Alfred Papuçiu: Pjesë nga ditari i një ish diplomati për Kosovën dhe Shqipërinë
Ditari është mbajtur gjatë viteve, dhjetë vjet, njëzetë vjet, tridhjetë e më tepër vite më parë. Tashmë, me kalimin e moshës, kujtimet sikur ecin shumë më shpejt se koha. Shpesh herë u rikthehem atyre dhe ndjej një kënaqësi të veçantë, por edhe brengë, për diçka që nuk është bërë si duhet. Megjithatë, e ngushëlloj veten...


























