E premte, 26.04.2024, 09:27 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Përse duhet të hapen disa konsullata të Kosovës në Shtutgard dhe në disa qytete të Gjermanisë?

E hene, 09.11.2009, 08:41 PM


Përse duhet të hapen disa  konsullata të Kosovës në Shtutgard dhe në disa qytete të Gjermanisë?

Shkruan Asllan Dibrani

Sipas shënimeve zyrtare të organeve statistikore gjermane vetëm ne qytetin e Shtutgardit me rrethinë gravitojnë  rreth 40. 000 qytetarë të Kosovës. Këtu tani është duke u rritur dhe shkolluar gjenerata e tretë e bashkëqytetarëve tanë qe para 4 dekadash kanë  ardhur  për punë të përkohshme dhe kanë mbetur gjer në ditën e sotme...

Në Shtutgard, sie kryeqendër e Republikës se Baden Wyrtembergut, të hapet një përfaqësi diplomatike – konsullore e Republikës se Kosovës.

Hapjen dhe vënien ne funksion të një përfaqësie të tillë e arsyetojnë shumë faktorë:Qytetarët e Republikës se Kosovës, me vendbanim dhe punë të përkohshme në RF të Gjermanisë respektivisht ne Republikën Baden Wyrtemberg kanë shumë nevojë që këtu të hapet një përfaqësi konsullore e cila do të na ofronte shërbimet konsullore dhe shërbimet tjera administrative për rregullimin e çështjeve tona administrativo- juridike si dhe ofrimin e ndihmës në forma tjera kulturore, politike dhe diplomatike. Diskriminimi zyrtar i organeve serbe me vite te tëra në aspektin juridik ka ndikuar negativisht për shumë çështje te qytetareve tanë  duke i sjellë akoma  dhe keqtrajtuar kosovarët si qytetar të vet që fatkeqësisht akoma një numër i madhe qytetaresh në emigracion kanë pasaportat e Serbisë , duke i zvarritur në rregullimin e dokumenteve   dhe pasaportave, ku  edhe organet gjermane  nganjëherë  bien në hall dhe dilemë  se çka te veproj  me qytetaret tanë duke i  udhëzuar që të drejtohen ne Ambasadën e Kosovës në  Berlin ose ne konsullatat serbe në Shtutgard  ose gjetiu kështu që akoma  shumë njerëz kanë  probleme të pazgjidhura.

Sipas shënimeve zyrtare të organeve statistikore gjermane vetëm ne qytetin e Shtutgartit gravitojnë  rreth 40. 000 qytetarë të Kosovës. Këtu tani është duke u rritur dhe shkolluar gjenerata e tretë e bashkëqytetarëve tanë qe para 4 deceniesh kanë  ardhur  për punë të përkohshme dhe kanë mbet gjer në ditën e sotme.

Arsye tjetër është gjithashtu edhe ofrimi i ndihmës në aspektin kulturor dhe arsimor e veçmas ne ndërmjetësimin dhe koordinimin e veprimtarisë sonë me integrimin reciprok dhe  bashkpumimin, në interesin e politikës,kulturës,ekonomisë dhe shumë faktorëve që do të shkojnë në interesin e dy popujve tanë kosovare-gjermane. Ne qytetarët e Kosovës edhe pse me trup jemi këtu, me mendje dhe zemër jemi pjesë e Kosovës dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë që i ka Qeveria e Kosovës për shtetformim dhe për krijimin e përfaqësive diplomatike ne botë, te cilat kërkojnë mjete te mëdha financiare dhe personel të kualifikuar për shërbime të tilla konsullore. Prandaj ne rast te ekzistimi te një plani konkret pranë Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës jemi të gatshëm që edhe ne ta ofrojmë ndihmën tone në forma te ndryshme me qëllim të hapjes sa me te shpejtë të kësaj përfaqësie diplomatike të Kosovës në Shtutgart.

 Konsullata të ngjashme ka nevoje të hapën edhe ne këto qytete të Gjermanisë së paku në Munih , Frankfurt, Dyseldorf  dhe Hanover ose Hamburg  ndërsa rajonin e Berlinit e mbulon vet Ambasada  e Kosovës tani e vendosur atje,ku do të   përmbushen   nevojat e qytetarëve tanë  në gjithë Gjermaninë.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora