E marte, 27.07.2021, 07:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Flasin modeli Klinton Zeqiraj dhe modelja Denada Muça

E diele, 06.05.2012, 10:28 AM


“Dashuritë mes modeleve janë të rralla, por të fuqishme”

 

Nga Albert ZHOLI

 

Kohët e fundit modeli dhe moderatori Klinton Zeqiraj dhe modelja Denada Muçaj, realizuan një bashkëpunim për një album fotografik në agjencinë “Icon” dhe me fotograf Sonny K. Elson. Në këtë album, dy modelët, të cilët janë dhe miq të mirë, spikatën për natyrshmërinë, plastikën, por dhe shprehjen  fotografike. Në këtë album ata ishin perfekt, ku tërhoqën vëmendjen e mediave, por edhe të fotografëve specialistë të fushës së modeleve.

-Si lindi mendimi për një album fotografik me modelen Denada Muça? 

Duke patur parasysh miqësinë e ngushtë që kemi menduam ta bënim publike lidhjen tonë shoqërore, kështu lindi ideja!
-Kush i realizoi fotografitë?

 Fotot i realizoi fotografi, Sonny K. Elson, i cili është edhe fotografi i agjencisë me te cilën unë bashkëpunoj aktualisht.
-Në çfarë studio i realizuat? 

Në studion e agjencisë “Icon”.
-Ku jeni njohur me Denadën dhe çfarë lidhjesh keni me të? 

Na kanë njohur miqtë e përbashkët që kemi. Ata kanë bërë të mundur dhe njohjen time me Denadën. Tashmë me të kam lidhje super të mira miqësore dhe profesionale.
-Denada e fejuar, a ka xhelozi mes miqësisë tuaj nga i fejuari? 

Jo, absolutisht nuk ka asnjë xhelozi në lidhje me ketë, dhe pse Denada nuk është e fejuar tashmë.
-Përse u realizuan këto foto?

Kemi kohë që mendonim për të bërë foto meqenesë na u dha rasti menduam të realizonim disa foto për një album, që do t’i shërbejnë agjencisë për të cilën unë bashkëpunoj.
-Të dy modelë, çfarë keni të përbashkët?

 Profesioni dhe mendimet që na përputhen së bashku si dhe tipi. Jemi të dy me ambicie që të arrijmë atë çka duam në jetë!
-Po ato që ju ndan nga njëri- tjetri? 

-Mendoj se, asgjë nuk na ndan përveç largësisë?
-Ku e sheh veten më mirë Klintoni sot? 

Sot e shoh veten në botën e televizionit padyshim dhe në një të ardhme jo shumë të largët një shoumen i vërtetë!
-Keni thënë s’jeni i dashuruar, ende vazhdon Klintoni pa të dashur?

Përsa i përket dashurisë tani që i kam vënë gjërat në vijë është koha për dashuri dhe shumë seriozisht madje!
-Si është një miqësi mes modelesh? 

 Përveç profesionit që i lidh padyshim modelet me njëri -tjetrin, në rastin konkret mua me Denadën na lidh shumë tipi, karakteri dhe mendimet e njëjta, që ne ndajmë për një problem të caktuar.
-Denada në Spanjë, si i mbani lidhjet?  

Po dhe pse Denada jeton në Spanjë ne kontaktojmë shumë  shpesh nëpërmjet telefonit, ose nëpërmjet “Skype” ku flasim për gjërat e ditës etj., etj.. Nuk ka ditë që nuk flas me Denadën, qoftë në tel. apo dhe në internet si p.sh në rrjetin social, FB.
-Keni pasur të dashura modele dhe si mund të jetë një e dashur e tillë?

Po kam patur të dashura modele, përveç bukurisë normale duhet të jetë modele dhe në shpirt! Ndoshta s’ka qenë e tillë. 
-Si do t’i vazhdoni lidhjet me Denadën? 

Jetës nuk i dihet, por lidhja do vazhdojë normalisht dhe pse kemi menduar që këtë verë i kemi bërë të dy ftesë njëri -tjetrit. Denada më ka ftuar në Spanjë për pushime dhe unë atë në Sarandë, s’kemi për t’i shkëputur lidhjet sepse shkojmë shumë mirë!
-A ka miqësi të vërtetë sot? 

 Shumë rrallë, sot vështirë të gjesh miqësi të vërtetë, por do të veçoj këtu miqësinë time me Denadën, e cila është tepër e ngushtë.

 

Flet Modelja Denada Muça:

Si lindi mendimi për një album fotografie me modelin ZEQRIRAJ?

Menduam ta bënim publike lidhjen tonë shoqërore!
-Kush i realizoi fotografitë?

 Fotografi i agjencisë me të cilën bashkëpunon Klintoni
-Në çfarë studio i realizuat?

Ne studion e agjencisë.
-Ku jeni njohur me Klintonin dhe çfarë lidhjesh keni me të?

-Me Klintonin jam njohur nëpërmjet miqve tanë të përbashkët. Të dy, që me takimin e parë e kemi pëlqyer njëri -tjetrin dhe u afruam shumë, kam lidhje shumë të mira në çdo aspekt.
-Denada e fejuar a ka xhelozi mes miqësisë tuaj?

Unë tashmë jam e lirë. Xhelozi jo, s’e besoj se ka.
-Përse u realizuan këto foto?

-         Unë dhe Klintoni kishim një vit që kishim planifikuar për t’i bërë fotot, por unë s’kisha mundësi të vija në Shqipëri.
-Të dy modela çfarë keni të përbashkët?

-          Kemi të përbashkët profesionin, pasionin për fotografinë dhe në karakter jemi të ngjashëm shumë .
-Po ato që ju ndajnë nga njëri -tjetrin?

-         Largësia. Nëse unë do jetoja në Shqipëri jam e sigurt, që do ishim gjatë gjithë kohës bashkë.
-Ku e sheh veten më mirë Denada sot?

-         Për momentin tek fotografia.

-Si është një miqësi mes modelesh?

-         Miqësi e zakonshme, por kjo e jona është një miqësi shumë e fortë.
-Denada në Spanjë si i mbani lidhjet me Klintonin?

-         Lidhjet me Klintonin i mbajmë nëpërmjet telefonit dhe “Skype”.
-Keni pasur të dashur model dhe si mund të jetë një e dashur e tillë?

-         Jo nuk kam pasur kurrë një të dashur model. S’është çështje preference, por kështu ka ndodhur. Dashuritë mes modelëve janë të rralla.
-Si do t’i vazhdoni lidhjet me Klintonin?

-         Lidhjet me Klintonin do vazhdojnë si gjithmonë, super të mira!
-A ka miqësi të vërtetë sot?

-         Miqësitë e vërteta janë të rralla, por mendoj se miqësia ime me Klintonin është e rrallë dhe shumë origjinale, është një mik i mirë dhe me vlera.

-         Ç’është dashuria për ju?

-         Ndjenja më e bukur që mund të përjetojë një njeri.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora