E premte, 26.04.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këqyrama njëherë surratin, tani lyp tambël prej meje!

E diele, 31.01.2010, 08:22 PM


Nga goja e popullit:

KËQYRMA  NJËHERË  SURRATIN , TANI LYP  TAMBËL PREJ MEJE !

Në një mbrëmje që sapo kishte rënë terri mbi tokë, një bari po iu grahte kopesë së deleve për t’i mbyllur në pojatën e tyre .
Në ato momente , qentë e katundit e kishin përla përpara një dhelpër dhe nuk po i lenin vend askund për të ikur . Dhelpra, si dhelpër që di të bëjë dredhia , duke e parë rrezikun e vet për jetë , u fut në mesin e kopesë së deleve dhe bashkë me to hyri në pojatë, ku çobani ua mbylli derën dhe nga terri i madh , as që e kishte vërejtur dhelprën që kishte mbetur mbyllur në pojatë , për ta kaluar natën së bashku me dele .
Dikur më vonë, zonja e shtëpisë – baçica *1) e kishte rrokë një kusi në dorë dhe po shkon tek pojata për t’ua mjelë tamblin dhenve .
Ia nisi e po i mjel delet rend me rend nëpër terr , nëpër pojatë.
Dikur kishte arritur tek dhelpra, të cilës ia kishte futur duart tek gjinjtë dhe po mundohej që t’ia milte tamblin , duke mos e parë se ajo ishte dhelpër !
Dhelpra e frikësuar , e rrudhi njëherë trupin , iu rrëqethen qimet dhe iu drejtua baçicës me këto fjalë:
-Oj, Zonja e shtëpisë ! Unë , po e di se ti po kërkon tambël prej meje , por këqyrma njëherë surratin , e tani lyp tambël prej meje !

__________
*1) Baçicë-a, në Malësinë e Gollakut quhet gruaja e cila përkujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e bulmetit . Këtë detyrë , zakonisht e kryen Zonja e shtëpisë.

Shënoi:
Demir KRASNIQI





(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora