Kulturë
Baki Ymeri: Zemra shqiptare dhe gjaku i saj
E premte, 04.05.2012, 06:05 PM
ZEMRA
SHQIPTARE DHE GJAKU I SAJ
Nga Baki Ymeri
Jo për
revistën e famshme të blogosferës shqiptare e kemi fjalën, disa shkrime të së cilës
i lexojnë mbi dymijë vetë në ditë, por për Ismail Qemalin dhe Pavarësinë e
Shqipërisë. Autori Lefter L. Dilo thekson më 1962: Një pëllëmbë vend kjo toka
jonë, por në çdo pëllëmbë dhe është edhe një vend përleshjesh me armikun që sulmon
një peridha të ndryshme. Një grusht njerëzish të parët tanë, por syri nuk iu
trembet nga sulmet e fuqishme të armiqve që vijnë njeri pas tjetrit me pishë në
dorë. Kaluan romakët, shkuan këtu barbarët, u vërslën turqit etj. etj. por
vatra shqiptare ruan me besnikëri gjuhën, këngët, zakonet, doket dhe traditat.
(Ismail Qemali dhe Pavarësia e Shqipërisë, Gjirokastër, 1962). Broshura
resektive ka 72 faqe dhe një shënim në fund: Në lidhje me shkrimet e
kryeministrit frances, Poincare, për kryengritjet në Shqipëri, më 1911, shënojmë
se këto si gjithënjë, u organizuan nga populli ynë liridashës, duke u ushqyer përheranga
vetë populli shqiptar.
Zemra
shqptare gjithmonë ka nevojë për gjak të freskët, shpirti shqiptar gjithmonë ka
nevojë për ndjenja sublime, fisnike e të brishta, dhe truri shqptar gjithmonë ka
nevojë për mendime dhe informacione të reja, politike, historike, letrare,
artistike, kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë kontekst, krahas artikujve,
studimeve e librave të panumërt që janë shkruar për Plakun e Vlorës, vlen të dalë
në pah edhe kjo broshurë e vogël, e cila praktikisht mund të ketë dalë asokohe
në disa mijë ekzemplarë në Gjirokastër, por pa depërtuar në Kosovë apo diasporë.
Duke kaluar nga faqja në faqe, nga fillimi në mbarim dhe nga mbarimi në fillim,
ndalemi në faqet 30-të, sipas së cilës kuptojmë se Ismail Qemali në prill 1911,
i jep një intervistë gazetës italiane „Giornale d’Italia”, ku tregon se i kish
thënë vetë Haki Pashës, kryeministrit të Turqisë, se dërgimi i ushtërisë për të
shtypur kryengrtitjen në Shqipëri do të shkaktonte ngjarje shumë të liga në të arthmen.
I pyetur se ç’kërkojnë shqiptarët në këtë kohë, Ismail Qemali përgjigjet:
„Shqiptari
më parë se të gjitha do që të drejtat e shënjta këmbëtare të tijat - dhe ao të tjera
kombëve, të jenë të nderuara; nga ky shak shqptarët nuk do të qetësohen kurrë nga
sjelljet e qeverisë, që nënë hije të konstitucjonit të suajnë çdo të drejtë të shënjtë
të kombeve të ndryshme të mbretërisë.” Është
kënaqësi e veçantë në Bukuresht të dëgjosh muzikë iatliane (Totto Curtugnio,
etj.), të admirosh bukuroshe bukureshtare, të lexosh apo përkthesh poezi shqipe
dhe të shkruash për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Duke sulmuar
pastaj qeverinë e xhon turqëve, të cilën ai e cilëson „robëri me maskë”, përkundrejt
robërisë së hapur të sulltanëve të Turqisë, smail Qemali i deklaron
korrespondentit italian: „Unë thom që faji këtu është i qeverisë ngase qeveria
me syngji në dorë kurrë nuk do të mundi t’a çarmatosë një komb trim e luftëtar
siç është populli shqiptar e pastaj për t’a vënë nënë një robëri me maskë, e
cila është shumë më e ligë nga robëria e hapurë.” (f.31). I pyetur pastaj se
kur do t’i lënë shqptarët armët kundra Turqisë, Ismail Qemali përgjigjet:
„Me gjithë që kryegritja bëhet në një vend katolik, gjen mbështetje edhe nga myslimanët shqiptarë, të cilët të vëllazëruar me shqiptarët e krishterë, lëftojnë për një qëllim.” Dhe më tej: „Kështu që shqiptarët do t’i lenë armët, atëherë kur konstitucjoni i cili vleftësinë më të madhe e ka në parlament, do të nisë të veprojë drejtësisht, kur ata do të shohin përpara gjyqtarë të drejtë, mendizer veprimtare të udhëve e të udhëve hekurore, e jo ushtarë vëlla-vrasës”. Libri ka edhe shumë faqe tjera interesante, të rëndësishme dhe impresionuese, por ne e përmbyllim mekaq duke ngritur zërin e protestës kundër shqiptarëve që kanë varë shqiptarë në Kosovë, Tiranë e diasporë. Ndoshta në diasporë më pak, por vrasësist e martirëve të Untegrundenbachut duhet të dalin në shesh e të transportohen për në Hagë. Drejtësi, zgjohu nga gjumi!
BOX
Duke e qëndisur
këtë shkrim, kuptojmë nga Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla se këto dirë në diasporë
është mbajtur një manifestim i denjë kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Na gëzon e na ngazëllen ky lajm i bukur dhe preferojmë që urimet e para të vijnë
nga Bukureshti i Ismail Qemalit që e lansoi këtu për herë të parë idenë e Pavarësisë
së Shqipërisë, siç janë duke e trasuar edhe ata, në ballë me martirët e
Untergrundenbachut, këtë rrugë të shenjtë për Pavarësinë e Dardanisë. Ju lumtë dhe
Ju priftë e mbara! Vafshi gjithmonë nga drita në dritë, pa e braktisur kurrë idealizmin
shqiptar dhe krenarinë e këtij kombi të lashtë, trim e luftëtar!