Kulturë
Gani Qarri: Rona, Krenaria e të gjithë shqiptarëve
E diele, 27.05.2012, 10:02 AM
Rona,
Krenaria e të gjithë shqiptarëve
Në festivalin
muzikor evropian të njohur si Eurosong,i cili mbrëmë me 26 maj u mbajt në
Edhe pse fituese e edicionit të sivjetmë doli Suedia e përfaqësuar nga këngëtarja Loreen cila me këngën "Euphoria" zuri vendin e parë,këngëtarja Rona Nishliu jo vetëm se shkëlqeu me paraqitjen e saj të talentuar por ajo edhe mahniti miliona shikues në Evropë dhe më gjerë me zërin e saj kumbues dhe të talentuar muzikor,aq sa pothuajse nuk kishte edhe një tjetër Zë të ngjashëm me atë të Ronas nga të gjithë pjesëmarrësit në Eurosong.
Ajo edhe një herë u dëshmua me shumë sukses para një publiku kaq të madh dhe me shije nga më të ndryshmet duke arrit të ngjitet në lartësitë e ëndërruara nga shumë vende dhe kombe më të mëdha se Shqipëria dhe shqiptarët e ndarë dhe shpërndarë gjithandej,shkëlqimi i së cilës kësaj radhe mbretëroi me kumbim të fuqishëm në gjuhën shqipe mbi hapësirat e qiejve të mëdhenj internacional,e cila arriti të kuptohet, bëhet e dashur dhe votohet nga shumica e publikut evropian.
Me mënyrën e përsosur interpretuese të këngës "sus" duke shpalosur gjithë talentin si këngëtare,zërin e ëmbël e kumbues dhe shikimin e saj përkëdhelës i cili lëmonte butësisht ndjenjat e dashamirëve të artit të vërtetë muzikor, Rona mrekulloi këndshëm veshët e aq shumë shikuesve anë e mbanë Evropës sa që ata të entuziazmuar nga Këndimi i përsosur i saj nderuan Shqipërinë si njërën ndër vendet më të votuara duke e radhitur atë për herë të parë në vendin më të lart deri më tani në Eurosong.
Rona Nishliu, duke qenë njëra ndër favoritet kryesore në edicionin e sivjetmë të festivalit,si me zërin ashtu edhe me paraqitjen excilente,mrekulloi publikun e madh gjithevropian e cila jo vetëm se përballoi bindshëm konkurrencën e fortë nga vendet pjesëmarrëse,por në mënyrë të merituar shënoi suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurosong duke i siguruar asaj njërin ndër vendet e para në finalen e madhe të këtij festivali me përfaqësimin e së cilës krenohet çdo shqiptar dhe i uron nga zemra Ronës edhe në të ardhmen, shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur dhe shumë suksese në karrierën e saj të ndritur muzikore.
Gani
Qarri
Cyrih, 27 maj 2012
Loreen - Euphoria