E diele, 16.05.2021, 03:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Promovim libri: Jusuf Bislimi “Flakë në zemër”

E hene, 21.05.2012, 07:33 PM


Promovim libri: Jusuf Bislimi “Flakë në zemër”

Nga Ukshin Zajmi

Në fundjavën që shkoi, në restaurant “Luli” në Gjilan u bë promovimi i librit të tretë të Jusuf Bislimit “Flakë në zemër”, pas atyre me poezi : “Kush e zgjon ditën” dhe “Loti në qepallë”. Ishin mbledhur këtu familjarë, miq të autorit, dashamir të fjalës së shkruar dhe nxënës. Në këtë promovim, të cilin e moderoi Nexhmedin Ymeri, për librin në fjalë foli Dr. Faik Shkodra në sferën e “Kohës, jo si nocion filosofik, por si aspekt i jetës reale”, ndërsa recenzenti i librit dhe krijuesi Nexhat Rexha në konteksin e “Shpalosjës së dhëmbjeve” vlerësoi se kjo përmbledhje e tregimeve, është një shkrim në mes të tregimit, publicistikes dhe historisë. Rreth librit u prononcua edhe redaktori dhe botuesi Hysen Këqiku me shkrimin e tij “Vepër me ndjenja dhembshurie”, i cili edhe u paraprinë 18 tregimeve të këtij libri.

Përndryshe, në libër janë radhitur  tregime, të cilët, tematike trajtimi kanë ngjarje nga katrahura e shqiptarëve të Kosovës prej vitit 1981 e deri në vitet e para të këtij shekulli. Përsonazhet, emërvendet dhe ngjarjet janë përpunime artistike, por, që fare lehtë mund të përputhen me ndodhi të vërteta, sepse nga shumësia e ndodhive që i përjetuan shqiptarët e kësaj treve shqipfolëse është shumë vështirë të trajtohet shkrimi artistik nga kjo kohë e të mos përputhet me ndonjë ngjarje reale.

Promovimi u përcoll me deklamime të citateve nga këto tregime nga nxënësit e shkollës fillore “Musa Zajmi” të Gjilanit: Ardit Shkodra, Besiana Shabani dhe Gresa Zylfiu të përcjellur me kitarë nga nxënësja e po kësaj shkolle Ibadete Arifi.

Në fund të këtij promovimi të pranishmit i përshendeti autori Jusuf Bislimi dhe për të pranishmit u shtrua një darkë solemne.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora