E enjte, 29.07.2021, 03:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kam një mall e kam një bindje

E diele, 13.05.2012, 01:25 PM


KAM NJË  MALL  E KAM NJË  BINDJE

Kam një  mall  e kam një  bindje ,
Se do t’ vdes , unë , me sy çelë –
Për t’u  kthye  në vendlindje ,
Babë e nënë,  ku m’ kanë përkëdhelë !

Malli  n’ zemër  po  më shkrinë  ,   
Për t’ u kthye  mbi  atë shkrep –
N’ truallin tim t’ ndërtoj  shtëpinë ,   
Ku m’ ka qitë  nëna në djep !

Ku kam ardhur  në këtë jetë ,
S’ pari  herë  ku i kam çelë  sytë ,
Si bylbyli  n’ çerdhe t’ vetë  ,
N’ lojë e n’ gëzime ku jam rritë !

Ku e  kam pa dritën e diellit , 
Ku i kam pa rrezet nën  hënë ,
Ku i kam pa yjet e  qiellit ,
S’ pari herë ku kam thirr Nënë !

Ku kam luajt n’ kasolle t’ fierit ,
Tu i ruajt  delet shpat me shpat ;
Ku i kam ndie jonet e fyellit ,
Bashkë me këngë ,  ku kam lëshua shtat !

Më  thërret vatra e gurë themelet –
Fëmijërinë ku e kam lanë !
M’ thërrasin krojet  dhe zabelet –
Këngës sime me ia thanë !

Përmbi pllaja mbushë me bari –
T’ shkoj  te shkolla  tatëpjetë ;
Ku i mësova shkronjat s’ pari ,
Ku rrugëtova  për në jetë !...
   
M’ thërret vendlindja në Tugjec –
Me gëzim atje të rri ;
Pleqërinë ,  atje ta pres 
Me qëndresë e burrëri !

Këtë dëshirë e kam ves – ves ,
Që ta qes në terezi ?!...
Kur t’ vijnë dita që të vdes –
T’ vdes si burrat ,  pa mërzi !

Mbi kodrinë ,  atje te qarri ,
Po  ua la , unë ,  amanet –
Të ma ruani  një copë varri ,
T’ më varrosni  si asht adet  !

Gjilan, më 10.05.2012. Demir KRASNIQI



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora