Kulturë
Shaban Cakolli: Lotët e një ndarjeje!
E enjte, 17.05.2012, 07:58 PM
ADEM
BERISHA (1948-2012)
NEKROLOG PËR VDEKJEN E NJË POETI TË MADH
LOTËT E NJË NDARJEJE!
Shkruan: Shaban Cakolli
Kurrë nuk
do të guxoja të mendoja se diçka e tillë do të ndodhë këto ditë!Eh, po ndodhë edhe
kjo, pikrisht kur nuk mendon të ndodhin të papriturat. Mbi kokën time ranë vetëtima. Po flitet për vdekjen tënde i
madhi baca Adem Berisha!Joooooo, jooo , nuk
është e vërtetë thash, fatkeqësisht për fjalë nuk kishte vend, vdekja e kishte
bërë të vetën!Mbeta disa çaste në komë, përpëlitesha në mes realitetit dhe ëndërres,
luftoja me shpirtin tim, nuk mundesha të pajtohesha me vdekjen tënde, por para
syve filluan të më bien perde mjegullash, ngushëllimet vazhdonin e vazhdonin. Pajtohu
më tha një zë, fatkeqësisht baca Adem
vdiq, vdekjes nuk i dihej nga se njeriu udhëton gjëthnjë me vdekjen, por nuk e
di kur vdekja e nxë dhe është mirë që nuk e din.
Facebookut ja kam frikën, shpesh e pyeti vetën të hy apo mos të hy?!Saherë hy aty klikoj me droje, ndjejë diçka rrënëqethëse. Aty gjëthnjë kam marrur kumte që më dridhnin tokën nën këmbë!Aty mora kumtin për vdekjen e të madhit, vëllaut, shkrimtarit, poetit e kritikut letrarë Ibrahim Ibishit, Ferit Ramadanit, e tash të bacës Adem Berisha. Ah, sa kumt i vështirë, sa kisha nevojë për ndihmë shpirtërore, lotët nuk mund të i ndalja, e di se nuk ishte mirë të të rëndoja me lot këto çaste, por nuk përmbahesha dot, shkonin vetvetiu, e zemra më thoshte:Qaj sa të mundesh, se më mirë është të dalin lotët, sesa të struken në thellësinë e zemrës, shpirtit. Më fal baca Adem, nuk do të jepnim për asnjë çmim, por njeriun nuk po e pyetka vdekja, njeriu nuk po mundka të jetë përcaktuesi i fatit jetësor, njeriu qenka i pafuqishëm ndaj fenomenit të vdekjes.
Baca Adem, unë miku i juaj nuk po mund të pajtohem
me shkuarjen tënde, edhe pse ti vdiqe
hijeshëm në ballë të votrës stërgjyshërore, të përcollën vëllezër, miq e
veprimtarë, edhe pse vdekja është tinzare, të rrëmbeu pabesisht kur na u deshte
më së shumti. Nuk po mundem të pajtohem, nga se nuk munda të i bashkangjitem
turmës e cila vinte nga katër anët për të dhënë lamtumirën e fundit dhe kjo nuk
më liron kujtesën e pikëllimit. Ti do të pushosh përjetësisht me të tjerët që shkuan,
ju bashkangjite Diellzës që aq shumë e
deshte dhe sikur rënja e juaj pati të njejtin fat, do të pushosh edhe me ne që herët apo vonë do të jemi
aty, vetëm një gjë po të kam lakmi:Vdiqe njëherë si vdesin burrat, për të mos
vdekur kurrë, kurse ne mërgimtarët që nuk mund të ishim pranë për të thënë lamtumirën
e fundit, kishim vdekur ditën që erdhëm në mërgim dhe do të vdesim sërish, kur
do të na bartin mijëra kilometra, për të na varrosur ndër varret e të parëve. Ti
i madhi baca Adem, ti ishe njeri i
dashur, zemërmadh, veprimtarë i shquar kombëtarë, poet dhe e kuptoj se Gjurgjevikut do i kenë rënë hije vransirave që
kanë sjellur lotët e shumë të dashurve
tu ashtu sikur riga shiu. Po edhe ne në mërgim nuk mund të mos derdhim
gurra lotësh, të qofshin të lehtë i nderuari bac. Tani na kanë mbetur librat
tuaja, shihemi pa folur, por kurrën e kurrës nuk do të heqim nga kujtesa, do të
shpërndajmë veprat tuaja nëpër breza. Një gjë më rëndon, nuk do të shihemi e dëgjohemi
më, nuk do të na pritë në përqafim kur të kthehemi nga mërgimi, po padyshim kur të vizitojmë varrezën
tuaj do të jetë e tëra e mbuluar me bari. Do të thurim këngë të dhimbshme e
vargje mallëngjyese, ti poet e shkrimtar i kombit që kurrë nuk ndalove, vazhdove
rrugën e besimit në komb, miq dhe art dhe gjëthnjë besove në ate që shkrove. Ti
baca Adem nuk pranove kurrë rënjen, nuk
e braktise muzën e frymëzimit, sepse krijuesi njihet mu aty, kur e braktisë muza
e frymëzimit shihet rënja e tijë. Andaj ti ishe qëndresë dhe të deshtëm e të duam
të gjithë.
SHËNIME BIOGRAFIKE
Adem
Berisha u lind më 03. 05. 1948, në fshatin
Gjurgjevik i Madh të komunës së Klinës.
Rrjedh nga një familje e varfër por e pastër nga ideali dhe përcaktimi kombëtarë.
Shquhej ndër nxënësit më të mirë pranë shkollës fillore "Zejnel Hajdini"
në Ujmir. Në shkollë ishte i dallur si aktiv i grupit letrar, dramatik dhe
muzikor të shkollës. Shkollën për mësues e kreu në"Hasan Prishtina" në
Mitrovicë. Ka punuar mësues në fshatrat malore:Gorozhup. Shkozë, Gurbardh të Malishevës.
Nga viti 1973 ka punuar si punëtor i administratës komunale në Rahovec. Ka
botuar:
"KRENARIA
DHE PIKËLLIMI"
"LULJA
LA LULISHTEN"
"PËRBALLJE"
Baca Adem
ishte veprimtarë i shquar kombëtarë, poet, njeri i rrethuar me shumë miq. Dje më
14. 05. 2012, na tronditi kumti për vdekjen e tijë. Adem Berisha është poeti që
nuk vdes, do të kujtohet nëpër breza për jetë të jetëve. Ai kishte një dhimbje
të madhe e cila e pllakoste, humbja e mbesës Diellza, e cila në moshën e njomë u
shua nga një fatkeqësi komunikacioni. Libri"LULJA LA LULISHTEN" iu
kishte kushtuar pikërisht asaj me poezitë e baces Adem dhe të disa miqëve që ndanin dhimbjen me
te. Baca më pati dërguar burrërisht që të
tre librat e tijë. Sikur kishte ndjenja se po ndahet nga ne, në librin e tijë "Përballja",
të cilin e mora pak para vdekjes së tijë më shkruante:Shaban, kujtoje bacen
Adem, kur ai të mos jetë më!Baca nuk ishte i moshuar shumë, kishte vetëm 64
vjet, ngapak lëngonte nga sëmundja, natyrisht e kam pasur në kujtesë, e kam
dashur dhe do të e kujtoj gjëthnjë, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se këto
ditë do të ndahet nga ne!Javë më parë baca Adem botoj përmbledhjen e tijë poetike
të tretën dhe të fundit"PËRBALLJE":Ajo çka më mundon është:Vallë mos
baca kishte parandjenja se këto dita do të përballej me vdekjen?Sipas shkreses
në kopertinën e librit që më dërgoj, disa bisedave kohën e fundit në facebook, unë
jam i bindur se baca po parandjente këtë përballje me vdekjen!Në këtë përmbledhje
baca hodhi edhe poezi përkushtuese ndaj miqëve si: Këze (Kozeta) Z ylo, Alma
Papamihalit, Tonin Nikollit, shumë miqëve ndër të cilët edhe mua më kishte
kushtuar një poezi! Po ne o baca Adem, ku
të marrim forcën, ku të ndalim lotin, e të përkushtohemi?Dy përmbledhjet e para
të bacës Adem"KRENARIA DHE PIKËLLIMI", si dhe"LULJA LA LULISHTËN",
i kam botuar komplet në gazeta, revista, faqe interneti, forume e gjetiu, sot
po e botoj poezinë që më kushtove mua, po e laj me lot, po të premtoj bacë se
edhe përmbledhjen e fundit do të ta botoj tërësisht, do e shpërndajë te brezat
e ri dhe prore do të mbetesh në kujtesën tonë i pavdekshëm.
KURBETI PËRVËLON
(Adem
Berisha)
Për
mikun që shumë e dua
e gjatë jeton
në mërgim,
lotët më rrjedhin
si krua
ta kem këtu,
në atdheun tim.
Ta shoh në
vatrën e tij,
në të dashurën
Dardanë,
ku ndjenë
gëzim e krenari
ku
shpirti i pushon,
Ku ka
shumë miq e shokë,
shumë motra
e vëllazëri
që kishin
rënë për këtë tokë
e për të shtrenjtën
liri.
Ku bukës
i thonë bukë
e ujit
shqip i thonë ujë,
të mos e
përvëlojë malli
atje
laaarg, në dhe të huaj.
Mua më mungon
shumë,
e doja
dhe e dua si vëlla,
është pjesë
e qenies sime
krahun
thyar ma ka.
Si dy vëllezër
të dashur
bashkë qanim
hallet, tona
fatin të njejtë
e kem´pasur
nuk
flinim deri në orët e vona.
Me Shaban Cakollin
bashkë dua
të pimë kafe,
për shumë
e shumë gjëra
nuk do
ngopemi llafe.
Pa e
hequr me te mallin
nuk dua të
shkoj në amshim
përderisa
të mos marr me vete
më të mirin
e të ëmblin kujtim.
Eh, po unë nuk erdha kësaj radhe baca i dashur Adem, nuk erdha, jo që nuk desha, por nuk munda, kështu është kurbeti. Mendoja të vijë një muaj më pas, por nuk më prite bac, andaj më fal, më fal, më fal, më e bënë hallall baca Adem. E tani unë nuk mund të shkruaj, kam një lëmsh dhembjesh në shpirt për ty i dashur, mundem të të qajë deri sa ka burim loti në sy, nuk po të lotoj vetëm unë, po të lotojnë miq, poet e veprimtarë nga mërgimi. Ah, sa do të isha i lumtur, sikur të më qanin edhe mua si ty!Lamtumirë i madhi baca Adem, e lehtë të qoftë, i paharruar do të mbetesh nëpër breza.