Resmi Osmani: Një grusht dheu nga Çamëria
Sonte s’më merr gjumi. Ndodh, që në përditshmërinë tonë, një ngjrje e vogël por e papritur, të ngjallë emocione. Djali, kur erdhi mbrëmanet në shtëpi, më tha:”E gjen dot se çfarë të kam sjellë?”Dorën e mbante prapa shpine..Nga ato që hamendësova, nuk qe asnjera. Atëhere ai e zbuloi. Një qeskë plastmasi me një materie ngjyrë kafe...

























