E merkure, 12.05.2021, 03:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Shkrimtari dhe regjisori Baki Krasniqi

E marte, 22.05.2012, 06:04 PM


BAKI   KRASNIQI  SHKRUAN  EDHE  DRAMA, KOHË  PAS  KOHE   AI  MERRET  EDHE  ME   REGJI

Nga: Ramiz DËRMAKU - Weingarten

Poezia ka një origjinë një përjetim  shpirtëror  diku më shumë e diku më pak kompleksë, diku posedon një emociaon, një ndjenjë një pasion, një imagjinatë, etj.

Profesori i Gjuhës Shqipe, e poeti i ri Baki Krasniqi  lindi me 27.08,1954 në fshatin Priboc, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Zarbincë ndersa Gjimnazin  pjesërisht në Tërrnoc, Gjilan dhe Dardanë (Kamenicë). Rrjedhë prej një familje të varfur fshatare, por e përkushtuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.Kreu Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës Shqipe dhe e Letërsisë në Univerzitetin e Prishtinës : Pas kryerjes së fakultetit disa vite ushtroi detyrën e Prof. i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe  pranë gjimnazit“ 9 Maji“ në Dardanë. Gjatë tërë kohës sa ushtroi detyën e profesorit Bakiu ishte njëri ndër aktivistët më të mirë në shkollë-gjimnaz dhe kreu detyra shumë të rëndësishme; kulturore, artistike, në institucionet e Dardanës. Mbajti kuize të Diturisë, orë letrare, formoi grupin e poetëve të rinjë, grupin e letrarëve, gramaticientëve, etj. Nxënësat e Tij, dallohen kudo që janë. Momentalishtë punon si arsimtar i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në shkollën fillore në Petrit( Dikur Petrovc) . Jeton dhe vepron në fshatin Petrit të Dardanës. Gjatë luftës së fundit pra në vitin 1999 forcat paramilitare serbe e larguan nga shtëpia dhe pastaj ia vunë zjarrin shtëpisë, posë shumë gjërave të vlefshme atij iu dogjë edhe mini biblioteka e tij..

Poeti Baki Krasniqi shkruan edhe drama, mirëpo kohë pas kohe ai merret edhe me regji, pra libri i tij i parë“ Në krah të Shqipes“ , është libri i tij i parë. Poeti i ri Baki Krasniqi sipas një eseisti të huaj për dallim nga jo poeti, ky e magjepsë lexuesin me shprehje lirike ku dominojnë vibracionet e pastra psikologjike. Unë mendoj se poeti Baki Krasniqi, me këtë vepër e ka konsoliduar  personalitetin e tij si publicist.  Në krijimet e prof. Baki Krasniqi, dominojnë tema të ndryshme të cilat ia rrisin namin poetit . Në kuadrin e medalionit , pendë e artë e përjetësisë, mendoj se poeti Baki Krasniqi i qëndisë fjalët (në poezi) e kombit ne mënyrë artistike duke na e përkujtuar natyrën, trojet e bukura të Dardanisë, Dardanës, por pa i harruar edhe ato të Arbërisë së cunguar. Të cilat së shpejti do të bashkohen dhe do të bëhen një. Libri i tij i parë “ Në krah të Shqipes“ , është një libër përmbajtësor ne të cilën poeti e përshkruan jetën dhe veprimtarinë e tij. Poeti na shkruan edhe për xixat e shpresës, Flamurin-Qefin, në këtë poezi poeti na e përshkruan shumë bukur  jetën e një të riu I cili që nga ditët e para të lindjes deri ne vrasjen e tij nga regjimi serbo-çetnikë  në luftë ballë për ballë me armikun bie dëshmorë, dhe kufoma e tij mbulohet me Flamurë. Pastaj poeti si shumë të ri, bie në kthetrrat e dashurisë.., dhe na i përshkruan takimet e tij me të dashurën deri tek martesa.

Rreshtat që burojnë sipas stilit të tij artistik, janë dëshmi të rralla kryesishtë me kontacione patriotike. Janë vargje që na nxisin të mendojmë për mos me e arruar të kaluarën tonë të lavdishme. Me një ndjeshm,ëri shpirtërore të veqantë, me shpirtë të Florinjtë dhe zemër të madhe, poeti shkruan edhe për luftëtarët e UÇK-së, Ja se si u shkruan poeti martirëve të kombit; besnik Marocës, Sabri Krivaqës dhe Agush Isufit ).

Në orët e letërsië

Kur analizonim karakterin e personalit

Nuk e paskam ditur

Se ju do t’ia ndërroni

Dardanës imazhin.

Autori shkruan me një sinqeritet të madhë  dhe me një dhembje të thellë shpirtërore për heronjët e kombit, për yjet e Kosovës,  dhe Kosovën kreshnike. Baki Krasniqi  posedon moral, ideal, dinjitet dhe personalitet. Kosova sipas autorit është një burrërie me besë shqiptarie.Përmes këtyre vargjeve  autiori i këtij libri  i jep prioritet gjuhës shqipe, zërit të atdhedashurisë dhe martirëve të kombit. Tejet impresionuese janë vargjet kushtuar  tre martirëve të kombit . Ne fund i dëshirojmë suksese edhe më të mëdha profesorit Baki Krasniqi.

Punuar me 15.05. 2012



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora