E premte, 21.11.2025, 10:15 AM (GMT)

Ismet Uka: Tani, çfarë plani po kërkon Bashkësia Evropiane prej Institucioneve të Kosovës për Veriun?

Bashkësia evropiane tani nuk po din të ndalur me kërkesat e saj,rreth shumë çështjeve që tani janë të rregulluara me planin e Atisarit dhe me kushtetutën e Kosovës që doli nga ky plan e nëse nuk ka harruar edhe vet ajo e ka pranuar edhe planin e Atisarit edhe kushtetutën e Kosovës e dal nga ai plan,bile i ka vlerësuar si shumë demokratike qe secila pakicë në Kosovë u trajtua më mirë se të gjitha pakicat tjera që gjenden për shtete...

Milazim Kadriu: Përkujtohen 12 Dëshmorët e Kombit që ranë në Grykën e Llapit

Para 13 vitesh në Grykën e Llapit u zhvilluan një varg betejash ku UÇK mbronte me çdo kusht këto troje por edhe popullatën e shumtë që ishte strehuar në këto anë. Njëra nga këto beteja ishte edhe beteja e njohur si “Beteja e Majit të vitit 1999”, që u zhvillua në fshatrat e Grykës së Llapit, ku pjesëtarët e UÇK-së mbronin popullatën civile, ndërkaq forcat serbe tentonin të depërtojnë sa më thellë në këto fshatra. Edhe në këtë betejë...

Reshat Kripa: Homazh për Pirro Kuqin

Pirro Kuqi i përket asaj plejade krijuesish që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që ëndërronin. Por, për fatin e tyre të keq, kishin lindur në një epokë të gabuar. Ata kishin lindur në atë epokë kur nuk mund të shprehnin ato që ëndërronin, ato që u buronin nga zemrat e tyre. Nuk mund të shprehnin mendimet e tyre të lira, ndjenjat e shpirtrave të tyre të pastër. Jetonin në një kohë kur sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për ...

Xhevat Rexhaj: Nuk ka faj qeveria?

“Të gjithë janë hajna, kriminel, kontrabandues, t`korrruptuem bre…?! Ani?S`kemi çka bajmë ska ma tmirë?! Kështu shpreheshin disa qytetarë të Kosovës në biseda me ta, thjeshtë mendime të tilla besohet se dëgjonë kudo në Dardaninë tonë! Fatkeqësishtë përgjigjet janë të paformuluara dhe aspak të kapshme për njeriun normal!Demokracia, apo "pushtet i popullit" eshte riformuluar dhe...

Demir Krasniqi: Rreth disa perlave të këngëve të dashurisë

Për pasuritë e pashtershme dhe vlerat e pakontestueshme të folklorit tonë muzikor burimor , është shkrua dhe analizua fare pak nga njerëzit tanë ekspert të kësaj fushe .Sado që të shkruajmë dhe analizojmë , nuk do të arrinim dot që këtyre vlerave të trashëguara nga shpirti krijues i popullit tonë të lashtë autokton , t’ua japim hakun dhe t’i plasojmë deri aty ku ato e meritojnë dhe e kanë vendin historik, kulturor e shkencor ...

Rexhep Shahu: Falenderime për Udhën e Kombit

Dhe në fund falenderimet e mia! Me gojën plot falenderoj të gjithë taksapaguesit e këtij vendi me kontributin e të cilëve u bë i mundur realizimi i Udhës, falenderoj ideuesit e saj, ata të hershmit që nuk patën fatin ta shohin dhe ideuesit e rinj që guxuan t’u japin jetë ëndrrave ndër breza. Kjo Udhë është vepër e popullit dhe kombit shqiptar, realizuar me mundin, djersën dhe kursimet e tij...

Vera Pelaj: Ismail Kadare, gjeniu i letrave shqipe!

Ismail Kadare: Natyrisht. Mendoj se rrënjët e së keqes lidhen me një problem të vjetër, atë të përçarjes. S’jemi vetëm ne që vuajmë prej saj, por , siç i thonë fjalës, secili shikon ku pikon pullazi i vet. Mendoj se sëmundja e përçarjes u rishfaq me forcë atë fillim gushti të vitit 1943, kur në shtabin komunist shqiptar erdhi lajmi se një marrëveshje madhore ishte arritur. Ishte fjala për një pajtim ndërshqiptar, për luftë të përbashkët kundër ...

Luan Dibrani: U promovua Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard

Shqiptarët të etur për një aktivitet te mirëfilltë kulturor artistik, pak ditë ma parë promovuan Q.K.SH të Shtutgardit qe tanimë vepronte qe shumë vite ma parë . Kjo qendër e ka krijuar një ombrellë të fuqishme si një oazë për grumbullimin e virtyteve dhe vlerave kombëtare me një program të përmbledhur për artin ,kulturën,zakonet dhe vlerat gjithë popullore qe si synim kanë ta ruajnë dhe ta kultivojnë kulturën e vet edhe se janë me mija kilometra larg atdheut...

Adil Fetahu: Normalistët kremtuan 51-vjetorin e maturës

Ish-nxënësit e Shkollës Normale të Prishtinës, të gjeneratës 1956-1961, tash e shumë vjet e kanë praktikuar traditën që për çdo vit takohen, të shtunën e fundit të muajit maj. Zakonisht takimet i mbajmë në sallën e ish-Normales së Prishtinës (tash: Shkolla e Mesme “Gjin Gazuli”), ndërsa pas “orës së madhe” qe e mbajmë aty, shkojmë në një drekë të përbashkët, në ndonjë restorant në kryeqytet apo jashtë qytetit...

Xhelku Maksuti: Roli historik i shqiptarëve të Rumanisë

Pavarësisht nga rrethanat historike, që nga kohërat më të lashta kemi atestime dokumentare lidhur me ilirët si stërgjyshër të shqiptarëve dhe dako-trakasit e rumunëve. Rumunët për të përpunuar dhe eksploatuar xeheroret e arit të maleve të Apusenit (Roshia Montana e sotme), kanë prurë specialistë nga rradhët e ilirëve pirustë. Mendoj se kemi madje edhe ngjashmëri të shumta nga rendi linguistik ndërmjet shqipes dhe gjuhës ...

2 libra me drama për fëmijë nga Nexhat Halimi.

Ju njoftojmë se këto ditë në kuadër të Asociacionit Ulqini nga Ulqini dolën nga shtypi 2 libra me drama për fëmijë të cilat kanë tematikë detin, Ulqinin dhe aventurat verore të fëmijëve nga autori i mirënjohur Nexhat Halimi.Drama si gjini në letërsinë shqipe është gjini deficitare e posaçërisht ajo për fëmijë. Me këto dy drama synohet zbutja e mungesës së librave të tillë si ...

Shefik Shkodra: Në pragun shekullor

Nga tabu e ndrydhje fryme në hiçqarshive të huaja me lakmi njeriunga tërbimet pa zot si mbi egërsirat që shkelnin aq mizorisht si baltënnga djegiet shkrum edhe të tokësqë s’gjeje strehë në vendin tënd qyqe me ve të shpërndara botësnë çerdhet përzier me të panjohur nga rrufe demonesh të papriturakur mendoje e dëshiroje qetësinga mure ngjyrosur kuq në përjetësi vargonj çeliku e dryna ndryshkur nga tërbimet që futën frikën në ...

Shpëtim Golemi: Veterani, komandanti dhe prokurori

- Alo, Shpëtim, Ademi jam. A ke kohë me pi një kafe?... E po, mirë, takohemi atje ku ishim herën e fundit.Komandant Ademi, këto ditë pat qenë me punë në Prishtinë dhe e mora me mend se duhej të kish habere të mira rreth shokëve tanë të luftës. Pasi u përshëndetëm, Ademi filloi të më jepte të falat e gjithë atyre që pat takuar dhe më së fundi qëndroi në bisedën që pat bërë me Lirim H.- Dëgjo, Shpëtim, se çfarë më tregoi, mes të tjerave, Lirimi...

Atentat ndaj Ilir Berishës dhe familjes së tij në Kosovë

Vilanc, Kosovë – Me 22 maj 2012, rreth orës 22:39, gazetari Ilir Berisha dhe familja e tij u sulmuan në shtëpinë e tyre, ku iu dogj makina në oborr nga persona të panjohur. Z. Berisha ndodhej në shtëpi në ato momente, duke vënë djalin në gjumë. Ndërsa gruaja e tij, motra, vajza e tij me dy vajzat e axhës së babait, si dhe axha ndodheshin në sallon. Sapo ndëgjuan detonimin vrapuan për të parë çka ndodhi...

Ftesë nga Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane ''Jetullah Islami' në Kiel

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët me vendbanim në Kiel, rrethinë dhe nga mbarë Gjermania që të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Kryesia e Shoqatës me rastin e trembëdhjetë vjetorit të vrasjes nga forcat okupatore serbo-çetniko-sllave të Dëshmorit të Kombit Prof. Jetullah Islamit. Shoqatë kjo që me krenari e mban emrin e tij...

Flet aktorja Violeta Trebicka: “Roli i Anthullës më ka shijuar shumë”

Para disa ditësh në Teatrin e Komedisë u shfaq komedia “Fqinjët” e Ruzhdi Pulahës. Kjo komedi me regjisor të talentuarin Alfred Trebicka tërhoqi vëmendjen e gjerë të publikut. Për ditë të tëra salla ishte e mbushur plot. Midis shumë aktorëve në këtë komedi spikati dhe aktorja Violeta Trebicka me rolin e saj, Anthulla. Një lojë plot finesë, me batuta, përqendrim, dinamikë, këto ishin cilësitë e saj në këtë rol të parë të luajtur në komedi, të...

Flet Nikita, këngëtarja e re e suksesshme shqiptare

... Ajo pretendon shumë në jetë. Madje për çdo ditë kujdeset për të ardhmen duke i hedhur hapat e sigurt. Aktualisht, mund të themi se është një nga vajzat më të bukura shqiptare. Por ky fakt nuk e ka bërë mendjemadhe apo indiferente ndaj realitetit shqiptar. Mbi të gjitha ajo emrin artistik e ka shumë interesant, Nikita (në fakt quhet Jonisa Pengu...

Në Gjermani kapen 4 kosovarë me 99 kg marihuanë

Policia e Heilbronit, Gjermani, ka kapur një rrjet të tregtisë me drogë. Janë arrestuar dhe paditur 10 pjesëtarë të rrjetit që drejtohej nga katër kosovarë. Në katër aksione, policia ka kapur 99.1 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës llogaritet 1.2 milion euro, ka transmetuar Albinfo...

Invitation - Conference on Albanian Minority in Montenegro

On behalf of the Organizing Committee (Stefan Wolff, Cafo Boga, ViktorIvezaj and Shinasi Rama), I have the distinct honor and pleasure toinvite you to participate in the proceedings of the Conference on theAlbanian Minority in Montenegro. The Conference will take place at 405Silver Building, (100 Washington Square East New York, NY 10003) at...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx