Kulturë
Xhevahir Cirongu: Reshit Bara, njeriu rrëfimtar i njerëzve arsimdashës të Kurbinit
E shtune, 05.05.2012, 12:36 PM
Reshit
Bara, njeriu rrëfimtar i njerëzve arsimdashës të Kurbinit
(Vështrim rreth vëllimit monografik "Arsimi ndër vite në trevën e Kurbinit të autorit Reshit Bara )
Nga Xhevahir Cirongu
Autori i
këtij libri, Reshit Bara, duke punuar për shumë vite në arsim, e sidomos
në trevën e Kurbinit; na ka sjellë një monografi të bollshme para masës së
lexuesëve të këtij zhanri.Ku në gjysmën e shekullit të kaluar arsimi mori një
zhvillim të shpejtë.Autori ka vëzhguar nga afër punën arsimore dhe edukative
nëpër vite, ku ka mbajtur edhe ditar të rregullt profesional nëpër gjurmët e
viteve.Në këtë libër, që lexuesi tani e ka marrë në dorë për ta lexuar që është
i dyti për këtë autor, ngjarjet vinë të gjalla në ditët e sotme.
Nga
faqja në faqe, aty pasqyrohen plus me shkrim, edhe me foto episodet e
zhvillimit të arsimit në këtë trevë të
vendit tonë.Episodet janë rradhitur në mënyrë simetrike, duke përshkruar deri
në detaje punën e shumë arsimtarëve të zonës dhe të rretheve të tjera; të cilët
kanë kontribuar në arsimimin e njerëzve
arsimdashës të Kurbinsave.
Vetë
autori i këti libri, është shkrirë si një metal me profesionin e bukur të
arsimtarit.Ai ka shkelur çdo cep të
trevës së Kurbinit, madje çdo vatër shtëpie.Me vete ka marrë mikëpritjen
e njerëzve bujarë, dhe armata e madhe e arsimtarëve tek këta njerëz kanë
përhapur dritën e diturisë.
Një
punë e lodhshme,por frutdhënse, sa nga kjo trevë më vonë dolën kuadro të aftë e
të arsimuar; madje edhe me grada shkencore në këtë fushë.
Autori
i librit monografik ka lindur në Vilë të Dibrës në vitin 1937-ës.Në
vitin 1963, mbaron shkollën e masme teknike në Tiranë, e fillon punë në Laç
të Kurbinit.Më vonë, vazhdon studimet me korospodencë për gjuhë- letërsi në
Universitetin e Tiranës.Ka punuar në gjimnazin e Laçit, në fshatrat Shpërdhet e Zhejë deri sa doli në
pension.Qyshë herët, autori ka bashkëpunuar me organet e shtypit si: "Mësuesi", "Zëri i
rinisë","Bashkimi", deri në revistën "Hosteni" e në gazetën
lokale"Kastrioti".
Në
vitin 1992, hap fototekën "Kurbini" në qytetin e Laçit.Kurse
në vitin 2000,ka hapur ekspozitën
entografike "Kurbini ndër vite" etj.Vëllimi ka gjithësej rreth
300 faqe të shoqëruar me rreth 420 fotografi.Në paraqitjen sa më dinjitoz të
këtij vëllimi monografik voluminos, ka bërë edhe shtypshkronja
"Ada".Duke lexuar e çfletuar fletët e këti libëri, ndjen në vetëvete
afrimitetin e viteve të largëta, sikur je ulur në sofrën e tyre e bisedon me
to.
Sot,
ajo gjeneratë arsimtarësh të atyre viteve; ndonëse me flokë të bardhë në kokë e
rrudha në ballë,por edhe ata që s'jetojnë më, kanë ç'tu tregojnë brezave sot e
në të ardhmen për zhvillimin e arsimit dhe të njerzëve arsimdashës Kurbinas.
Janë
të shumtë arsimtarët, që me përkushtim ndaj profesionit të cilët punuan në
trevën e Kurbinit,kanë marrë edhe tituj të ndryshëm si:"Mësues i
Merituar".Ne mundëm të shkëpusim emrat e disa prej tyre: Isa Ulaj, Rustem
Martinaj, Pashk Syziui, Drita Bara, Zef Koleci, Zef Ndoci, AT Shqtjefen Gjeçov
etj.Por edhe mësuesit artistë të viteve '70 e më pas në Kurbin .Si: Frederik
Shalësi, Naime Hysmelaj, Stefan Aleksi, Shpëtim Cami, Zef Kola, Vlash Gurra,
Regjina Gjini, Donika Bistri, Marte Gega, Qazim Denisi etj.Por, edhe Haxhi
Haxhiu që për shumë vite punoi në fshatin Gallat me Anila Haxhiun, të cilët
përfaqësuan trevën e Kurbinit në festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988.
Nuk
mund të lëmë pa përmendur edhe mësueset artiste e krijuese, Bukuroshe Goxhaj
e Donika Ceroni.Kjo e fundit është vajzë Selitase me dy
fakultete.Një kontribut me vlera në arsimimin e brezave kanë dhënë edhe
mësueset: Mrika Vorfi, Vera Piroli, Hava Zavalani, Miranda Toma, Flora
Syziu, Etleva Nikolli, Tereze Prenushi etj.
Libëri më i fundit monografik i autorit Reshit Bara, do të mbetet si një thesar në arkivat e bibliotekave tona, që do u tregojë brezave zhvillimin e arsimit në trevën e Kurbinit.