Kulturë
2 libra me drama për fëmijë nga Nexhat Halimi.
E diele, 27.05.2012, 04:03 PM

Ju njoftojmë se këto ditë në kuadër të Asociacionit Ulqini nga Ulqini dolën nga shtypi 2 libra me drama për fëmijë të cilat kanë tematikë detin, Ulqinin dhe aventurat verore të fëmijëve nga autori i mirënjohur Nexhat Halimi.
Drama si gjini në letërsinë shqipe është gjini deficitare e posaçërisht ajo për fëmijë. Me këto dy drama synohet zbutja e mungesës së librave të tillë si dhe pasurimi i bibliotekave të fëmijëve shkollorë me botime të reja dedikuar atyre.
Botimi i këtyre 2 librave është mundësuar nga Fondi për Pakica i Malit të Zi si dhe përurimi i librave do të jetë në gjysmën e muajit maj me ç’rast do të organizohet një orë letrare me nxënësit e shkollave fillore nga Ulqini dhe autorit.
”Vetëtima e shpatës” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012, ISBN 978-9940-570-07-1
”Trëndafili me zemër” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012, ISBN 978-9940-570-06-4
Asociacioni Ulqini
Gazmend Çitaku, kryetar
Komentoni
Artikuj te tjere
Shefik Shkodra: Në pragun shekullor
Flet aktorja Violeta Trebicka: “Roli i Anthullës më ka shijuar shumë”
Flet Nikita, këngëtarja e re e suksesshme shqiptare
Gani Qarri: Rona, Krenaria e të gjithë shqiptarëve
Át Gjon Shllaku – «Shqiptari – Frati – Shqipnia»
Vangjush Saro: Deti në mes...
Eti ekspozon për paqe
Elvi Sidheri: Sërish për gjakun tonë dhe atë turk!
Demir Krasniqi: Motivi i ikjes së vajzës nga familja - në këngët tona popullore
Xhevahir Cirongu: Bajram Curri
Hilmi Saraçi: Vepër me vija dalluese të frymëzimit dhe të ndërtimit poetik
Poezi nga Neki Lulaj
Xheladin Mjeku: Sprovat e jetës si frymëzim lirik
Agim Gashi: E qan nëna bijën e saj
Besim Muhadri: Përkushtimi i krijuesit dhe shprehja e revoltës artistike
Lekë Mrijaj: Një Flamur Një Shtet Një Shqipëri
Bilall Maliqi: Gjuha shqipe nuk ka nevojë për fjalë të huaja!...
Gëzim Llojdia: Mardhëniet shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës
Gjon Neçaj: Lule të këputura në mes
Agim Gashi: Lamtumirë Ju vasha t´reja