Kulturë
Kolë Tahiri: Kuvendet shqiptare
E premte, 18.05.2012, 08:07 PM
Dukuri
etno-psikologjike në Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës (III).
KUVENDET SHQIPTARE
Nga: Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI, etno-psikolog
Dukuria
e kuvendeve shqiptare, shquhet per specifika etno-psikologjike te
spikatura. Ajo është një traditë e lashtë sa historia e shqiptarëve.
Në Lahuten e Malësisë paraqiten gjeresisht kuvende si ai i Lidhjes së Prizrenit, kuvendi që organizon Çun Mula, bajraktar i Hotit me perfaqequesit e Malësisë së Madhe etj. etj.
- Ne
ç’fare mase dhe sa gjenin zbatim ne keto kuvende dukurite etno-psikologjike
shqiptare te cilat burojne nga botekuptimi, mentalitetet, bota shpirterore, veçansite
etnike te kultures iliro-arberore-shqiptare ?
- Si
shprehen karakteri liridashes, luftarak dhe i panenshtruar i shqiptareve, si
dhe ndjenjat perkatese ne keto kuvende ?
- Modeli
kulturor etnik qe perfaqesonin kuvendet tradicionale shqiptare, sipas autorit
te Lahutes ? Fati i metejshem i ketij institucioni dokesor
shqiptar.
- Mendime rreth bazave etno-psikologjike të kuvendeve shqiptare.
Ne
Kongresin e Berlinit(1897) Fuqite e Medha te kohes kane vendosur coptimin e
tokave shqiptare ne favor te Malit te Zi, i cili, pa ngurrim hidhet ne aksione luftarake.
Knjaz Nikolla ka mobilizuar forcat ushtarake:
- /qi ka dyndun top e ushteri, /,
/ me
hi n’Plave, me hi n’ Gusi,/,
/ me
marre Shkodren me Malesi,/ ,
/der’ ku dane vendi me Dri ;/…
Keshtu, shprehen qarte synimet shoviniste te shkjeve-malazez si dhe nxitja e tyre nga Fuqite e Medha te Europes. Ato kane detyruar Mbretin e Stambollit te bente leshime ne dem te tokave te banuara, prej shekujsh nga shqiptaret. Ne ate kohe territoret tona kane qene nen pushtimin e Perandorise Osmane.
Po
shqiptaret nuk jane te atij mendimi. Per kete Ali Pashë Gucia, ish ushtarak i perandorise i
shkeputur nga Stambolli i vene teresisht ne sherbim te çeshtjes atdhetare jep
kushtrimin :
- / t’ané
Shqipnise ka çue nji fjale :
- /qi
shk’a’ Krye, shk’à Bajraktar, /, ?
- /Shk’a’
Vojvode e shpi e pare ;/, ?
- / fille
me dalun ne Prizren,/,
- /per
me ngrehe aty kuvend,/….:/ ?
- / me
lidhe bese, me lidhun fé :…. ?
- / Shkaut
per t’gjalle mos me iu shtrue,/ ,
/…./
- /Mbretit fjalen me m’ia thye./
Ka qene tradite mbareshqiptare, qe kur behej fjale per çeshtje te medha kombetare te gjithe perfaqesuesit e krejt trojeve tona te tuboheshin ne kuvende te medha e te merrnin vendime te perbashketa. Keshtu, sipas kesaj tradite dokesore shqiptare perfaqesuesit e krahinave shqiptare vrapojne ne Prizren.
Veçansite etnike te ketij kuvendi qendrojne ne formen e organizimit, ne lidhjen e beses shqiptare, beses se Zotit, ne qendresen deri ne vdekje per t’mos iu nenshtruar Shkjaut, si dhe ne trimerine e vetesakrifikimin shqiptar (nje grusht njerezish kundershtojne te plotfuqishmit e kohes), guxojne t’ia thejne fjalen Mbretit (Sulltanit) .
Me te
mbrritur te delegatet e krahinave :
- / Prizrenasit
ku mire po i presin,/,
- / buke
e zemer ku po u qesin, /,
- / si
zanate qi ka Shqipnia,/,
- / kur
t’u shkoje miku te shpia./
Te deleguarit nuk vendosen ne hane apo hotele, por shperndahen neper familjet shqiptare ku priten, sipas tradites se mikpritjes e bujarise, « Buke e zemer », bujari me gjithe shpirt, bujari e paster, fisnike, e thelle, pa interes, siç vepruan prizrenasit.
Shqiptaret
e kultivojne dhe e zbatojne virtytin e mikpritjes, respektimin e sigurimin e
mikut qe u ka ra ne prag, me gatishmerine per te sakrifikuar gjithçka,
pasurine e deri edhe jeten.
Kemi te bejme me veçansi etnike te spikatura te shpirtit shqiptar siç jane : mikpritja, ndorja dhe bujaria. Pas mikpritjes te qytatareve te Prizrenit, qe mund te ndeshet rralle kund shqiptaret i drejtohen detyres.
Dhe,
pa vonuar delegatet mblidhen:
- / e
kane dale ne log t’ kuvendit,/,
- /n’ato
mojet e Prizrenit,/, ?
- / ku kane
ndejun rend mbas rendit,/,
- / me Ali Pashen n’krye te vendit. / ?
Pra, jane
tubue Krenet e Gegeve e t’ Toskenise (Shqiptaret), sipas tradites «rend pas
rendit». Ne kete tubim te madh, sipas kesaj veçorie etnike kane lidhe bese e
kane lidhe fe, me u shterngue (qendruar) :
- / Europes
fjalen m’ia poshtue,/,
- / qi me
Mbret paska pleqnue,/, ?
- / me i
dhane dore Malit te Zi,/, ?
- / t’a coptoje t’mjeren Shqipni. /
Vendosja ne kuvend behej sipas rregullave (protokollit) te percaktuara ne kanun, renditje protokollare e detyrueshme per gjithesecilin : Ali Pasha, organizatori ne krye te vendit e me radhe zene vend : Marash Vata, bajraktari i Shkrelit, vijojne, njeri pas tjetrit Bajraktare, Krene e Beglere. Terheq vemendjen me uniformen dhe fjalen e mençur Abdyl Frasheri, i cili ate qe flet : / Mbreti as Krajli nuk e shklet./
Pastaj,
renditen « rend pas rendit» Prenge Bibe Doda, kapedani i Miredites, Dera e
Toptanit, Zogollit, Gjete Gege Shllaku, Begolli, Cun Mula, bajraktar i Hotit,
Mar’ Lula i Shales, Dode Preçi i Kastratit, Vrioni i Beratit, Derralla,
Shkodrani Shan Deda i Dede Jakupit i cili / qi si Létinit si, /Halldupit,
/ rrumbullak fjalen ua flet ;/…./, Abdullah Dreni, te cilit ia dro’ te
keqen Prizreni e Kosova,
- /pse
per mik e bese te dhanun, /,
- / vete ia nep zjarmin shtepise : /, etj.
Kjo
renditje tradicionale eshte vendosur ne baze te kontributeve kombetare qe ka
dhene secila krahine apo person. Ndeshemi ketu me mendesine, mentalitetet
specifike shqiptare. Perfaqesuesit
lidhin bese : «Europes fjalen m’ia poshtnue», pra konflikti eshte
me ma te madhin e te medhenjeve.
Individualitete
si shkodrani Shan Deda : « E s’ merr vesht per krajl as mbret ».
Marash Vata,- « / qi s’e trand as topi as shpata./, Abdullah
Dreni : « shi me Mbret pushken e nise». etj.
Secili
prej tyre eshte mbret me vehte, i pa tundur, i gatshem per t’u
ballafaquar me Krajla, Mbret etj. si i barabarte midis te barabarteve. Spikates
ketu besa shqiptare, besa e Zotit, e çimentuar me vendosmerine epike te ketyre
burrave.
Vendosmeri
e guxim i tille veshtire
te ndeshen kund tjeter si tek keta burra shqiptare !
Ajo
eshte cilesi e karakterit shqiptare, specifike etno-psikologjike. Nje grusht shqiptaresh kunder te
medhenjeve te Europes.
Nje
vendosmeri (karakter) i tille nuk mund te mos terhiqte vemendjen e Fuqive te
kohes.
Ne kete
mjedis burrash te urte e tjerr kuvendin, perfaqesuesi i Toskerise, Abdyl
Frasheri, i cili me mençuri e pathos shpjegon, se si ne Mesjete te paret e
Shkijeve, qene shkulur nga malet e Uralit, ku ushqeheshin me dardha te egra dhe
u derdhen ne tokat e Ballkanit, ku i gjeten shqiptaret me qyterimin e tyre te
lashte, me bujqesi e blegtori te zhvilluar, me ligjet, me norma e kanune
bashkohore.
Rrefen, oratori lashtesine e shqiptareve ne keto troje, historine e tyre te lavdishme, kujton se si me kushtrim ngriheshin ne luftera kunder fiseve barbare : Ostrogoteve, Shkjeve te Stefan Dushanit (malazez, serb), bullgar, turqeve osman etj., flet per qendresen e shpirtin kryengrites e liridashes, shpirtin shqiptar te mosnenshtrimit. Kujton atdhetari lufterat e shqiptareve ne kohen e Lekes, Pirros, Kastriotit etj.
Keshtu,
Frasherlliu duke iu referuar historisë heroike të të pareve ngjallte tek
bashkeatdhetaret ndjenjat e krenarise kombetare dhe i ftonte ata per te treguar guxim e trimeri per mbrojtjen e
trojeve arberore, siç kishin treguar te
paret tane nder shekuj.
Karakteristike
e shqiptareve, ne situata te tilla ka qene se ata u drejtoheshin traditave
atdhetare e luftarake. Vlere te veçante merr fakti se kur, ky lider shqiptar
flet :
- « Mbreti
as krajli nuk e shklet».
Mendimi
i tij eshte i thelle, shpreh deshiren, aspiraten, te drejten legjitime te
shqiptareve.
Detyra supreme mbarekombetar ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga pushtuesit e huaj me forcat e veta.
Shan
Deda, perfaqesues
i Shkodres betohet ne Zotin se:
- / kur
kje puna per atedhé./,
- / Edhe
Mbretit te Stambollit,/
- / Shqiptaret pushken ia kane vu, / .
Bajraktari
i Shales, Mar’ Lula,
midis te tjerash thekson :
- /Kam
shkue jeten si bishe mali,/…. /,
- / por as Mbretit, por as Krajlit,/,
- / tungjate jeta s’ i kam thane./
Dhe ne
rast se Shkjau, si po flitet ka me na msy, ai do te ndeshet ne armet e Lekeve e
te Dukagjinit :
- /
qi, me ndihme te Perendise,/,
- /kane m’ ia thye pleqnine Berlinit,/,
Pra,
shqiptaret jane te vendosur deri ne vdekje qe mos t’u rrijne (pranojnë)
vendimeve te krajlave as te mbretit, ata nuk i binden te huajt, sepse « mbret
shqiptari àsht n’ vend te vet ». Vendosmeri legjendare, vendosmeri per te
mos u dorezuar perpara asnje armiku cilidoqofte ai.
A nuk
ishte burreri proverbiale qe te thehej, te kundershtohej pleqnia (vendimet) e
Berlinit ?!
Keto
«trille shqiptare»,
te shprehura artistikisht nga Fishta, kane zene vend ne mendjet dhe zemrat
shqiptare, jane pelqyer nga njerezit e thjeshte, sepse kane qene afer
botekuptimit te tyre, mentalitetit tradicional, krenarise, deshirave e
aspiratave dhe besimit ne forcat e veta.
Ne rjedhen e shekujve ata i kishin provuar «perkrahjet» europiane.
Energjite shpirterore titanike ata i gjenin tek besimi te Zoti, vetevetja dhe armet e tyre.
I pari i Shales ka shprese, se me ndihmen e Zotit e te bashkuar do t’i rrezojme planet e Berlinit.
Por, Mar’
Lulen e shqeteson, po aq fort Anadollaku (turku) :
- /qi
kurr qafet s’ma hoq lakun ,/,
- /s’
due te njoh as Krajl as Mbret:/,
- / mbret shqiptari àsht n’vend te vet./
Prijesi
trim i nje fisi, te vogel por kreshnik nuk njeh te medhenjet, ai ndjehet zot ne
shtepi te vet. E habiteshme, por shqiptaret e Lahutes ua thone fjalen
rrumbullak si krajlave ashtu dhe mbretit. Me kurajo te habiteshme ia thejne
pleqnin Berlinit. Kur ata flasin jane te sinqerte, te ndershem, nuk i bejne lak
fjales, secili eshte i gateshem t’ia nis pushken Mbretit etj.
Karaktere te tilla etnike, burrerore, te forta trashegonin dhe kultivonin shqiptaret.
Keto
cilesi te vullnetit te shiptareve shpreheshin ne log te kuvendit, ku
pergjegjesia per fjalen e thene peshonte sa mali. Ajo nenkuptonte kthimin e
fjales ne veper. Kjo vendosmeri shprehej kur behej fjale per atdheun e te
pareve, per trojet arberore. Burrat e kuvendit se bashku me ndjekesit e tyre,
sipas beses se dhene hidheshin ne beteja per jete a vdekje. Ata nuk
udhehiqeshin nga mbreter, presidente, apo shbamadhori ushtarake, por thjeshte
nga prijesit e tyre popullor, sipas tradites iliro-arberore. Veteqeverisje
thellesisht popullore.
Referencat morale e politike te ketyre kuvendeve dhe shoqerimi i tyre me vepra luftarake si veçansi etno-psikologjike pasqyrohen mjeshterisht ne Lahuten e Fishtes.
Keto manifestime publike, tipare karakteresh te shprehura me zjarr ne kuvend dhe, pastaj ne beteja, luftimet e ashpera me Shkijet-agresor shprehin perkatesine etnike te shqiptareve malesore te asaj periudhe.
Te habite forca shprehese e individualitetit te malesorit te fundshekullit XIX-te. Ai si individ merr per siper pergjegjesi te medha i bindur ne perkrahjen e ndjekesve te vet. Dhe ata nuk u gabuan, as u zhgenjyen nga ndjekesit benike te cilet u shkonin pas. Ata, ne dallim nga te tjeret nuk ishin komandante ushtarake, por thjeshte prijes popullor qe jetonin ne gjirin e popullit dhe shprehnin aspiratat e tij.
Po çfare ndodhi me vone me kete karakter shqiptare, me keto individualitete te spikatura ?! Kjo eshte nje teme e gjere dhe e veshtire e cila prêt te trajtohet nga sociolog e psikolog te formuar shkencerisht dhe objektiv.
Te
kthehemi tek kuvendi ku bluheshin idete,mendimet, taktikat e strategjite luftarake
shqiptare.. Keto debate te zjarrta drejtoheshin me mjeshteri nga Ali Pashe
Gucia, i cili me takt e konsiderate thellon problemin:
- /Te
lumet goja, bajraktar,/, ,
- /se
ti lak s’i bake fjales./,
- / Se
ti folke n’log t’ kuvendit,/ ,
- / si po e lypte e mira e vendit./,
Ali Pasha
eshte ushtarak i shquar dhe, ndonse, Mar’ Lula si bajraktar i nje krahine te
vogel, ne nje pjese te fjales se tij bie ndesh me mendimin e pergjitheshem
drejtuesi nuk ia prêt fjalen atij. Prekundrazi, i thur levdata ( folke…si e
lype e mira e vendit, se nuk i bake lak kuvendit etj.). Vetem, pasi thekson
meritat e bajraktarit te Shales sjell argumente politike, e sidomos ushtarake duke
mbrojtur idene, se ne situaten e krijuar shqiptaret nuk mund te luftonin
njekohesisht ne te dy krahet.
Ushtaraku
i larte i kthehet edhe qendrimit ndaj Turqise dhe shpjegon :
- /
Por, pse na te vogjél jemi, /,
- / pse kend fis as vellà nuk kemi,/,
Prandaj
konkludon strategu :
- / na
sot Shkjaut s’mund t’i bajme balle,/,
- /prandej, thom, se e lype e mbara,/
,
- /te rrijme ngjite me Mbret t’ Stambollet, /
Ne kete tubim mbareshqiptare u shprehen lireshem, me kurrajo civile e pa doreza pikepamje te ndryshme e te kunderta : Njera pale kerkonte a). lufte, si kunder Shkjaut, ashtu edhe kunder Turkut, ndersa pala tjeter b). Mbronte mendimin se duhej te ruheshin, te pakten perkohesisht lidhjet me sulltanin, qofte edhe per arsye pragmatike, se nuk mund te perballoheshin nga shqiptaret ne te njejten kohe te dy armiqet (Shkjau dhe Turqit osmanllij).
Eshte
evident fakti se ne kete kuvend mendimet shpreheshin sinqerisht, rrumbullak, pa
doreza, direkt, me transparence, pa frike e paragjykime etj. Në to mbizoteronte
e mira e vendit, ndershmeria, respekti e konsiderata e ndersjellta midis
pjesemarresve, pavarsisht pozites apo fuqise qe zoteronin.
Mbi bazen
e mendimeve e ideve te shumeta, madje edhe te kunderta, pasi peshoheshin mire ata
arrinin ne perfundime te njejta te cilat beheshin te detyrueshme per secilin
pjesemarres dhe forcat qe ata perfaqesonin.
Te habisin shqiptaret e asaj kohe me karakterin e forte, vullnetin e paperkulur dhe virtytet e larta morale, tipare etno-psikologjike te trasheguara nga të parêt e tyre e te ruajtura me fanatizem, si rallekund!
Pas shume debatesh te zhvilluara ne kete beselidhje te madhe te Prizrenit, te gjithe bashkohen ne idene qe t’u drejtonin nje leter Krajlave te Berlinit ne te cilen, me vendosmeri kundershtonin, hidhnin poshte vendimin e tyre per coptimin e tokave shqiptare dhe betoheshin :
- /qi,
pa u shterrun Dri e Shkumbin,/,
- /edhe
Buena per pa u thà, /,
- / na per t’ gjalle nuk rrijme nen Shkà.
Ne botekuptimin e shqiptareve te asaj kohe shterrja e ketyre lumenjeve ishte gje krejtesisht e pa mundur. Perjetesisht e palekundur eshte vendosmeria, burreria e delegateve te Kuvendit te Prizrenit. Ata jane qendrestare te tille, sa qe pa u shterre lumejt e Shqiperise, pa u permbyse natyra nuk pranojne coptimin e tokave shqiptare, nuk i neneshtrohen pushtuesit.
Mendja e shendoshe t’a do, se ky karakter solid e i paperkur i shqiptareve me shpirtin luftarak e liridashe, krahas gjuhes shqipe, ka qene, nder shekuj nje prej atyre faktoreve determinant te ruajtjes se identitetit te shqiptareve. Ky tipar etnik yni, mbajtes i konstruksionit psikik te shqiptareve eshte njohur e pranuar edhe prej te hujve, madje edhe armiqve qe kane pasur te bejne me shqiptaret.
Ne rrjedhat e shekujve, per fat te keq te te dy paleve ne konflikt politikat shoviniste, raciste kane rrenjosur, nje mni te papermbajtur, urrejtje te thelle e racizem primitiv midis dy etnive : Shkjeve te Ballkanit shovinist e invadues e shqiptareve, prej shekujsh vendes.
Eshte
pranuar, se kjo veçori etno-psikologjike ballkanase e ketyre dy kombeve (mnia)
ka shkaqe te thella historike, ekonomike, socilologjike edhe etno-psikologjike,
te cilat presin shpjegime me objektivitet shkencor duke mbajtur qendrim
bashkekohor ndaj tyre.
Mbi kete
baze, del e domosdoshme, qe secila pale te njohe e pranoje gabimet e se
kaluares dhe te sotme, duke kerkuar ndjese publike e shprehut pendes publike,
boterisht dhe te hedhe veshtrimin kah e ardhmja.
Vetem keshtu, do te mund te harrohet e kaluara e zeze dhe popujt e ketij rajoni do te mund te ecin, krahperkrah popujve te tjere evropian.
Ne nje
tjeter kuvend malesoresh, shprehen
pikepamje diametralisht te kunderta, mentalitete dhe shpirti etnik : Ne
Kishe te Vishnjeves, Frati i Kelmendit, Pater Gjoni, ne meshen festive predikonte fjalen e Zotit. Aty nga fundi i
meshes, papritamas jepet alarmi :
- « /
Kushtrim, djale, ka nji per shpi,/ ,
- / n’
até Sutjeske me dale n’ ushtri,/,
- / se àsht kah rraset Shkjau n’ Gusi ! / ».
Gjendja eshte tejet kritike : njerezit, me uniformat festive, kane ardhur, tere gezim per te festuar : kenduar, hedhur valle, luajtur e gjuejtur shejin, sipas zakonit. Aty jane tubue fare-fisni, miq e kumbare nga shume krahina. Pa pa prite e pakujtuar plase kushtrimi vetetime. Nisin kuvendin dhe shtrohet medyshja:
- / si
t’ia bàjme e tek t’ia bàjme ?/ ,
- / A te shkojme a mos te shkojme ?/.
Kerkohet, jo vetem vendim i menjehereshem e vendosmeri e guxim, por dhe veprime te shpejta mbrojtese. Sipas tradites se kuvendeve shprehen e ballafaqohen pikepamjet e kunderta : Uc Gjoka i Hotit deklarohet :
- / na
shkoi moti si à mà zi./,
- / Fyta-
a- fyt me Shkja t’u pre,/,
- / si per s’ tepermi t’ki’m lé./,
- /
Prandej, burra, un kish’ me thane,/,
- /se
kjo pune per sot do lane,/,
- / Sot
po e ka Turku me Shkjà :
- / lepijshin kryet e nxjerrshin syte !/
Mendimi
realist dhe jo i pa bazuar. Formalisht, kjo ishte lufte midis dy armiqve, prej
te cileve, njeri e mbante Shqiperine nen zgjedhe (Turku) dhe tjetri pergatitej
per t’a pushtuar (Shkau).
Ne ate kohe Shqiperia i perkiste Perandorise Osmane. Prandaj,- le te kacafyten ata ndermjet vedit, se boll shqiptaret jane coptuar ne luftera per te tjere,- arsyetonte Uc Gjoka i Hotit.
Perkrahesit
e ketij mendimi kapitullues nuk jane te paket :
- / Jo,
po, ti Uco, mire po flet,/, /
- /
Vocerr Preçi po ia prêt./,
- / n’ se
te vritemi na me Shkjà,/, .
- /N’
robni se ne robni,/, -
- /Mjesa
Shkjau, po bani e hini. /
- / se
ai ketij vendi mà nuk del,/ ,
- / ke s’do t’ kete fis as Atdhe…., /
Vocerr
Deda shton :
- /
Prandej, mire, thom un, na del, /,
- / ne
kete pune mos me u kap tel;/ ,
- / tash
nji here me shkue ne shpi,/… ,
- / mbasi
feste, po ka qillue;/,
- / se
a te shkojme a te mos shkojme,/,
- / me lane kryet per Turk e Shkjà./,
Ne kete
atmosfere te lekundur, pater Gjoni, meshtari i ketyre aneve mendon ndryshej.
Ai duke e njohur shpirtin krenar e ta pa epur te malsorit shtron pyetjen :
- / po
a imend burrat e Malesise;/,
- / nami
e ndera e gjith Shqipnise,…/,
- / vendin
Shkjaut kane per t’ia leshue,/,
- / pa pushke t’ shtime e ndej haru ?/...
Gjithsecili, kur e merr fjalen shqipton fjale respekti per mendimet e te tjereve, vetem pas kesaj sjell arumentet e veta e shpreh, cope e pa doreza mendimin e vet.
Meshtari
atdhetar u kujton
malesoreve lavdite e se kaluares, gjakun e prinderve te tyre derdhur ne lufte
kunder pushtuesve te ndryshem, lavdine e Skenderbeut, te Lekeve te Malesise dhe
rrjedhojat qe do te sjelle pushtimi prej Shkjeve te Cetines. Franceskani
ligjeron, se si ai do te kishte vepruar, por rroba e tij nuk lejon vrasjen e te
tjereve dhe se i mbetet vetem te mallkoje.
Perfaqesuesit te besimit i lejohej pjesmarrja ne kuvend vetem per te shprehur bindjet e veta, por jo per te vendosur. Vendimin e merrte sovrani, kuvendi, beslidhja. Pushtetaret, qeveritaret etj. nuk kishin te drejte te merrnin pjese ne keto kuvende.
Atehere, malesoreve te prekur ne seder, ne krenarine tyre dhe ne vetedijen atdhetare nga predikimi i Pater Gjonit, u vlon gjaku i te pareve, zgjohet krenaria epike dhe shterngojne armet e drejtohen, atyperaty, siç ishin direkt per ne Sutjeske, ne frontin e luftimeve.
Binomi
« Atme e Fe » funksionon mbrekullisht, franceskani i bekon trimat,
dhe ne krye te tyre marreshon per front te luftimit. Ky atdhetarizem i
franceskaneve, duke qene edhe ata te kombesise shqiptare perben veçori te ketij
sekti fetar, te perkushtuar edhe çeshtjes kombetare shqiptare. Kete
veçori (atme e fe) franceskanet e kane deshmuar historikisht ne Shqiperi.
Ndersa,
ndihmesi i tij :
- /Lulash
Ndreu, xhakoni i fratit,/,
-/ se edhe kanges ai ç’ia ka thane,/…. :
Shqiptaret, sipas zakonit tradicional te pergjigjes (reagimit) ndaj kushtrimit, nderpresin festimet dhe nisen per ne lufte, me kenge ne goje, duke demonstruar shpirtin e tyre luftarak e gatishmerine per t’iu pergjigjur rrufeshem thirrjes per mbrojtjen e trojeve te tyre kudo qe i zente kushtrimi, veçansi e spikatur etno-psikologjike shqiptare.
Kuvendet e medha, qe merrnin vendime me rendesi e pergjegjesi kombetare perfundonin me beselidhje te veçanta . Keshtu, krenet e Hotit, tek Kisha e Shen Gjonit besatoheshin, sipas rendit, duke nisur me bajraktarin, i cili, veçanarisht ne mobilizime luftarake, detyrimisht merrte flamurin, printe :
Cun
Mula, bajraktar i Hotit garanton :
- / bani
be me lot per faqe,/
- /per
«qitape» e shtate « melaqe »,/,
- / se
pa deke e pa hi ne dhe, /,
- / me
gjith djale e me gjith re,/,
- / pa u
robite me lope e qé,/,
- / e
pa u djege me stan e shpi,/,
- /s’ bjen n’dore kurr Malit t’ Zi. /
Pas tij, bajraktaret e krenet e Hotit u betuan :
- / mbas
kanus s’Leke Dukagjinit,/,
- / m’
qiri t’ festes e m’ Kishë të Shëngjinit,/,
- / mbi
Shen N’kolle e Shejt Shna Ndue, /,
- / m’
Kryqe te Krishtit, kjofte levdue !/,
- / se
pa u shkimbe me troje t’ veta,/,
- /s’i bajne Knjazit tungjatejeta !/
Tradita etno-psikologjike shqiptare nenkupton qe pjesemarresit ne
kuvende te betoheshin, sipas kanunit : ne Kryqin e Krishtit, ne kishat e
medha te vendit, ne shejten, ne jeten dhe pasurine e tyre, se do t’i rrinin
besnike beses se dhanun ne kuvend. Jane rregullat e normat tradicionale
thjeshte shqiptare.
Kurdoher behej fjale per Besen shqiptare, fjalen e nderit, per Besen e Zotit. Garanci e dyfishte feja shqiptare.
Siç shihet, edhe ne nje kuvende te papritur shpreheshin ide e mendime te ndryshme, te kunderta, shoshiteshin mire ato, ne kendveshtrimet perkatese e me urtesi e maturi arrihej ne vendimin perfundimtar, i cili zbatohej pa hezitim nga te gjithe. Per mendimet e shprehura, ne kesi rastesh, as qe behej fjale, qe dikush te mbante meri, inate apo mllefe etj.te kesaj natyre..
Perkundrazi, armiqesite e tjera harroheshin dhe funksiononte besa e kanunit, sipas se ciles; si, ai qe ndiqej per gjak dhe « gjakesi » duhej te luftonin krahperkrah, si vëllezer ne një llogore, të mbronin e jepnin jeten, po t’a lypte nevoja per njeri tjetrin.
Keshtu,
kanuni, ne kohe lufterash ndalonte, rrebtesisht gjakmarrjen. Ai qe vepronte ne
kundershtim me kete dispozite (norme) te kanunit ndeshkohej rrebte, sipas normave
te pranuara dhe perbuzej nga opinioni shoqeror. Kete e impononin ligjet e
pashkruara (kanunet) e shqiptareve
A nuk
eshte kjo tregues i urtesise e burrerise
shqiptare?! A nuk eshte kjo, nje veçansi e spikatur etno-psikologjike e
shqiptareve te asaj kohe? Behet fjale
per ato raste kur eshte e pranishme
dukuria barbare gjakmarrjes, veçori kjo primitive etno-psikologjike e cila. ka
egzistuar deri tash vone te shqiptaret.
Kjo burreri qe tregohet, sidomos ne raste luftrash lypset te tregohet edhe ne situatat paqesore, gje e cila, fatekeqesisht po ndeshet teje ralle.
Ne
kuvendet mbare shqiptare, rajonale etj. trajtoheshin çeshtje mberekombetare,
pra kishin tematike solide atdhetare, refernca moralo-politike patriotike etj.
Ndersa,
ne kuvendet e niveleve me te uleta si krahines, fisit, katundit etj., ne sobat
e burrave, ne vendet ku daheshin pleqni te ndryshme ndryshonte permbajtja, por
rregullat dhe kerkesat ruheshin, ne te gjitha rastet te njejta. Në çdo kuvend (tubim)
respektoheshin elementet etnografike, normat etiko-morale te njohura e te
pranuara prej të gjithëve.
Ato zhvilloheshin, sipas traditave e dokeve thjeshte shqiptare, te cilat ne sot i emertojme edhe dukuri etno-psikologjike.
Norma etiko-morale dhe etno-psikologjike te kuvendeve te burrave.
Cilat
ishin idealet, motivet shtytese, ndjenjat qe i frymezonin, normat e komunikimit
shoqeror, mentalitetet qe synonin dhe
shpreheshin ne keto kuvendeve te tradites se lashte shqiptare ?
Ne kushtet e mosnjohjes te shtetit te pushtuesit e ligjeve te tij, ne munges te ushterise, forcave te rendit, burgjeve kush i shterngonte, detyronte shqiptaret qe t’i zbatonin vendimet e kuvendeve te tyre ? Ç’fare tregojne të dhenat ?
Në
rrafshin etnografik
kuvendi eshte nje bashkim fisit a fisesh me Krene, Pleq, Sterpleq e Vogli a Djelmni
te dheut, qi kan qellim me rrahe ndonji çashtje a me lidhe ndonji bese.
Kuvendet e pergjitheshme per çeshtje te rendesishme te karakterit kombetar, sipas tradites njoftoheshin : me kushtrim dhe tri te shtena me arme, por edhe me lajmës.
Kushtrimet, ne mungese te mjeteve te nderlidhjes, jepeshin, ne varesi te rrezikut qe kercenonte vendin («burre per shtepi», «me shtate e shtatedhjete» etj.), kushtrimet qiteshin (jepeshin) nga kryeplaku, kohet e fundit nga bajraktari. Ne kanun percaktohej edhe vendi prej nga qitej kushtrimi, zakonisht ne krye te katundit.
Tubimi i njerezve behej ne vende te caktuara me pare si ne (Qafa, lendina, oborre kishash, vende kulti, lisa ne shej, qe thuhej «Logu i Kuvendit» etj.). Keshtu, p.sh., Miredita tubohej ne Sh.Pal a ne Gryke t’Oroshit, Puka tu qyteti i Pukes, Malesia e Gjakoves tu Vorret e Shales, Dukagjini ne Koder te Shen Gjergjit (Shosh), Nikaj e Mertur tu Kisha e Nikajvet, Mertur e Krasniqe tu Blini i kuvendit (Selimaj) etj.
Ne
kuvende merrnin pjese, sipas qellimit kategori te ndryshme perfaqesusesish. Por,
me tradicionalet kane qene kuvendet «burre per shtepi». Ne keto kuvende burrat
e bashkuem rrijn ne gjysem rrethit, zakonisht kembekryq, me drejtuesit perball,
ashtu qe te mund te shofin shoqi shoqin e, po u thirr kush, te ket shteg per me
u duke nder Krene e Pleq. « Nder gjyqe e peshime krent e pleqt rrijn ne
vedi e Vogjelia ne vedi.» « Krent e pleqt rrijn ne kuvend mbas prijet e
tagrit.» Armet e krahut kulmoheshin ne nje vend, aty afer, gje qe do te thoshte
se ishte vendosur besa e burrave e cila nuk duhej thye. Secili mbante armet e
brezit. Keshtu, nisnin kuvendet duke shpalosur qellimet per te cilat ishin
thirrur.
Ne pikepamje politike kuvendet e pergjitheshme trajtonin probleme te medha atdhetare, çeshtje te medha shoqerore, ekonomike, sociale etj.
Ne
rrafshin etno-psikologjik kuvendet u permbaheshin parimeve atdhetare (nacionaliste) kombetare,
orientoheshin ne referenca moralo-politike te mirenjohura, ne perputhje me
botekuptimin, mentalitet, nevojat e kerkesat e kohes, u pergjigjeshin deshirave
e aspiratave rajonale e kombetare.
Permbajtja
e tyre shquhej per atdhetarizem te theksuar. Ne rastin e Lahutes qellimi ishte
te ngriheshin te gjithe, me arme ne dore per te mbrojtur vatanin kunder
vendimeve te Kongresit te Berlinit dhe synimeve shoviniste te Shkjeve te Ballkanit.
Pra, kemi te bejme me synime etno-psikologjike te trasheguara nga te paret tane.
Nga
motivet e brendeshme te shqiptareve, personazhe historike te Lahutës kane qenë :
Mbrojtja e lirise kunder pushtuesit sllavo-malazias,
mbrojtja e vatrave, territoreve tona, te cilat tradicionalisht kishin qene te banuara
nga shqiptaret, ruajtja e nderit dhe dinjitetit kombetar. Kranaria kombetare
dhe shpirti i mosneneshtrimit perpara te huajit.
Keta ishin disa nga nxitesit, shtytesit kryesor qe i grishnin shqiptaret te hidheshin ne beteja per jete a vdekje.
Venia ne jete e ketyre idealeve te medha bente te domosdoshem zbatimin, me perpikemeri te madhe te normave etiko-morale te parashikuara ne kanun dhe te detyrueshme per zbatim nga pjesemarresit ne «Logun e kuvendit». Per korrektese citojme tekstualisht disa prej tyre : « Burrat e dheut ne kuvend rrijn t’armatisun»,«Sa te jene ne kuvend burrat e dheut, s’ ka tager (leje) kush i huej me u perzie nder ta,», « Ne kuvend, sa te flase njani, tjeret do te ndigiojne te heshtin.», «Çashtjet, qi i perkasin njij krahine mare-ase shtetit,- do te peshohen nder kuvende te pergjithme : «Burre per shpi.», « Fjala e rande nuk bahet ne kuvend»., « Kanuja s’ban (ndalon) qi te shahet kush ne kuvend; po bani kush ket pune, do te giobitet mje në 5 desh»., «Po i tha kush kuej, se rrene ne kuvend, do te giobitet mje 500 grosh ». , «Po i a shkrepi kush kuej armen ne kuvend, shpija i digjet e sjellesi i armes grihet kuvendisht e shkon gjakhupes ».
Ne kuvendet
shqiptare, gjitheçka flitej e behej kerkohej qe te ishte e matur, e peshuar
mire e shprehur me fjale te qarta e sjellje fisnike : Ishin te denushme,
nga opinioni dhe shoqeroheshin me ndeshkime : fjalet e renda, ofenezat
publike, ngritja e zerit, germushja, te bertiturit me ze te larte, sharjet,
epitetet, perçmimet, ngitja e gishtit tregues apo dores. Vleresohej e kishte
kerkesa ndaj stilit te te folurit, humorit, fjalvet e shprehjeve, intonacionit,
veshterimeve,shprehjeve frazeologjike, fjalve te urta, etj. Nuk ishin ne etiken
e kuvende perdorimit ironia, cinizmi, fjalet poshteruese, perbuzese, nenvleftesuese,
sarkazma, shakate e renda, etj.
Kuvendtari
qe merrte fjalen,- siç thuhej nga popullin,- qe te mos behej i merziteshem, kerkohej
qe te mos hynet «me trina neper mal», nuk duhej te «çante kopalla», te mos i
«mballonte pa çoban», « te mos çante derrasa,», « te linte rend
me blue nje buke» etj.
Kerkesa te tilla kishin te banin me permbajtjen e diskutimeve, permbajtjen e asaj qe thuhej dhe me kohen e shpenzuar nga folesi. Keto kishin te benin me specifikat e krahinave, por shenonin tipare etno-psikologjike te perbashketa te kuvendeve te te pareve tane. Keto norma etiko-morale zbatoheshin ne kuvendet e Lahutes.
Per pjesemarrjen ne kuvendet e burrave kishte edhe kerkesa te tjera, me te thella. Keshtu, p.sh, thuhej qe : «Ai qe nuk di te lexoje fytyren e tjetrit, qe nuk di te lexoje heshtjen etj. nuk duhet te te shkoje ne kuvendet e burrave.
a). Ka qene kerkes qe mendimet, idete, propozimet te shpreheshin sakte e kuptueshem per degjuesit, me sa me pak fjale te hueja (turke etj.) e shprehje te errta. Gjitheçka lypsej te shprehej drejtperdrejt, syndersy, ballas e pa hipokrizi, me ndershmeri e sinqeritet, pa prapamendime e keqdashje, pa hilera e rrena, pa ironi e sterkembesa, me drejtesi e pa interesa te ngushta, me bindje e te argumentuara, asnje here kunder interesave atdhetare dhe kunder besimit tek Zoti etj.
Vihej ne spikame permbajtja, mendimet, idete atdhetare dhe qendrimi i shprehur rrumbullak e pa frike kunder pushtuesve te huaj.
Camaj,
njohes i thelle i jetes dhe traditave malesore, ne nje veper te tij sjell nje
dialog, midis Currit, malesorit te zbritur ne fushe dhe mesuesit te fshatit : « E
veresha ndersy me moskuptim. Edhe ai me verent po ashtu me moskuptim. « A
mundesh, tha ; « mem’i lexue mendimet ne balle, ashtu si ne nji
liber ? »
S’ashte nevoja sepse ti flet.
«Ne kje,
se nuk kupton diçka ma teper se sa flas, ateher nuk do te merremi kurr vesh.
Thom keshtu, vijoi Curri, pse ju te shkolluemit kujtoni se na te pashkollet aq
sa dime flasim».
Ma vone m’a shkoqiti mendimin. Simbas ti ai, jo une, ne trute e veta ruente edhe dijen e te pareve. Kurse na tue lexue sende tjera, i kishim harrue».
Ne kete
dialog, bie ne sy se : Malesoret, ne kuvende, madje edhe ne bisedat me te
tjeret e permbajne mimiken e fytyres, ne menyre te tille qe mos te shprehin
emocione, te mos te percjallin tek te tjeret, asnje lloj informacioni per ate
qe mendon : e «veresha me
moskuptim» dhe ai, po ashtu «me moskuptim ». Shprehet ideja e leximit te
fytyres se tjeterit, si dhe mendimet e ndersjellta te njerezve te shkolluar per
njerezit e pa shkolle.
E malesoret e ruanin fort kete rregull ne kuvendet e tyre
Prandaj
thuhet :
- Fjala
peshon, pesha e fjales,
- Nje
fjale te nxjerr ne breg ose te mbyte ne uje. etj.
- Fytyra
tregon, shpesh te tratheton.
- Puna
kallxon.
- Sjellja
flet.
- Veprimet instingtet tradhetojne etj.
b). Ne kuvendet shqiptare ishte e domosdoshme qe gjitheçka te ishte e permbajtur, e disiplinuar, e vetpermbajtur, qe nga mimika e fytyres, pantomimika e trupit deri ne detajet me te vogela : Kujdes i veçante kerkonte vetekontrolli i shprehjes (mimikes) se fytyre, rrudhave te ballit, gojes, levizjes se syve etj. Ne te njejten kohe, kerkohej qe levizjet e trupit (pantomimika) te ishin sa me kursyera si : levizjet e duarve, sidomos te kraheve, kokes, kthimi mbrapa, peshperitjet veshnevesh, komunikimet me ane te shenjave te ndryshme si mbyllja e njerit sy, pra, kontrolli i levizjeve te muskulatures se fytyres etj. Terhiqte vemendjen, per keq te qeshurit pa vend, me za te larte etj.
Kujtojme
ketu, se syte e njeriut shprehin, edhe ne menyre te pavetedijeshme : emelsi,
miresi, dashuri, gezim, lumturi, shprese, egersi, urrejtje meri, zemrim, mllef,
zili, egoizem, qetesi, dyshim, alarm, frike, krenari, mosperfillje, perbyzje, pabesi,
cinizem, tmerr, meshire, lutje, mirenjohje, perulje, epsh, dinakeri, hipokrizi,
zgjursi, burreri, mosaprovim, inkurajim, trimeri, dashamiresi, dyshim, lutje,
debilitet etj. etj.
Jane keto disa nga arsyet, se perse burrat e kuvendit zakonisht paraqiteshin te mbyllur, hermetike, disi te ngurte me qellim qe fytyra dhe syte, levizjet mos t’u jepnin te tjerev asnje lloj informacioni per qellimet, mendimet, deshirat etj.
a).Fytyra
e pjesemarresit ne kuvend, qofte kur ai flet apo vetem degjon kerkohej te ishte
e vet permbajtur, te shprehte vetem qetesi, te ishte e palexueshme nga te
tjeret. kjo sepse, siç dihet, fytyra e njeriut shpreh gjendje te caktuara shpirterore,
P.sh., balli me rrudhat e veta, vetullat, syte, faqet, goja, buzet, mjekra,
faqet, hunda, veshet, koka, muskulatura e fytyres etj., me vetedije ose
pavetedije reagojne ne ate, qe thuhet, ose qe behet aty, ndryshojne formen,
ngjyren, levizin, kontraktohen etj. krahas te gjitha këtyre pjesemarresi ne
kuvend ishte e domosdoshme qe te lexonte e interpretonte edhe heshtjen e burrave.
Kane mbetur shprehjet: Kuvend, Logu i kuvendit, kuvend burrash, kuvend historik, burre kuvendi, behet kuvend, u vendos ne kuvend etj. terma qe i perkasin etno-psikologjise.
Mentalitetet e lashta, idete, normat kanunore e rregullat te cilave u permbaheshin pjesemarresit si : urtesia, mençuria, menyra se si shqiptaret e asaj kohe komunikonin e merreshin vesh midis tyre ne keto tubime, maturia ne pleqerimin, shoshitjen e bluarjen e çeshtjeve te luftes, takti e respekti per mendimet dhe personalitetin e bashkebiseduesit, kolegjialitet ne marrjen e vendimeve perfundimtare, gatishmeria per te vepruar ne perputhje me to flasin per vlera etno-psikologjike te komunikimeve e marreveshjeve te pareve tane.
Ato
deshmojne per nje tradite etno-kulturor te vyer, nje model ne
organizimin dhe zhvillimin e ketyre kuvendeve rajonale apo ne shkalle te gjere
kombetare, tradite e cila ruan vlera aktuale edhe ne ditet tona.
Kuvendet kane qene nder perberesit kryesor te veteqeverisjes sipas zakoneve dokesore shqiptare, te ruajtura deri ne mesin e shekullit XX-te.
Traditat
dokesore shqiptare pasqyrohen, nga autori i Lahutes, ne mjeshteri artistike e
fryme popullore, ne kenget kushtuar
Lidhjes se Prizrenit, Marash Ucit, Çun Mules, Ali Pashe Gucise, Dede Gjo’ Lulit
etj. e tubime te tjera te shqiptareve.
***
Po ne çfare forme kane arritur deri me sot normat, rregullat dhe kerkesat e mbajtjes se kuvendeve te medha popullore ? Ato u deformuan qe gjate Luftes Dyte Boterore ku gjithçka vendosej me gryken e pushkes, me vone u perdoren si karikature per maskimin e qellimeve moniste te diktatorit per te arritur, deri ne nivelin, se si zhvillohen debatet politike ne Kuvendin e sotem te Republikes se Shqiperise.
Ne «Nje vezhgim mbi komunikimin tone publik…» te analistit Mustafa Nano, midis tjerash lexojme per kacafytjet midis politikaneve tane ne Shqiperi dhe ne Kosove. Citojme :
«Jane
sherre tipike shqiptare, ku tjetri sulmohet e mbulohet me fyerje e shpifje, ku
goditjet jane te kalkuluara per te bere dem, alabaku se ka per gje te marre
poza inteleeektuali e ku intelektuali s’e ka per gje te flase si alabak, ku
gjuha e shtene ne pune eshte asgjesuese e shfarosese, ku secili pretendon se ka
me vete te drejten, ku njeri nuk len asnje shteg per te bere nje negociate te
sekondes se fundit me tjeterin, ku palet harrojne argumentin dhe fokusohen, veç te personi qe
kane per balle, ku biografia e tjeterit eshte gjithenje nje arsye per t’ mos u
marre fare me çeshtjen, ku ai qe terhiqet perballe nje sjellje te dhuneshme,
mbulohet me turp e thirret humbes, ku klasi, eleganca, sqima merren per dobesi
etj.
Ne…shqiptaret,
kudo qofshim…debatojme njesoj, d.m.th., nuk debatojme, por perleshemi. Dhe ketu
kam parsysh te gjithe shqiptaret deri tek akademiket tane. . !
E di,
mund te thuhet qe gjera te tilla ndodhin kudo, por puna eshte, se kudo gjera te
tilla jane perjashtime, ndersa tek ne jane rregull ». (Gazeta « Shqip »
date 25 nentor, 2011).
Mos
valle, e ka tepruar ky analist ? Mendoj, se jo. Ai ka shprehur nje realitet te dukeshem
te jetes polike shqiptare, madje duke ruajtur mjaft rezeva qe lidhen me fjalorin
vulgar, epitete e pa deja si, per ate qe
i shqipton dhe per ate te cilit i drejtohen, sharjet vulgare, gerthitjet, sulmet,
deri tek goditjet brutale fizike etj. te pa denja per natyren e shqiptarit. Nuk
gjeta diçka tjeter me te goditur per te faktuar se ku ka arritur gjendja e
«Burrave te Dheut» qe na perfaqesojne ne forumet me te larta te kombit tone.
Ndersa,
malesoret, per raste te kesaj natyre shpreheshin, më me delikatese si p.sh.,
« Mos hi me trina neper mal !», « Mos the krande kur nuk
duhet ». « Mos i mallo shpatit !», «Ia qet mullini
copa-copa », « I ka leshue pa çoban», «I ka mallue shpatit.» ,
« Mos qit krande ne zjarm !». «Mos shti gur nen rrota» ? etj,
etj.
E
megjithate, efekti i kesaj menyre te foluri ka qene direkt, i menjehershem,
madje me rrjedhoja.
Pra
shqiptaret ne kuvendet e tyre jepnin shembuj pozitiv dhe modele per t’u patur
zili.
Po sot ç’fare po ndodh me politikanet tane ?! Ku po shkojme ? Perse i voton dhe i pranon populli keto deformime te traditave shqiptare dhe te sjelljes qytetare ?! Sa i vlejne ato imazhit tone ne boten e jashme ? Perkundrazi, ato vertetojne profecine e Konicës se ate qe ndertuan idealistet tane mund ta shembin politikanet e keqinje. Duke iu rikthyer modelit te kuvendeve shqiptare na duket me vend mendimi i nje historiani.
Me sa
duket, keto kishte parasysh historiani i shquar Kasem Biçoku, specialist i
historise se Mesjetes, kur, ne nje debat televiziv per kanunin e Leke
Dukagjinit, midis te tjerash u shpreh :
«Po te
zbatoheshin rregullat e kanunit ne parlamentin e sotem shqiptare do te qe nje
mrekulli e vertete».
Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI, etno-psikolog
Literatura e përdorur :
1. Lahuta e Malësisë, botim i tretë, Romë 1991.
2. Kanuni i Leke
Dukagjinit. Nga Shtjefen Gjeçovi. (Shqip dhe anglisht)
Gjonlekaj
publishing Compani Nevv York
3. Martin Camaj. Vepra
letrare 1 Apollonia, Tirane
-------------------------------------------
Bruksel,
janar, 2012
(Solli për botim në ZSh, redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)