Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Arratisja e lumit
E hene, 13.01.2020, 07:47 PM
Arratisja e lumit
Mehmetali Rexhepi
lumi
rridhte  përpjetë
nuk
e gjente udhën e vet
bishtin
i lidhën nën shalë
si
një kali të harlisur
shtratin
i grabisin
shtrihej
i molisur
i
hoqën dhe  jastëkët
stomet
e tij jetik
nga
doli nuk e shpinin dot
i
rebeluar e krejt anarkik
i
thyen shtratin horizontal
mbledh
gjymtyrët në puset vertikal
rrjedhës
tij kaltëroshe
vragat
zijoshe
gjymtyrë
të këputura
as
pilivesa as flutura
pikturë
e shpirtit i fanit rrjedhën
gurgullimat
ia paqësoi amullia
ata
tinguj të lëngshëm
tela
të këputur kitarash të ujit
violina
të thyera tutje çiftelia
copa
të hedhura
dridhje
të shtanguara
zukamë
shushunjash
mbi
invalidë ujërash
vërshëllimë
ere thëllëzash të etura
i
mbyllur në  të zjarrtat korniza
vija
e lumit një gjarpër i vardisur poetit
pa
këndshëm  mblidhej e këputej
në
sfond joshte kaltërsia
gjarpri
helmues ngrihej sakaq
nuk  i ndërrohej as  lëkura
zvarranikut
nën saç
përderisa
rrufetë tytave të shqyera
lakadredhur  shfryjnë 
malit matanë
kujtimi
i lumit të  lanë
poeti
mëtoi shtratin e shpirtit t`ia lëshonte rrjedhës
e
kaplonte dëshpërimi një kuçedër prej erës
lum
o lum
të
është bërë shumëçka e palarë
si  ta 
heqësh  vetveten  zvarrë
të
ndërrosh lëkurën ujore
t`i
vësh fikën  jetës
vazhdës
tënde të mbetur
t`i  lësh arkivolin prej  gëlqereje
prej
dheu gurësh e rërës së vjedhur
padron  ngrehinash dyzetkatësh
gjuhën
jashtë  prore ta  mbash
për  lëpirje jonesh
ndoshta
do të shuash etje
shtegtimit
të reve
atje
ku u arratis lumi
të
cilin e ndiqje
dhe
kurrizin i theve
Gjilan, e rishkruar, më
12 kallnor 2020









