike
Sipas Qesarit, që një vepër skenike të mbijetojë, ti rezistojë kohës duhet të ketë dy elementë bazë të shëndoshë, nivelin artistik të komedisë (dramës), pra të autorit që e ka krijuar dhe së dyti nvelin artistik të regjisurës (ku përfshihet edhe ai i aktrimit nga aktorët). Kur këto dy elementë janë të gjetur, të arrirë, koha kurrë nuk i venit, përkundrazi… Janë shumë vepra (si të Shekspirit) që kanë shekuj që janë krijuar dhe i kanë rezistuar kohës duke qenë aktuale dhe sot…Në fund të çdo vepre të vënë në skenë si spaktatori ashtu dhe specialistët duhet të shohin apo të ndjejnë brendinë, përcjelljen ideo-emocionale të veprës. Një vepër ka jetëgjatësi athere kur aktorët kanë formuar karaktere. Kjo do të thotë që ata nuk përsëritin veten në skenë, nuk janë vetvetja, por janë karakteri që luajnë. Ai mendon se aktorët gjatë krijimit duhet të kenë parasysh të famshmin “paradok”, në krijimin skenik që thotë: Duke qenë gjithmonë unë, unë duhet të jem dikush tjetër dhe kjo jo vetëm tek teksti që padyshim është I ndryshëm, por tërë qënia e aktorit si instrument vihet në dispozicion të karakterit të figurës, sigurisht pa harruar se jam unë ai që krijoj. Të gjithë aktorët në komedinë “Pallati
Ndryshimet dhe përmirësimet
Nga ana dramaturgjike u munduam që kjo vepër të ishte shumë interesante bëmë këtë gjë vendet e zhvillimit të ngjarjes, veprimit ishin në dy vende dhe ne I bashkuam në një, pra në një pallat, në një shkallë. Emërtimi pallati 176 ka dalë rastësisht luftuam kundër antikonformizmit të kohës…ishim kundër 4 konforntimeve, siç ishin, politizimi, partia mbi të gjitha, vija e masave, etj…Kjo vepër ka hyrë na fjalorin Enciklopedik të teatrove Mesdheatre si një nga veprat më të mira, pra përbën një nga emblemat e teatrit shqiptar kjo komedi. Për ne si regjisorë do të thotë që kemi bërë diçka intresante..Ditëm të mbajmë të ndezur fantazinë e aktorëve . Cdo të thotë kjo?
Eshtë e rrallë dhe shumë e vështirë që të indetifikohen aktorët me rolin. Sot Roland Trebickën në më të shumtën e njerëzve e indetifikojnë si Jovan Bregu, kjo është e rrallë në mjeshtërinë e aktrimit.Ka shumë aktorë dhe në kinematografinë botërore që s’kanë mundur të indetifikohen me një rol.Tek komedia janë shumë aktorë, që kanë marrë në jetë emrin e rolit…Skenografi Kristo Cala, bëri një punë intersante që skenografia, të ishte në funksion të komedisë.ti jepte temporitëm komedisë. Në teatër janë 3 aspekte të pazgjidhshme ato që vendosin se cili do të jetë suksesi i një shfaqeje: Vepra dramatike, regjia dhe aktorët. Këta 3 elemetë janë baza e një shfaqjeje padyshim pa lënë mënjanë dhe skeonografinë, kostumografinë, ndricimin etj… Në këtë komedi ne si regjisorë u munduam të përcilnim në unison këta tre elementë. Pa këtë tri unitet vepra skenike s’mund të marrë suksesin e duhur.
Improvizimi
Në këtë shfaqje komedie, ndoshta si në asnjë vepër tjetër ne lejuam dhe improvizimin, pra lejuam aktorët të vepronin dhe vetë me inisiativën e tyre . Po kujtoj një moment kur dëgjohet muzika e Ardit Gjebresë , Jovani thotë “Ah ç’e ke mirë ti mor byrazer, ja këput një tralala dhe në rregull gjithçka”. Muzika në sfond e kësaj kishte një “la..la..la”. Të lejosh improvizimin në skenë do të thotë të riskosh shumë. Por njohja që ka Alfredi ai ka parë shumë shfaqje të “Comedia del Arte” italiane), sigurisht dhe unë, bëri që net ë nxitnim tek aktorët një element siç është improvizimi, I cili është në funksion të plotë të karakterit të kësaj komedie, e cila është një farsë në gjininë e komedisë.
Një komedi reale
Pse shihet apo blihet ende po aq sa dje “Palalti
Alfred Bualoti
Letra anonime
Kjo letër ndoshta përbën, gjetjen më të veçantë të komedisë. Kjo letër e mban në këmbë komedinë. Kjo gjetje, ndryshe nga shumë komedi, përbën një pikë kulmore që si nga ana artistike e të shkruarit, po ashtu dhe nga ana reegjisoriale, përbën një moment shumë sinjifikativ, e mban spektatorin në ankth, në dilemë, në tension….
Bashkpunimi dhe besueshmëria
Janë shumë aspekte që një vepër ti rezistojë kohës, që të jetë e suksesshme. Përveç sa më lart ne ditëm të afrojmë edhe një shkrimtar si Ruzhdi Pulaha. Përveç se sa shkrimtar ai është një dramaturg i spikatur. Pra nuhatëm që diçka nuk na shkonte brenda komedisë, pra donim që ky kompozim i letrës, kjo mënyrë e ndërtimit të saj, të merrte nota besueshmërie më të larta. Pra të ndërtohej si një bizhuteri e ndërtimit të një komedie të periudhës së realizmit socialist, sepse athere zhvilloheshin ngjarjet, por kjo letër të mos ishte e ideologjizuar, sa të humbte besueshmëtinë. Këtu ndërhyrja e Ruzhdi Pulahës ishte si një prerje e artë, më e vështira, që nuk la hapësira që të dyzohej që për komedi të bëhej komedi, apo për tragjedi të bëhej tragjedi…Pra ndryshuam disa gjëra brenda koimedisë, qoftë nga ana e kompozicionit të vetë komedisë, por edhe te disa motive që shtynin personazhet në jetën e tyre për të qenë brenda komedisë, por edhe në konflikt me ta. Zgjidhëm disa probleme si të beqareshës Rita që ndryshimet e bënë më të besueshëm në fjalë dhe në regji, të cilat erdhën në mënyrë organike. Pra, këto ndryshime u bënë të natyrshme, të studjuara dhe e bënë personazhin më të besueshëm. Nga ana e strukturës dramaturgjike kemi pasur parasysh ndryshimet e Ruzhdi Pulahës por me medimin dhe aprovimin e autores Adelina Balashi. Ky bashkpunim u bë me mirkuptim, pa ndryshuar asgjë në autorësinë, ashtu si dhe vetëimprovizimet. Ishte koncepti i mirë, dëshira e mirë, ideja e mirë, elemëntë e mësipërm të mirë, që na çuan në sukses.
Përzgjedhja
Ishte një punë e vështirë. Roli duhet të shkonte tek aktori dhe e kundërta…Ishte kjo e mesme e artë, ky moment, që çoi në sukses. Teatri në koceptin e përditshëmrisë s’është gjë tjetër veçse gëzim…Që do të thotë që edhe nqs, vë në skenë tragjedinë më të tmerrshme të njerëzimit, apo komedinë më të bukur, nqs nuk egziston gëzimi, dëshira, për të punuar, atmosfrea e gëzueshme, brenda krijimit të veprës, athere vënia në skenë, apo suksesi është në dyshim, vepra është para një pikpyetje të madhe…Po të mbizotërojnë këto elementë, fryti i punës, suksesi është i pa duskutueshëm, pasi teatri është art kolektiv, art i përbashkët, që çdo gjë duhet të funksionojë në unison…
S’do ti bënim ndryshime
Sipas Bualotit edhe nqs do të vihej në skenë sot, “Pallati”, nuk do ti bëhej asnjë ndryshim. Janë bërë shumë përpjekje për të bërë komedi të përafrëta, por kanë dështuar. “Pallati” ka vulën e asaj kohe dhe ajo ka bërë emrin e saj, ka marrë votën e saj dhe çdo ndryshim, apo përafrim, nuk do të sillte këtë sukses. Si një spekakël që në vitin 1985 është vënë në skenë dhe dy herë në ditë, pavarsisht kohës që është vënë, ajo ndiqej për elementët që ka brenda dhe që sot i kanë rezistuar kohës. Pra çdo ndryshim do ti humbte indetitetin, do ti humbte specifikën e vet. Ishte një vepër jashtë standartivizimeve, apo nënvizimeve të fjalës, propogandës së asaj kohe, duke i kamufluar ato, duke mos i lënë shumë të dukshme, pra lamë në dukje, problemet social-shoqërore të kohës. Ajo komedi ngelet ashtu siç është vënë. Edhe sot po ti rikthehemi, ajo po ashtu do të vihet. Vula e saj është e pandryshueshme. Janë bërë disa tentative në disa vepra të tjera duke ndryshuar tekstet për ta rivënë, por kanë dështuar. Ne këtë as e kemi menduar ta bëjmë..Në Evropën kontemporane nuk bëhen eksperimente të tilla. Ajo mund të bëhej vetëm me ata personazhe por vetëm në mosha të ndrsyhme, pa asnjë ndryshim teksti, vetëm ndonjë improvizim do ta pranonim.
Aktorët
Pa dyshim nqs do ndërmerrnim një rivënie në skenë do të ishin po ato. Punuam shumë në përzgjdhje. Siç diskutuam janë bërë përpjekje për një rigjetje ose vazhdim i “Pallatit”, por nuk gjeti atmosferën apo vendin e duhur. Pavarsisht kohës që është vënë në skenë komedia “Pallati
Përpjekja
Edhe sot janë bërë përpkeje nga autorë të tjerë për ta çuar në vazhdimësi, në kohën që jetojmë “Pallatin”. Janë bërë tekste apo është vënë në skenë një pjesë vazhduese. Por “Pallati
Muzika e Gjebresë dhe kënga e Justina Aliajt
Në komedi është një realitet jetësor i gjallë, me të mirat dhe të këqiat, me rregullat dhe të kundërtat, një realitet tipik shqiptar. “Pallati” nuk ka elementë të stisur, të sajuar, të tepruar, pra është një komedi sa shqiptare po aq dhe universale, ku ka unitet në ndërtimin e saj nga ana kompozicionale dhe nga ana artsitike. Pra çdo gjë në komedi, buron, rrjedh, ecën, nuk qëndron, nuk njeh stanjacion. Gjetje ishte dhe muzika e Gjebresë. Ajo ishte një muzikë që ju bashkangjit në mënyrë organike komedisë. Dhe Gjebrea nuk e pa në DVD si sot komedinë, rolet, por komunikoi drejtpërdrejt me ne, duke i bërë sygjerimet dhe prezent rolet në detaj, çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan në jetë këta role, ndaj dhe muzika doli po aq e bukur dhe funksionale. Ndaj me Justina Aliaj u bë ajo këngë me la…la… dhe me fishkëllimë, që edhe sot këndohet nga të rinjtë… Ishte një melodi që ju vesh aq bukur si kostum kësaj komedie spektakël
Thyerja e një tabuje
Në ndonjë moment kemi bërë dhe ndonjë thyerje të ndonjë tabuje. Psh një fakt i thjeshtë. Ne kemi bërë një dramë tjetër “Në prag të jetës” … Athere ishte tabu që një grua e ndarë të martohej me një djalë të ri sapo dalë nga dyert e Universitetit. Athere shikoheshe shtrembër, bile edhe mund të dënonin. Ne bëmë që kjo vepër e Dhimitër Xhuvanit, të realizohej dhe kjo tabu të thyhej. Por kjo nuk kaloi lehtë në këshillin e vlerësimit- përfundon Bualoti
Andon Qesari
Temporitmi një element tjetër i domosdoshëm në nën komedi, u realizua jo vetëm nëpërmjet analizës regjisoriale të veprimit dramatic të veprës që hodhën në hapësirën skenike por edhe mundësinë që na dha skenografia. Episodet e tablove vërtet ndaheshin nga njeri-tjetri sepse ishin në vende të ndryshme veprimi, por nga ana tjetër, në të nëjtën kohë I bashkonte “rrotativa”, e skenës. I tërë dekori I ndërtuar mbi këtë “rrotativë” duke lënguar, jo vetëm që ruante temportimin e komedisë, por ai thuajse ishte figura artistike e shfaqjes, ishte “gjetja” e saj dhe nëpërmjet kësaj gjetje themi se kjo letër anonime, rrotullon jo vetëm mendjet e personazheve, por gjithë këët fabul, tërë historinë e kësaj fabule.