Kulturë
Përparim Hysi: Profesor, si e ke "plakën?!"
E shtune, 18.01.2020, 11:00 AM
Profesor, si e ke
"plakën?!" *
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Duro
Selimi qe mësues letërsie dhe,ngaqë kishte
gati 40-vjet që e jepte këtë lëndë, nga të rinjtë thirrej
"profesor". Ishte apo nuk ishte profesor,për tregimin tonë nuk ka
fare rëndësi. Tani,kur me sy po ia bënte
pensioni,e kishin emëruar inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit.
Rrethi ishte goxha i madh dhe, veç 6
shkollva të mesme, kishte dhe mbi 70-shkolla 8-vjeçare. Ngjarjet në këtë tregim
zhvillohen në 10-vjeçarin e parë të viteve '90- të, kur ende 8-vjeçarja nuk qe
kthyer në 9-vjeçare.
Duro
Selimi qe mësues shumë skrupuloz dhe kjo egzigjencë e tij në punë kish bërë që
t'i ofrohej vendi i inspektorit.
Qe
pak paradoksal ky emërim dhe pak si një përjashtim. Në një seminar kombëtar që
u organizua nga Ministria e Arsimit qe i vetmi nga fshati që mbulonte rrethin e
tij. Gjuhën e kish shpatë dhe debatonte nga ana profesionale me këdo nga
specialistët.Jo vetëm debatonte, por gjithmonë kish fituar diskutimi i tij
racional. Kur vinte për kontroll, kurrë nuk qe prepotent, por, përkundrazi, qe shumë i pranueshëm në
diskutim dhe gjithmonë ndihmonte me fjalë e këshilla. Vartësit shihnin tek ai
jo inspektorin që të bënte gjëmën, por kolegun që dinte të vinte pikat mbi i.
* *
*
Shumica
e mësuesëve që jepnin gjuhë-letërsi, ishin femra. Qenë të moshave të ndryshme
dhe ai,lehtësisht, vinte re se si skuqej njëra apo tjetra, kur shkonte për kontroll. Për ta zhveshur sado pak nga
emocionet, i thoshte mësueses:- Zëre se në mësim të ka ardhur një shoqe a shok
nga i cili nuk druhesh. Kjo këshillë qe në të mirë të orës së mësimit,por jo gjithmonë ndodhte kështu,
Kishte prej tyre që, ngarkuar
emocionalisht, i kapte një gërç
dhe nuk arrihej qëllimi i
mësimit. Kur bënte analizën, ai,urtë e butë e plot tiganin, ia vinte në dukje
të metat dhe, pasi i linte një afat kohor racional, kthehej përsëri dhe,kur
vinte re që ishte vënë poshtë ai lloj"gërçi", e përqafonte mësuesin
apo mësuesen , se dhe vet dihej mirë nga kjo arritje në dobi të punës.
Duro
Selimi qe tip që bëhej me të"zi" e të"bardhë" dhe
krijonte intimitete.Qe tip i afrueshëm
dhe,nganjëherë, arrinte puna aq: sa duhej fre, se sa shtyrje. As e kërkonte
aventurën, por dhe nuk i shmangej asaj. Shkurt: i"haheshin hudhrat" dhe, ca më shumë ato"që
rriteshin në kopshtin e botës". I
tillë qe, por kurrë nuk abuzoi me
detyrën apo ta përdorte fuksionin e tij si mjet shantazhi ndaj vartësve. Tjetër
detyra dhe tjetër privatësia e seclit.
* *
*
Mësuesja
qe e re. E sapomartuar dhe ndryshe nga
kolegët e tjerë,kishte ardhur nga jugu dhe,kur pa inspektorin, ca nga emocionet
dhe ca nga tualeti i rëndë i një nuseje taze, u duk si një kungull i
porsapjekur dhe porsa dalë nga furra.. Ajo nuk kish guxim që ta shihte
inspektorin, por tejskuqja u vu re ng inspektori. Mësimin,pothuaj, e mori dreqi
dhe mësuesja,ngaqë e kuptoi mirëfilli këtë,ish gati të lotonte. Ra zilja
dhe,ndërsa nxënësit dolën për pushimin e gjatë, mësuesja, me sy të përlotur,po
priste ndëshkimin.
-Çfarë
pate?- pyeti ai.
Ajo
uli kokën dhe gati po mbytej.
Ai
u afrua, ia kapi kokën me të dy duartë dhe me një butësi(që ajo nuk e priste),i
foli:- Dëgjo! Kështu mund t'i ndodh kujtdo. Zëre se nuk kam parë asgjë. Nuk dua
të shoh lot dhe, kur të vijë pas dy
muajësh, dua të shoh përparimin e nxënësve.Ka vetëm një sekret në mësimin
e leximit,- porositi ai:-Vëri nxënësit të lexojnë. Po nuk arritën një lexim
shprehës, kurrë nuk arrijnë të nxjerrin pika plani,idenë kryesore apo të
bëjnë analizë personazhesh. Mësuesja
dëgjonte kokëulur, pa e vështruar dot në sy.
-Më
shiko në sy,- foli ai.
Ajo
i hodhi sytë dhe,nga fjalët e ngrohta, qe gati t'i hidhej drejt e në
gjoks, se aq mirënjohëse ndihej. Atë
ditë,inspektori, pa dhe regjistrat dhe dokumente të drejtorisë dhe premttoi se
do vinte një herë tjetër.
* *
*
Sado
që kish premtuar për t'u kthyer pas dy muajësh,ndodhi diçka e papritur. Pas një
jave,Durim Selimin, e thirri drejtori në zyrë. - Dëgjo,- i tha drejtori, do shkosh nesër në
X... shkollë,se ka një ngjarje festive. Shkolla do marrë emrin e një mësuesi
veteran (është ndarë nga jeta).Ky mësues i vjetër, ish-normalist e ka filluar
punën si mësues në KOSOVË dhe pjesëmarrja do jetë e madhe. Do përshëndetësh në
emër të DREJTORISË dhe, sa për të
tjerat, i di vet ti. Durimi u vesh dhe u
ngjesh si për festë dhe, kur arriti tek shkolla, u takua përzemërsisht me
gjithë personelin. Sot shkolla nuk kishte mësim dhe secili nga mësuesët ndihej i çliruar nga
emocionet. Qe ulur në një nga karriket në drejtori dhe,kur po i hidhte një sy
fjalës që do mbante, trokiti dera. Pa i thënë "hyr" trokitësit, pa që
hyri ajo. Ajo nusja që mend u mbyt me lot. U ngrit që t'i jepte dorën dhe
ajo,jo vetëm e pushtoi me forcë e ngrohtësi,por dhe ca më tepër: një fllad
freskie ra mbi buzët e inspektorit. Ai u
trondit: jo se nuk e pëlqente këtë"lloj flladi", por frikohej
nga befasia e ardhjes të dikujt. Janë që të gjithë tek palestra,- i tha ajo si
për t'i nxjerrë frikën,- dhe,papritur, ia mbështeti buzët e saj të freskëta e
të njoma. Inspektori donte që ky "idil" të zgjaste pa mbarim, po
frika a nuk ruan vreshtat? Gjithmonë doja ta shpërbleja atë që bëre për
mua,-tha ajo. Kaq është sa për"gudulisje",- shpotiti ajo. Dhe iku.
Inspektori u fut prapë në lëkurën e tij,Rregulloi pak veshjen (e vërteta nuk
kishte pasqyrë aty), futi fjalimin në mes një dosjeje dhe,tek dëgjoi zilen,
doli në koridor. Nxënësit qenë rreshtuar. Si"presidium" për mysafirët
shërbeu platforma e betonit dhe,pas nxënësve, plot prindër e bashkëfshatarë të ish-mësuesit veteran.Për
shëndetën mysafirë,veteranë dhe DURIM SELIMI e bëri fora me fjalën
përshëndetëse. Tha,mes tjerash:- Mes këngëve popullore,dua të citoj atë për
AVNI RUSTEMIN:"Libohova shumë e mirë/se kishte djalë AVNINË... dhe unë po
them:" X... shumë i mirë/se ka patur djalë (këtu lakoi me ton të fortë
emrin e mësuesit të ndjerë)... Sheshi, presidiumi dhe nxënësit duartrokitën
stuhishëm.Ceremonia kaloi gëzueshëm dhe,pasi ikën shumica e pjesëmarësve, në
palestër u shtrua dreka e festës. Midis tavolinave të mbushura plot,ish krijuar
një mjedis për vallëzim. Kur ra"gongu" i një valci (drjetuesi,si me
porosi, ua dha"forcën" femrave),inspektori pa se para tij, u
përkul"flladi freskues":- A mundesh,- sikur u lut ajo. Po unë
jam"plak",- desh të mbrohej inspektori dhe nuk mbaj mend,kur kam
kërcyer së fundi. - Je nën"kontrollin" tim, për"leximin shprehës",-
shpoi ajo. U ngrit dhe sikur u përtërit.
Ky,"flladi freskues", në momente relaksi, qe aq e dlirë, sa më tepër
kish nevojë për fre. Tek rrotullohej, ai i tha:- Unë do kisha vdekur me mendim tjetër për ty. Ajo,shpotitëse si
askush tjetër, ia plasi:-Profesor, mbaje mendjen në mësim: më shkele këmbën!!!
Jo, jo,- tha me vete ai,- qenka djallushe dhe do bërë kujdes me të. Kish
veshur një fustan pak më tepër
se"allafrënga" dhe dy gjiret (do jenë të fortë-gur-kështu i mendoi
ai),sikur ta bënin me sy.Inspektorin e mundi nepsi dhe,si për ta hequr paksa
mendjen, i tha:- Unë as emrin nuk ta di. -Thëllëzë, Thëllëzë quhem,por andej
nga jam unë, më thonë"fëllëzë".- Moj,"fëllëzë",- foli ai.
Më more frymën,se të thashë që tani unë jam plak.
-Profesor,-
tha ajo duke shkërbyer paksa fjalën"plak",si e ke plakën?!!! Orkestra
skur e zgjati shumë atë kërcim dhe profesorit,sado që u lodh, sikur i pëlqeu.
Djallushja foli:-Zaret u hodhën, profesor dhe nuk e di,kur do flasë CEZARI?!!!
Kjo e folur me"rotulla" bëri që profesorit, me të vërtetë, t'i vinte
mendja rrotul.
* *
*
Sado
që nuk kish moshë për aventura, kur qe i ngeshëm, zuri të mendoj
për"detyrën e CEZARIT" që i kish vënë mbi supe Thëllëza që i thoshin
"Fëllënzë". Duke i lakuar të dy emrat, kujtoi një këngë nga
jugu"Thëllëzat që hedhin valle". U kap pas vargjeve si i mbyturi pas
filiit të kashtës dhe u mundua të
krijonte ndonjë vjershë dhe qoftë ndonjë"kalambur" që,edhe pse nuk do
qe perfekt, të paktën do t'i mbante para sysh"flladin freskues"
që,sado nuk qe prezent, po ia mbushte mushkëritë me ozon.Ajo e "hodhi
vallen" dhe e"kërceu" mirë atë, por tani ç'do bësh ti, o
lumëmadh,-gjykoi veten ai. Mirë këmbën ia shkele, por ajo"si e ke
plakën",sikur është këmborë e rëndë. Domethënë,"si e ke plakën",se
je plak dhe nuk merr dot"hak". I ra pragut që të dëgjojë dera. Tek
përsiatej me lloj-lloj gjykimesh e trillimesh, hynë dy kolegë të zyrës dhe u
ulën mbi karriket e tyre. Sa thanë mirëmëngjes.i futën krahun Durimit dhe
zbritën për tek klubi ku pinin kafenë e mëngjesit. Sa do bënin këmbë tek klubi,
u rrëfye ajo si me porosi. I përshëndeti ata dhe me politesë,duke u skuqur, u
tha:- Do më falni se kam një porosi për Profesor Durimin. Ai u nda pak mënjanë
dhe ajo i dha një letër. Ma merrte mendja që nuk do ishe vetëm dhe në letër i
shkruante,se e priste në ora17 në shtëpi. Për të larguar çdo dyshim nga kolegët
e Durimit, para se të largohej,e ngriti zërin:- Do vij ta marrë sot
përgjigjen,se nesër e kam mësimin
shembullor. U nda duke i dhënë dorën (sa do donte të mos e lëshonte atë dorë)
dhe i hipi furgonit për në shkollë. Kolegët e hëngrën sapunin për djathë dhe,sa
mbaruan kafetë, shkuan në zyrë. Atje, në
zyrë, Durimit po i hante tërë trupi. I dukej sikur ora 17.00,sapo vajti dhe ai
u fut në"ujëra" me shtjella: në këto"ujëra" ai herë zhytej
dhe herë mbytej. Qe hall dhe mall,njëkohësisht. "Halli ma kalli",iu
kujtua atij një shprehje nga Veriu ku kish bërë ushtrinë. Më tej, si CEZAR që
qe "graduar" tashmë, mendoi: Thonë që MOISIU,PRIJËSI i madh i HEBREJVE, ra në hall para DETIT të
KUQ! Të keqen e DETIT të KUQ,o MOISI! Kjo,Thëllëza, që unë e
quaj"flladfreskie",është ca më e thellë se ai det.. Kam për t'u
mbytur,- u thye si i mundur. Dhe pastaj
ajo shpotia tronditëse:- Si e ke plakën? Bobo,sikur të ndodhë vërtet që mos jem
i zoti "për të marrë hakën". Jo vetëm s'do kem surrat t'idalë përpara
dhe jo më të shkojë e të kërkoj"lexim shprehës". "Të pjerdhsha
mu në lexim shprehës!- mallkoi. Ky, ky"leximi tjetër" tregon në je
"profesor" apo je pulë e lagur. Qeshë mirë e bukur dhe rashë në bela.
Thonë mirë në Dibër,- kujtoi ai:" Vajti Shyta për brina dhe la dhe veshët
në ta!!!".
* *
*
Ai
shkoi atje dhe,sa hodhi sytë nga ballkoni, pa atë (kështu porosiste në letër)
dhe mori vesh se ku duhet të ngjitej. E gjeti derën gjysëmhapur dhe hyri, pa u
ndjerë. Ajo,ndërsa i tregoi derën e dhomës, i vuri shulin derës hyrëse. Dhe pa folur fare i kërceu në
gjoks. Mezi kish pritur dhe mend turfullonte nga kënaëqsia. Profesor,- urdhëroi
duke shpotitur,- nuk arrihet "leximi shprehës" veshur. Pa m'u zhvish
kollopan dhe futu nën jorgan! Ai, sado në moshë të babait të kësaj
"riosheje" që nuk mbahej nga shpotitë,filloi të zbatojë një për
një,"komandat" e saj. Ajo jo vetëm e
bombardoi me"batuta të rënda",por, në të njëjtën kohë, u
zhvesh dhe vet kollopan. Pastaj kërceu mbi krevat (ashtu si një bishë mbi prenë
e vetë,- vërejti "profesori) dhe, kur hasi mbi "viktimën",
filloi t'ia rrufiste buzët me neps. "Viktima",sado më gjakftohtë, nuk
mund t'i bënte ballë një furie të tillë. Tanimë nuk kish të bënte me
një"flladë freskie", por me një vullkan në shpërthim. LLava e nxehtë
e këtij"vullkani" e çau koren e magmës dhe me gjithë densitetin e saj
vërshoi mbi"profesorin" . Tani profesori u kthye në CEZAR dhe bëri detyrën
e tij "perandorake". Tek ndiqte atë "lojë të vjetër sa
bota", si me përvojë që qe, s'kish si mos vinte re se ç'ndodhte me
partneren e tij të re. Ajo e përjetonte me drithërima atë seks aq të lirë dhe
nxirrte nga diafragma thirrje kënaqësie të tillë sa dhe partneri sikur po shkonte në tjetër
botë.
Në"finale"
ajo u mblodh "kutullac", sikur nga ç'bëri humbi një copë dhe, për ta
rifituar atë që humbi, i tha profesorit:-Leximi shprehës fitohet me rilexim!
Aha,-
u dorëzua profesori,- a e di
ti"fllad freskie" se sa vjeç jam unë? Mirë tha ajo dhe, pa e prishur
terezinë, ngaqë ishte e lindur për shpoti, sulmoi:- Me një"lëndë" ke mbetur me"provim
në vjeshtë". E mira pret dhe
përgatitu mirë, profesor. Mezi u ndanë nga puthjet reciproke. Profesori
mori rrugën për në shtëpi. Atje, bri së shoqes, para se t a zinte gjumi, zuri e
meditoj. Ç'djallushe që është? Dhe ka
ardhur nga një qytet provincial. Të nesërmen,kur po i afrohej
zyrës,ndjeu që i foli ajo.Aty i hipte furgonit. I foli dhe tani nuk i tha :-Si e ke plakën?
-Mirëmëngjes, profesor! Mirëmëgjes, foli tërë kënaqësi ai. Jam duke i ushtruar
nxënësit për"Leximin shprehës" dhe të presim, profesor. Ai po ngjiste
shkallët e ndërtesës ku punonte dhe me sy përgjoi furgonin e"flladit të
freskisë". Leximi shprehës,-tha me vete. Po si mund të harroj?!!!
* përkimi i emrave është
vetëm rastësi.
Tiranë, 15 janar 2020