E shtune, 27.04.2024, 02:13 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Një roman për mizoritë e burgjeve enveriste

E premte, 09.07.2010, 09:58 PM


Vështrim

 

Nga Kadri Mani

 

Një roman për mizoritë e burgjeve enveriste

-Reshat Kripa: “SHKALLËT E FERRIT” (roman), Tiranë, 2008, f. 172

 

“Romani “Gjarpinjtë e gjakut”, do të thosha se është një dokument tronditës mbi zezonat tona që sillte gjakmarrja që në roman drejtpërdrejt pasqyrohen e aq më tepër lënë vraga në psikën e njeriut të rëndomtë. Dhe me të drejtë autori e pagëzon romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, dhe ishin vërtet gjarpinj që na vinin rrotull nga çdo anë, dhe me dëshirën më të madhe për t’u mbrojtur nga ata, megjithatë, shakullinat e jetës ishin të pashmangshëm. Kështu ishte fati i jonë, fati i shqiptarëve në përgjithësi dhe fati i fshatarëve në veçanti.

Romani në fjalë, ka karakter shumëdimensional. Duke e analizuar nga këndi historik, autori hedhë dritë mbi ngjarjet tmerrësisht tragjike që ka përjetuar populli shqiptar me dekada të tëra nën okupatorët e ndryshëm që e mbanin këtë vend. Por plaga e gjakmarrjes, e kurbetit, e shpërnguljeve të mëdha janë tema të cilat autori i trajton në mënyrë më të drejtpërdrejt.”

 

(Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri historik i romanit të Adem Demaçit “Gjarpinjtë e gjakut”, E Henë, 17-05-2010, 09:59pm (GMT+1))

 

Ngjashmëri e madhe me At Zef Pllumin:” Rrno vetëm për me tregue”; edhe zotni Reshati përjetoi mizoritë e burgjeve enveriste dhe arriti të na dhurojë njohuritë e veta në format letrare-artistike, në prozë e në vargje e me letra të hapura... që populli ynë fort i hallakatur të vetëdijësohet për atë periudhë egërsirash sadiste që mbi vuajtjet dhe fatkeqësitë e popullit po bënin sefa e karrierë!!

Përkushtimi i autorit: Kushtuar bashkëvuajtësve të mi!

Padyshim që mund të ketë shkruar dikush nga andej kufirit, por mbase unë jam i pari që po shkruaj nga këndej kufirit, në gjysmën e atdheut tonë të robëruar dje e të ndarë sot, dhe si njohës i këtij sistemi titoist, brenda dhe jashtë burgjeve.

Edhe citatin që vura sipër për romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, mbase lidhet e zgjon asociacione...

Kam qenë i dënuar politik me 25 vjet burg, prej të cilave i kam vajatur 17 vjet, me tri përsëritje. Kam qenë i torturuar për vdekje dhe kam menduar edhe për vetëvrasje, por bija ime ka qenë bursiste e universitetit e familja ime e ka marrë pensonin tim pandërpere!

Në popullatën kosovare gëzoje simpati pse po vuan burg për t’u ndarë nga Serbia e për t’iu bashkëngjitur Shqipërisë: në sallat e gjyqeve ne po triumfonim...

Sistemi titois ishte liberal, sistemi enverist ishte orotodoks-kanibal!

Në Jugosllavi për kndërvajtje (sharje të Titos)  dënimi maksimal ishte dy muaj burg e dënimi minimal një muaj. Në Shqipëri për kundërvajtje (që nuk ishte as kundërvajtje- s’ka zarzavate në treg!), po denoheshin me shtatë vjet burgim!!!!!!!

Në burgje të Jugosllavisë (pas Goli Otokut), s’ka pas të uritur... dhe neve na kishin burgosur pushtuesit e huaj... po pritnim çlirimin, lirinë, pavarësinë...

I marr shembull familjet më të varfëra të fshatit tonë: kishin një tufë dhensh a dhish, një lopë, shtëpi e tokë... ishin zotër në mallin e vet, paçka se jetonin thjesht.

Në Shqipëri ishte bërë tufëzimi i shtazëve dhe i njerëzve!!

Burgoset i biri i babit dëshmor, ngase nuk pranoi t’i denonconte shokët e vet, për shkak të biografisë e për teka të hafisë e të mafisë!! Kur nuk arrijnë ta thyejnë me tortura fizike, në sytë e tij në qeli ia dhunojnë gruan dhe të bijën 15-vjeçare!! Vajza përson ntrauma dhe kërcen nga ballkoni e mbytet, gruaja e pi helmin!!

Në f. 21:

“U ngrit, shkoi te etazheri dhe pasi mori librin filloi të lexojë:

Dëshira ime si njeri është që jeta ime dhe vendimet e mia të varen vetëm nga vullneti im dhe askujt tjetër. Dëshiroj të urdhërohem nga vullneti im dhe askujt tjetër. Dëshiroj të jem subjekt dhe jo objekt, të udhëhiqem nga  arsyeja ime, nga synimet e mia të ndërgjegjshme. Dëshiroj të jem dikushi dhe jo askushi. Të jem veprues, të marr vendime  dhe jo të vendosin të tjerët për mua. Të drejtoj vetveten dhe jo të jem nën veprimin e fuqive natyrore apo njerëzore, si të ishaa  send apo kafshë, apo në gjendjene e skllavit që nuk është në gjendje ta luaj rolin e tij si qenie njerëzore”.

“Dëshiroke ti, ë!?”- çirret cinikisht hetuesi-cereber. “E ne, pushteti popullor, pararoja, policia popullore... çfarë detyra kemi ne, hë!?”- ata mëtonin të ishin dikushi, ama duke shkelur mbi dnjitetin, mbi harmoninë, mbi traditën tonë shekullore.

Dhe pësuan debaklin e turpit në vend dhe në botë; por mbeturinat ataviste me instikte macesh po tentojnë ta kthejnë rrotën e historisë mbrapa, duke u gërvallur nëpër rrugë e nëpër shehshe...

Po në atë katrahurë, për fat,ati edhe njerëz të mirë e të qëndrueshëm:

-Syrjau nuk ishte në çetën e tij. Ai bënte pjesë në atë të nacionalistëve. Në atë kohë nuk ishte hapur akoma vëllavrasja dhe të dy palët luftonin së bashku. Ndonjëherë yt at vinte në shtëpi, për një natë, fshehuri nga fashistët. Në këto net më fliste edhe për nacionalistët. Kishte respekt për ta. Në mënyrë të veçantë për kmandantin e tyre. (...) f. 27.

Pastaj “shokët” e partisë i ndanë edhe të vdekurit... Kjo frymë e keqe vijoi edhe në demokraci: kur u sollën  eshtrat e Faik Konicës e të Bilall Xhaferrit  në dy aeroplanë të veçantë!!

-Po përse?

-Ata dy shkyçeshin midis tyre!

Medet për mendtë e shkreta të shqiptarit e të gomarit!!

-Po  morali?- pyeti Gjergji.

-Morali? Cili moral? Ai i Resulit dhe Ib rahimit? Morali i tyre është nënshtrimi, xhelozia e verbër dge servilizmi  i paskrupullt. Ky është morali sundues në shoqërinë tonë. – përfundoi Stefani. (f. 37).

Hijet e spiunëve përvidheshin, përgjonin, prozhmonin... Shqiptarët e këqij kundër shqiptarëve të mirë... Trullosja e shteti t dhe e popullit...

 

VIII

 

Një ditë postjeri solli njëletër të  çuditsheme. Vinte nga Italia. E dërgonte administratori i gazetës së përjavshme “Domenica del Corriere”. Midis të tjerash shkruante:

Morëm letrën tuaj b renda së cilës dërgonit 500 lireta. Por meqenëse në të nuk shkruante përse i dërgoni ato të holla, po jua kthejmë. (f. 39)

E kur Agroni shkon për sqarim, hetus Ilia ia shkruan deklaratën për bashkëpunim, f.  42:

 

DEKLARATË

 

Unë i nënshkruari Agron Canaj, deklaroj se jam i  gatshëm të bashkëpunoj me organet e sigurimit të shtetit për zbulimin e armiqve të partisë dhe pushtetit popullor. Deklaroj se do të denoncoj çdo lloj shpreheje të deklaruar nga njerëz antishtet që bie ndesh me normat e moralit tonë socialist dhe që dëmton të ardhmen e atdheut tonë, e fituar me  gjakun e dëshmorëve tanë.

Deklaroj se këtë dëshmi e kam bërë me ndërgjegje të plotë, pa asnjë shtrëngim nga ana e autoriteteve përgjegjëse dhe e konsideroj si një detyrë patriotike për çdo qytetar të ndërshëm.

Nënshkruar

 

“Agroni ndjeu një neveri të thellë për atë deklaratë. Por një neveri më të madhe ndjente  për personin që ia serviri, Ilian, atë individ që kërkonte të detyronte një intelektual të kthehej në një njeri pa p    arime.” (...).

-“Në emër të popullit jeni arrestuar!”(f. 57)- e ngjashme me një skenë gjyqësore sllovene, në mes të natës po i thoshin njëfarë Janezit po këtë fjali “në emër të popullit”, kurse i pandehuri ju shkreh:

-“Po çfarë populli ore (nënat tua jua...), populli është në pikë të gjimit, e trupi juaj  gjykues përbëhet nga dy pederë e një kurvë!!!”.

  f. 83: “Papritmas u ndez driata e prozhektorit që ia verboi sytë.”- në burgjet serbe në Kosovë drita e zakonshme rrinte ndezur gjithë natën, por jo prozhektor!

 

(KREU I DYTË)

 

VII

 

“29 nëntor  1974, tridhjetëvjetori i çlirimit të atdhet.” (f. 87): ndërsa banda e kuqe socialfashiste po festonete 30-vjetorin e “çlirimit”, me fjalime boshe e me parada më neveritëse, skurimcat shfrytëzojnë rastin dhe në mes të natës shkojnë në shtëpinë e Agronit, ia marrin  gruan dhe  bijën 15-vjeçare dhe ia dhunojnë në sytë e tij!!

Faqe 91:

-“Ndaloni! Bjere të nënshkruaj atë që doni.

Krenaria e njeriut fisnik, më në fnd, ishste  thye.”- po binte në humnerë Agroni, familja e tij e populli i tij!!!

Po bie në humberë edhe unë tash kur po shkruaj këto radhë: ish-shokët e mi të burgut po festojnë 100-vjetorin e diktatrit dhe po e quajnë Enverin profet të shqiptarëve!!!

Faqe 140:

“Shtatë vjet pa u parë, si dikur kur shqiptarët   shkonin ushtarë në Jemen dhe shumica nuk kthehesin më.”- por Agroni u kthye te Nëna, ndërsa bija çmendet e kërcen n ga b allkoni, e gruaja e pi helmin... nuk mund ta priste Agronin ashtu e turpëruar...

-“Bir, kthehu në tokë!- foli nënë Gjyla kur pa shprehjen e të birit.

-Në cilën tokë, nënë?

-Në tkën tënde.

-Ku është ajo, ku? Unë nuk e shoh.

-Këtu ku jetojmë edhe unë e ti. Edhe këtu ka njerëz.

-Njerëz përbindsha që kërojnë të hanë njëri-tjetrin.

-Jo bir. Njarëz të mrë ka kudo.Do t’i takosh dhe do t’i njohësh.” (f. 143)

Faqaja e fundit (171) e librit:

“Im at nuk u vra as për komunizmin dhe as për yllin e kuq.”- sot më 8.7.210 në Prishtinë u përuruar libri i Nexhmedin Spahiut: “KOMBI NË INKUBATOR”..., ku foli  edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, zotni Islam Lauka... 

... dhe ishin vërtet gjarpinj që na vinin rrotull nga çdo anë, dhe me dëshirën më të madhe për t’u mbrojtur nga ata, megjithatë, shakullinat e jetës ishin të pashmangshëm. Kështu ishte fati i jonë, fati i shqiptarëve në përgjithësi dhe fati i fshatarëve në veçanti.

------------

Reshat Kripa (kripareshat@yahoo.com) u lind më 28 janar 1936, në qytetin e Vlorës. Rrjedh nga një familje tregëtare e këtij qyteti, me prejardhje nga Kruja. Gjyshja e tij ishte nga ky qytet. I ati, pasi përfundoi studimet në “Robert College“ të Stambollit,  ka ushtruar tregëtinë e vajit të ullirit. Për këtë qëllim kishte ndërtuar një fabrikë vaji nga më modernet e kohës. Pas vendosjes së pushtetit komunist, gjithçka u shtetëzua dhe për familjen e z. Kripa filloi vala e persekutimeve.

Në vitin 1950 arrestohet i vëllai, Besniku, për krijimin e një grupi antikomunist që shpërndante trakte në gjimnazin e qytetit. Dënohet me 15 vjet burg , nga të cilat kryen 12 vjet.

Në vitin 1951 arrestohem edhe vetë Reshati për krijimin e një grupi të tillë që shpërndante trakte në qytet. Së bashku me të ishin edhe dy shokë të tjerë, Myrteza Baboçi dhe Jorgo Besho, të tre të moshës 15 vjeçare. Dënohen me nga 5 vjet burgim. Lirohet në dhjetor 1955.

Pas lirimit fillon etapa e dytë e persekutimit. Megjithse mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera, nuk i jepet e drejta e vazhdimit të studimeve të larta. Kështu që vazhdoi të punojë deri në fillimin e ndryshimeve demokratike në profesionin e muratorit. Pas ndryshimeve emërohet Drejtor i Zyrës së Punës dhe Përkrahjes Sociale në qytetin e Vlorës, detyrë që e kreu deri në vitin 1997 kur, pushtetin e mori PS dhe e nxorën z. Kripa në pension.

Qysh fëmijë ka pasur dëshirën për të shkruar. Ka shkruar disa tregime dhe poezi, por drita e botimeve për to ishte e mbyllur. Atëhere u detyrua të heshtëte. Pas përmbysjes së komunizmit z. Kripa rifilloi të shkruaj. Ka botuar disa artikuj në shtypin shqiptar. Ka mbajtur disa kumtesa nëpër seminare të ndryshme. Gjithashtu ka botuar edhe këto libra: në vitin 2004 librin me tregime”Një tregim për mikun tim”, në vitin 2008 romanin “Shkallët e ferrit” dhe librin me kujtime “Rini e copëtuar”. Ka gati për botim romanin “Trëndafila të bardhë” dhe një përmbledhje me poezi modeste.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora