Në Podujevë
u përmbyll Festivali i filmit “Llapi Film Fest-2012”
Çmimin “Zahir Paraziti” e mori amerikani Xhullian
Heggiegs me filmin “Thref”
Nga
Milazim KADRIU
Festivali
ndërkombëtarë i filmit të shkurtër “LLAPI FILM FEST-2012” që u mbajt në Podujevë për katër
ditë me radhë një arenë argëtimi për artdashësit llapjanë. Ky
festival i organizuar nga OJQ-së “Alternativa Vizionare” siç tha në mbyllje
drejtoresha festivalit Antigona Islami
me një përkrahje simbolike materiale por me përkrahje të madhe morale nga
Qeveria e Kosovës ky festival solli një kënaqësi të artit në Llap. Ajo tha se
me këtë festival është bërë një hap i vogël drejtë një hapi të madh që do të bëhet
më tutje. Gjatë këtyre ditëve u shfaqën 50 filma të metrazhit të shkurtër nga
kineast të vendeve të ndryshme si nga Kosova, Shqipëria, SHBA,
Argjentina,Spanja, Bullgaria, Çekia, Anglia, etj. Ndonëse festivali është organizuar
në nderim të heroit të kombit Zahir
Pajaziti, pikërisht për atë edhe ka filluar në Ditën e Dëshmorëve dhe u hap me “Trokitja” nën regji të Mumin Jasharit për të vazhduar
me filmat tjerë. Po ashtu edhe çmimi kryesor i festivalit u dha me emrin e
heroit Zahir Pajaziti. Në mbyllje të festivalit para të pranishmëve Vëllaznim
Qerimi foli për figurën e ndritshme të Zahir Pajazitit. Ndërsa simboli i
rezistencës Adem Demaçi, bilbili i këngës shqipe Nexhmie Pagarusha dhe familja
e heroit Zahir Pajaziti nga organizatori
janë nderuar me mirënjohje. Në natën finale juria e festivalit ka shpall shpallë
çmimet e festivalit. Kështu çmimi më i mirë për filmin kosovar i takoi “Windows XP” i Ujkan Hysajt, çmimi i publikut
iu dha filmit “E dashura..... nga Shqipëria, çmimi i stafit, filmit nga Bullgaria, Filmi më i mirë shqiptar “Katër qirinjtë” të Nerita Veliu, Skenari më i mirë – ishte i
filmit të Llukas Figuero nga
Spanja,Fotografia më e mirë, Simon Elies nga Anglia , Regjisori më i mirë,
Urkan Burkan nga Italia,Dokumentari më i mirë
“Kthimi në Kosovë” i Milaim Zekës, çmimi aktorja më e mirë, Arta
Dobroshi, aktori më i mirë, Avni Dalipi, Filmi më i mirë i shkurt “Art Alole” nga Spanja dhe çmimi kryesor Zahir Paraziti
iu dha filmit amerikan “Thref” të Xhullian Heggiegs.