Kulturë
Ramiz Dërmaku: Poetja jonë e re Gonxhe Letmi - Begisholli
E hene, 07.05.2012, 08:12 PM
Poetja
jonë e re në Diasporë, GONXHE LETMI - BEGISHOLLI

GONXHE LETMI – BEGISHOLLI NË AKADEMIN PËRKUJTIMORE KUSHTUAR 30 - VJETORIT TË VRASJES SË MARTIRËVE TË KOMBIT DHE PROMOVIMIT TË ANTOLOGJISE “TRINOMI I LIRISE“ ZURI VENDIN E TRETË .
Nga Ramiz DËRMAKU
Poetja e
re Gonxhe Letmi Begisholli
para adhuruesëve të librit, në diasporë dhe Kosovë na paraqitet me
librin e saj të parë“PASION ËNDËR“ e cila zgjoi kërshërin e lexuesëve.Gonxhe Letmi Begisholli ka
lindur me 1 maj të vitit
1971 në Dibër. Shkollën fillore dhe ate të mesme i kreu në vendlindje,
ndersa Shkollën e Lartë Ekonomike e mbaroi në Pejë –Kosovë. Gonxhe Letmi-Begisholli rrjedh prej një familje të mesme qytetare,
por e djegur dhe e përkushtuar ndaj zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë kombëtare.
Me poezi ka filluar të merret që nga koha kur ishte nxënëse e shkollës fillore
pra aty nga 14-15 vjeëçare. Poezia e Gonxhes ka në origjinë një emociona, një ndjenjë,
një pasion, një imagjinatë, etj. Në krijimet
pra poezit e Gonxhe Letmi Begisholli zotërojnë temat bashkëkohore të cilat ngadal por sigurtë po e ngrisin në piedestalin
më të lartë. Gonxhe Letmi- begisholli që nga viti 2000 jeton dhe vepron në Heidelberg
të Gjermanisë, me bashkëshortin dhe dy fëmijë.
Kjo poete
e re për çdo ditë përmes vargjeve poetike po shpreh dashurinë që ka ndaj çështjes
kombëtare, prindëve dhe Atdheut. Një fjalë e urtë e popullit thotë:“ rasti është
mbret i botës“ ! këtë më së miri na e tregon poetika e Gonxhes. Kjo poete e re
gjatë jetës ndeshet me shumë sfida të ndryshme, çofshin ato periferike apo
shpirtërore, të cilat i shëndrron përmes vargjeve dhe mesazheve të qarta. Tek
Gonxhja shihet se kryepersonazhi i jetës së saj është Nëna. Ajo shumë bukur na
shkruan për dhembjen,mallin, ngrohtësin, respektin, vyrtytet por nuk harron të shkruan
edhe për dashurinë që akoma edhe sot ruan ndaj nënës. Në poezin e parë“Dibra
Bujare“,ajo shkruan në kohën kur disa njerëz nuk kishin guxim as të mendonin, se jo të flisnin apo
shkruanin. Po citoj dy vargje të poezisë“Dibra Bujare“
Kosova
digjet, ne vdesim për të gjallë ..,
Krenohem
me t o Dibra e Madhe. Pra po t’i lexosh me vëmendje dhe përkushtim poezit e
saj, nuk do rrish i qetë.z. Begisholli shkruan aq bukur aq qartë, sam und të themi
i q1ndis fjalët ndaj atdheut, kombit ne mënyrë artistike dhe me mjaftë sukses
shkruan për jetën studentore në konviktin Nr.5, ku policia speciale“RUAN“ qetësin
dhe sigurinë gjëja të studentëve. Poetja e re Gonxhe Letmi- begisholli, posedon
moral, ideal, identitet dhe personalitet. Shteti i Kosovës dhe mbarë shqipëtaria
sipas aautores janë vatër burrërie dhe
besë shqiptarie. Kjo poete i shkruan edhe Çamërisë, zogut të malit, vetmisë,
fatit, Besnikërisë. Shumë domethënëse janë vargjet kushtuar mallit e dhembjes
ndaj familjes dhe jetës në mërgim. Në bisedën
efundit për gjendjen në trojet shqipëtare ajo më tha:“ Po ne nuk
mposhtemi ! Ne nuk mund t’na mposhtë askush kurrë. Derisa t’na mungojë Liria ! Mund
të kemi çdo gjë, por kur s’kemi Lirinë, s’kemi asgjë. Ne jemi fise krenare e
kryengritëse , qënuk e durojmë dot skallavërinë“Vargjet e pozive të saj janë shumë
impresionuese. Vargjet kushtuar nënës:
Kërkoj mbështetje
tek ti
E nuk të gjej
dot
Ku ike?
Ku shkove ?
Sa peshon
kjo botë !?,
Ndërsa
babait i drejtohet me këto vargje: Më shpalosë
mërzinë i dashuri baba
Rrudhat e
ballit s’t rëndojnë
Mallkoj
ditën që kur jemi nda
Përgdheljet
sa më mungojnë ! Përmes vargjeve që defilojnë
në veprë e Gonxhe Letmi Begishollit , shohimse Gonxhja me mjaftë mallë, dhembje
e dashuri shkruan edhe për Jetën politike, Nëna pret të birin“,për refugjatin“,tokën,
rrugët e fatit etj. Ajo me mjaftë argumente
e dëshmi i tregon lexuesit dhe botës se shqiptarizmi është një kod maral, një metaforë
jetike një ndjenjë e shenjët e cila nuk shuhet kurrë. Poetja e re Gongje
Begisholli, nuk harron asë fëmijët , ajo i do ata, i respekton dhe u ndihmon
atyre. Gonxhja shkruan:
Kam një dëshirë
një uratë
Në botë mos
të ketë fëmijë të ngratë ! Vetëm këto vargje
tregojnë dhembjen që ndien poetja e re, për fëmijët z. Gonxhe Letmi
Begiholli. Para disa dite
Lidhja e
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve
Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën Integruese Humanitare dhe Kulturore “STUBLLA” organizuan;
AKADEMI PËRKUJTOMORE
NË 30 – VJETORIN E RËNJES SË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLES DHE KADRI ZEKËS
. Në emër të jurisë së përbërë nga,mësuesi dhe publicisti, Lekë Prençi, Pal Sokoli dhe Avni Alijaj shpallen edhe tre fituesit e shpërblimeve për poezinë më të realizuar brenda antologjisë; “Trinomi i Lirisë”. Vendi i parë i takoi poetit Arif Molliqi, me poezinë “Nekrolog për Jusuf Gërvallën,vendi i dytë,poetit ; Kadri Gërvalla, për poezinë “Kush i vrau” dhe vendi i tretë, poetes; Gonxhe Letmi Begisholli, për poezinë, “Pavdeksi”. Edhe ne po e përfundojmë këtë shkrim me një falë; Të lumtë dora..