Kulturë
Shefqet Dibrani: Portretizimi i përditshmërisë në një metaforë lirike
E hene, 07.05.2012, 11:41 AM
Portretizimi
i përditshmërisë në një metaforë lirike
Nga Shefqet Dibrani
Më duket
se vetëm librat e parë të autorëve jan libra të sinqert. Pra, poezitë e
përfshira në këta libra pasqyrojnë tamam realitete të vlerave si realizime
artistike, qofshin këto të shprehura si ndjenja, apo edhe si emocione
krijuese.
Bekim
Toçani është një poet që ka krijuar pandërprerë, themi pandërprerë sepse ai
vazhdimisht është paraqitur nëpër shtypin e ditës dhe periodikun e kohës, po
ashtu ka marrur pjesë aktive edhe nëpër konkurset e ndryshme letrare duke
zgjuar vëmendjen e juris e cila ka vlerësuar pozitivisht krijimtarin poetike të
këtij autori. Kështu, poeti ka shënuar
një zhvillim evulitiv të të menduarit dhe të krijuarit të sentencave artistike
dhe metaforave të kapshme lirike të cilat kanë vetëdijsuar e formësuar
krijimin, jo thjesht si ndijime poetike, por të një vrojtuesi i cili karshi
përplasjeve të përditshmërisë së hallakatur me probleme të theksuara politike,
(si duket imponim i detyrueshëm për të mbijetuar), ka stilizuar rrokopujen si
tragjikë e veprimit pragmatik, nëpër lirika të bukura të cilat e kanë ndihmuar
për t’i kapërcyer më lehtë trysnitë dhe presionet torturuese të sjelljeve dhe
veprimeve të marra ashtu siç na dalin
herë pas here vargje të shfrenura dhe të përplasura pas një dashurie aq
sa tragjike po aq edhe të marrëzishme. Kështu autori i ka lidhur dy brigje të
një ekstremi ditor me një urë lidhëse që me gjuhën letrare është emërtuar si
lirikë poetike. Leximi i vëmendshëm do të
zbërthen këto dy ekstremitete ditore të cilat herë kanë mllefe e herë
tragjizma të theksuara dashurish të pa realizuara të cilat do të komunikojn në
poezitë e këtij libri, përndryshe ato janë dy konflikte të përditshmërisë që
zhvillohen diametralisht në kahe të kundërta.
Natyrisht,
poezia është jo vetëm një zhvillim
evolutiv i mbrendshëm por një ndjenjë e theksuar intime që do të pasqyrojë
bindshëm vrullin emocional duke çfaqur prirje për ndijime të mirëfillta lirike
që ilustrohen me simbole e figuracione për të marrur atë formën artistike dhe
për të provokuar mendjen e lexuesit të rëndomt, sidomos të atyre që lexojnë
poezinë më seriozisht. Padyshim, poeti Bekim Toçani që me librin e parë do të
provokoj vëmendjen e kritikës letrare dhe të atyre që mirren më seriozisht me
zhvillimet e poezisë shqipe në përgjithësi sepse ai nuk është nxituar për të
bërë libër në një moshë paksa më adoloshente. Ai lexuesit i paraqitet në një
moshë pjekurie e përvojash të sprovuara siç theksuam më lart, nga përpjekja për
mbijetesë apo edhe nëpër konkurset e
ndryshme letrare.
Poeti, ka
bërë përpjekje të ndërtojë simbolet e veta, jo në masë të theksuar por për t’u
veçuar është „vjeshta“ e cila zhvesh lakuriq pemët ku drunjët do t’i zë dimri i
acart, që figurativisht ka portretizuar shumë veprime të përditshmërisë e të
pabesisë së mundshme.
Diku në
një poezi autori ka shënuar një varg të
trishtuar si një bisedë simbolike përmes metaforës së përqudshme sepse „vdekja plagoset pa mirëmëngjes“, dhe për
t’iu bërë gjëma njeriu përfolet qysh në djep, e pastaj për të kaluar një jetë
përplot privacione e dyshime të
lënduara, duke mos ditur as ku „fillon liria e as ku mbaron lufta“,
ekstremiteti këto që ndeshën në vargjet
e poezisë „Ëndërr e gozhduar“ e cila është një metaforë përplot biografi të përbaltura që i kanë
regjistruar emisarët a komisarët e vizioneve dhe divizioneve mortare që
vazhdimisht i plagosin edhe lirikat për të martirizuar iden e mirë, bile qysh
në lindjen e saj duke ia shëmtuar pamjen edhe lirisë së gjymtuar dhe duke
penguar zhvillimin dhe rritën e saj.
Jeta
zverdhet përditë
Përfolet
njeriu në djep
Vdekja
plagoset pa mirëmëngjes
Një jetë
E
dyshimtë është edhe ëndrra
Mbi
fëmijëri
Simfoni e
kujtimit të zverdhur bie
Unë
Nuk e di
ku fillon liria
E mbaron
lufta…
Poezia:
Ëndërr e gozhduar
Këto
metafora interesante janë regjistruar kështu nga vet fakti se autori jeton në
provincë ku legjenda “Mëshiron emrin e
tij (tim)/ dhe puth buzët e tjetrit” i rrethuar me intrigen dhe i mbyllur tamam
sikurse bilbili në kafaz. Sado që kjo
provincë nuk mbetet aq e shkretëruar nga pozita gjeografike dhe as e izoluar
nga dimrat e ashpër, prap se prap si zhvillim letrar ajo mbetet në suazat e një
province për të dëshiruar, larg rrjedhave reale që bëhen në “metropolin?!” e
vendit.
Libri
“LIRIKAT E DHEMBJES”, i Bekim Toçanit, nuk ndahet në cikle, ai është projektuar
si një tërsi motivesht të nduarduarta, dhe të pa sistemuara në bazë të temave a
motiveve të caktuara, madje autori nuk ka vënë rend as në ritëm a rim të
caktuar. Pra autori nuk ka përfillur forma e shabllone të njohura të
krijimtarisë poetike, ai më shumë i ka kushtuar rëndsi mendimit dhe filozofisë së të mënduarit duke
gjetur mundsinë e ngritjes së ideve të cilat nëpërmes metaforave kanë ndërtuar
motivet dhe mesazhet e realizuara të librit si tërsi.
Me librin
që po i afrohet lexuesit, Bekim Toçani vie i sigurt në letrat shqipe me vlera
letrare mjaftë të qëndrueshme të cilat duhet me i kultivuar e zhvilluar në një
kontinuitet të pandërpërerë.