Kulturë
Hilmi Saraçi: Vepër me vija dalluese të frymëzimit dhe të ndërtimit poetik
E premte, 25.05.2012, 07:30 PM
Recension
Vepër me vija dalluese të frymëzimit dhe të ndërtimit poetik
Remzije Zekolli : “Arkëza e kujtesës” –Shtëpia botuese-“ Fad “ ,Prishtinë 2012
Nga prof. Hilmi Saraçi
Remzije Zekolli është një poete që ka bërë emer të njohur, sidomos në poezinë e gjeneratave të reja . Poezia e saj le mbresë, gjithherë të pushton me ritmin e vet të brendshëm, e cila hetohet gjithnjë e më fuqishëm, duke u bërë si një tërësi”. Me poezi ka filluar të merret qysh nga bankat shkollore, prandaj në këtë fushë ka edhe një përvojë të mirë të krijimtarisë poetike , letrare. Shkroi pesë vepra, kryesisht përmbledhje me poezi. “Arkësa e kujtesës” është vepra e pestë me poezi e autorës e cila në krahasim me të tjerat dallon nga tematika përmbajtësore dhe vlera artistike. Në këtë vepër ka vija dalluese të frymëzimit dhe të ndërtimit në fushën poetike. Mirëpo ajo sikur nuk mund të ndahet nga një stil i veçantë i gërshetimit dhe të ndërtimit të vargut të cilen e ka përfehtësuar dhe e ka përforcuar me një mjeshtri, më herët Ajo tani me lehtësi ka hapë rrugën për të shkruar poezi me vlerë të dalluar artistike.Ajo (poetja), megjithatë, në këtë përmbledhje poezish, në të shumten e rasteve shpalos kujtimet për të dashurit e saj duke trokitur në derën e ëndërrimeve rinore të cilat sikur me vështirësi realizohen, prandaj disa shkëndija poetike ndezin shpeshëherë brengat rinore dhe dallohen në këtë vepër, sidomos për dashurinë e humbur , vdekjen e nënës dhe babas për të cilët sakrifikoi rininë të cilen tani me vështirësi po përpiqet ta gjejë. Këto preokupime dhe frymëzime kanë hyrë në thellësinë e dhimbjeve dhe të brengave të poeteshës, ato sikur janë të pranishme në rrjedhat e jetës së saj rinore dhe në krijimtarinë letrare…
Lashtësia dhe trashëgimia ndjenjë e dashurisë dhe krenarisë
Në disa
poezi në këtë vepër poetesha shkruan për lashtësinë, begatinë e trashëgimisë kombëtare
dhe për rrjedhat nëpër periudhat kohore duke hyrë në disa segmente të historisë
sonë të lavdishme me ndjenjë të dashurisë dhe të krenarisë tonë kombëtare. Mirëpo
njëri ndër preokupimet kryesore të poetës është fati i njeriut në vorbullën e
kohës, në këtë truall, në Arbëri, në Kosovë. Ky preokupim që mund të lexohet- njeriu
dhe fati i tij, nuk është frymëshkurtër. Ajo (poetja) e shtrin interesimin e vet në periudha të ndryshme të kohës…Kështu fjala bëhet bërthëma e
besimit, e derdhur përbrenda dhe jasht
heroit lirik, në vetvetën e autorës, nga e cila nuk mund të ikën. E si mund të ikën
njeriu nga vetvetja ?... Kështu, me vetminë, besimin ëndrrën poetja shpalos
gjerat, ndriçon portretin e fshehur dhe krijon një mozaik poetik”… Duke
realizuar të gjitha këto me sukses, Remzije Zekolli ka krijuar një libër të mirë
, një poezi që lexohet me knaqësi…
Poetesha
shkruan për Urën e Gurit në Vushtrri, për Kalanë e Vushtrrisë e për shumë monomente
të tjera të trashëgimisë tonë kombëtare . “O zot ç’po ndodh në mua/ Në Kalanë e
lashtë të Vushtrrisë/ Unë gjithmonë jam vet e dyta/ … (“Kalaja e Vushtrrisë”) .
Poetesha duke u ndalur për të kaluaren nuk lë pa përkujtuar me dhembje tragjedinë e popullit tonë, sidomos atë çame
për dhimbjen që ndien në zemër “ se si vyshket lulja e gjakut kur çanë Çamëria”…
Sakrifica për lirinë dhe pavarësinë tonë
Duke
qajtur për robërinë shekullore dhe lirinë e fituar me gjak e sakrifica, poetesha
paraqet në veçanti familjen e jasharajve e shumë familjeve të tjera që u
sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë tonë
kombëtare, prandaj plagët nuk shërohen lehtë dhe nuk harrohen ata që ranë në altarin
e lirisë”.. Poetja pa dashur, ndonjëherë sikur
është e penguar dhe e kapluar me zemër e shpirt me ndjenjë të lartë të dhëmbjes
për luftëtarët e lirisë, për të kaluarën e popullit nën robërinë shekullore. Në
këtë fushë më mirë se në poezitë tjera
paraqet luftën e popullit tonë, luftëtarët e lirisë që luftuan që dhënë jetën
për liri dhe pavarësi kombëtare kundër pushtuesit shekullor.Dallohen poezit “Liria
e gjakut” , “Qielli i syve” kushtuar Adem Jasharit, “Shtatori i vrasjeve”.Poetesha përshkruan me
dhëmbje karvanin e njerëzve pa mbarim që ecnin me vdekjen me zemer të thyer me
këmbë të përgjakura dhe me sy të lodhur
nga trishtimi”. Pushtuesi ishte i pamëshirshëm .Kudo mbolli varre dhe trishtim.
Kudo u përpoq të vrasë dhe të humbë gjurmet për krimet që bënte ndaj popullit
tonë të pafajshëm:
/Ke parë nga vriten nënat/ Nga digjen fëmijt e mitur/ …(“Luftëtar”)
Poezi me figura të dalluara stilistike
Poezia e
Remzije Zekollit dalohet me figura të dalluara stilistike , sidomos janë të njohura
disa simbole të marra nga letërsia popullore, por poetasha i përdor me një dimension të ri . Ajo (Poetesha) në këtë vepër na sjellë
poezi të formuluara mirë, vargje të gdhendura
dhe artistikisht të realizuara, me një gjuhë të pastër dhe të lekturuar
mirë. Poetja niset nga një detaj i vogël që më pastaj thellohet pak nga pak duke prek më tutje në kohë , në lashtësi dhe në lirinë
tonë kombëtare. Të gjitha këto ka bërë përpjekje t’i realizojë me sukses në poezinë e saj që sjellë
knaqësi të lexuesi. Prandaj autorja ka arritur të hapë edhe një dritare që freskon dhe lartëson me sukses
krijimtarinë poetike .Në të ardhshmen presim edhe vepra të tjera të sukseshme
si kjo “Arkësa e kujtesës”…